Analizimi i arsyeve të vrasjeve brenda Organizatës Muxhahedinët Khalk

Categoria: Artikuj

Organizata terroriste e muxhahedinëve është themeluar në gusht të vitit 1965 nga tre persona anëtarë të lëvizjes Liria e Iranit, të quajtur Muhamed Hanif Nezhad, Said Muhsen dhe Abdulreza Nikbin.  Hanif Nezhadi i lindur në vitin 1938 në Tabriz, i përkiste një familjeje të shtresës së mesme që merrej me tregti. Në fillim ai u bashkua me Frontin Kombëtar dhe Forumin Islamik të Studentëve, dhe më pas me lëvizjen Liria e Iranit. Asgar Badizadegan, Ali Bakeri, Abdulresul Meshkin Fan, Naser Sadek, Ali Muhindust, Husejn Ruhani dhe një numër personash të tjerë. Organizata e Muxhahedinëve kishte vendosur kushte për anëtarësim ku njëra prej tyre ishte të qenurit fetar i çdo personi që kërkon të anëtarësohet. Kushti i dytë ishte siguria dhe disiplina e anëtarëve. Ata anëtarësonin persona që nuk ishin nën vëzhgim nga SAVAK-u. Gjithashtu disiplina ishte mjaft e rëndësishme për shkak të të cilës, disa persona që nuk e kishin nuk janë ftuar në organizatë. Organizata preferonte të rekrutonte persona të cilët ishin të gatshëm të pranonin disiplinën organizative. Pavarësia nga familja, profesioni dhe jeta në dukje prej konsumatori ishin disa nga kushtet e tjera për t'u anëtarësuar në Organizatën Muxhahedinët Khalk. Në të lejoheshin të anëtarësoheshin personat që ishin të gatshëm ta linin të tërë jetën e tyre në dispozicion të organizatës.

Në lidhje me burimet e organizatës, Husejn Ahmedi Ruhani thotë: "Në përgjithësi, librat që studioheshin ishin "Rruga e përshkruar", "Zoti në bashkësi", "Dashuria dhe adhurimi", Çështja e shpalljes", Islami, shkolla e luftimit dhe prodhimit"(Inxhinier Bazergan), "Lufta dhe martirizimi", "Interpretimi rrezatues i Kur'anit"( Ajetollah Talekani), "Krijimi i njeriut dhe Kur'anit", "Plotësimi" (Doktor Sobhani), "A vjen njeriu nga majmuni?"(doktor Mahmud Behzad), "Njeriu dhe galaktika" (John Nafer), "Zanafilla e jetës"(Oparin), "Ku po shkon shkenca?"( Max Blank), "Katër artikuj filozofikë"(Mao), Shtyllat e filozofisë"(Georges Webster), "Materialismi dialektik dhe materialismi historik" (Stalini)."

Grupi gjithashtu kishte për qëllim të studionte edhe librat më poshtë: "Ekonomi dhe para për të gjithë"(dy shkrime rreth teorisë ekonomike, shkrim i dy marksistëve iranianë), "Fitimi dhe kapitali", "Veprat e  Marksit", Qeveria, revolucioni dhe çfarë duhet bërë?" nga Lenini, "Si mund të jesh një komunist i mirë?" nga Liushanucci(një libër i njohur mbi normat dhe etikën revolucionare i shkruar nga një udhëheqës i famshëm i Kinës), "Lufta partizane", nga Che Guevara, "Djallëzorët e tokës" shkrim i Franz Fannon, "Udhërrëfyes i vogël për luftën guerile në qytet" i shkrua nga Carlos Marigella, "Strategjia e luftës guerile në qytet" shkruar nga Abraham Guillan dhe "Revolucion në revolucion" nga Reggie Debre."

Kështu, duke analizuar burimet e organizatës, tregohet me qartësi se në mesin e tyre një pjesë të mirë e zënë burimet marksiste. Kjo çështje u bë shkak që shumë anëtarë edhe përse ishin rritur në një familje fetare, filluan të dyshonin mbi konceptet e ideologjisë fetare.

Ahmed Reza Kerimi, ish-anëtar i Organizatës Muxhahedinët Khalk, beson se që në fillimet e saj, organizata ka patur rrënjë marksiste. Ai thotë se një një investigim të kryer në vitin 1967 nga inxhinier Nikbini, njëri nga anëtarët themelues të organizatës, rreth temës "Çfarë është luftimi", marksizmi u vendos në qendër të vëmendjes si shkenca e luftimit dhe arsyetimi ishte ky që pa shkencën e luftimit nuk mund të kryhet një luftim i saktë.

Përveç diskutimit të përvojave personale të disa anëtarëve të organizatës, ishte dhe interpretimi i tyre i ngurtë dhe i pafe që u bë shkak për largimin e anëtarëve të organizatës nga feja. Rreth kësaj teme, Muhsen Nexhat Husejni në librin "Mbi Gjirin Persik"  tregon për jetën e tij në fëmijëri duke u rritur në një familje e cila kishte një interpretim mjat të ngurtë të fesë. Ishte një çështje që u bë shkak që më vonë ai të kishte në brendësi bindje jofetare. Kështu, para goditjes së vitit 1971 për shkak të ndikimit të udhëheqësve organizata mbeti fetare, por pas kësaj ngjarjeje dhe ekzekutimit të udhëheqsve të parë, udhëheqësia e organizatës kaloi në duar të personave si Taki Shahram i cili duke studiuar marksizmin krijoi bazën për shkëputjen nga ideologjia islamike. Për këtë arsye, në një letër jeshile që publikon, ai parashtron kritikat e tij në lidhje me mbarëvajtjen e organizatës.

Në letrën jeshile Shahrami shkruan se organizata nuk mundi të fitonte gjë me anë të rrugës së mendimit shkencor.  Në vazhdim ai shkruan për arsyet e kësaj çështjeje duke thënë se përpjekja e organizatës për të krijuar një lidhje mes mendimit shkencor dhe atij fetar ishte një nga arsyet përse organizata nuk ka përfituar ndonjë gjë nga mendimi shkencor. Ai thotë se duke copëtuar marksizmin kanë ekspozuar mendimin e tyre ndaj hyrjes së elementeve elektikë.  Ai ka thënë se nëse veprimtaritë e organizatës gjatë viteve 1968-1971  kanë qenë të pasukseshme në zgjidhjen e problemeve të natyrës programuese të organizatës, është për shkak se nuk u kanë kushtuar vëmendje çështjeve shkencore, dhe më pas sugjeron se për të zgjidhur këtë problem duhet rishikuar natyra e organizatës duke u bazuar në mendimin shkencor.

Krijimi i dyshimit mbi konceptet fetare bëhet shkak që me kalimin e kohës mësimet fetare të zhduken nga organizata dhe vendin e tyre ta zënë mësimet marksiste. Gjithashtu në atë kohë anëtarët marksistë kanë dhënë urdhër për projektimin e pyetjeve që vënë në dyshim fenë me qëllim për të bërë anëtarët e tjerë të dyshojnë mbi konceptet islamike. Si përfundim, Taki Shahram publikon një artikull me temë "Le të mbajmë lart flamurin e luftës ideologjike" në të cilën lajmërohet kthimi i organizatës në një organizatë marksiste.

Kjo u bë shkak për protestimin e një personi të quajtur Mexhid Sherif Vakefi(spektri fetar i organizatës) i cili është munduar që ta largojë organizatën nga duart e Taki Shahramit. Ky i fundit me anë të bashkëshortës së Sherif Vakefi , gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, vendosi ta spastrojë atë. Kerim Rastegari, një ish-anëtar i Organizatës Muxhahedinët Khalk, thotë se organizata arriti në nivelin e dhënies së urdhërave për spastrimet e brendshme sepse Hanif Nezhadi  besonte se ne nuk kishim të drejtë të derdhnim gjakun e ndonjë të pafajshmi, por shumë nga anëtarët e lartë të organizatës mendonin se ne me të drejtë duhet të ndaheshim nga disa borgjezë të vegjël në mënyrë që të vazhdonim luftimin tonë. Për këtë arsye, pas ekzekutimit të udhëheqësve të parë, disa filluan ta publikonin hapur që nuk faleshin. Organizata donte të mësonte nga humbja që kishte pësuar, prandaj zgjodhi si rrugëzgjidhje anashkalimin e fesë.

Ndryshimi i qëllimit të organizatës ishte një tjetër veprim që u bë shkak të lejohej eliminimi i elementëve të brendshëm. Në të vërtetë, anatërësimi dhe stërvitja në organizatë ishte e atillë që anëtarët gjendeshin në një ambient totalitar dhe të mbyllur dhe burimet e tyre të studimit ishin të kufizuara me shkrimet e organizatës. Gjatë anëtarësimit të tyre në organizatë, sidomos në kohën kur vendoseshin në shtëpitë ekipore, i humbnin të gjitha lidhjet e tyre me bashkësinë, dhe e gjitha e vërteta e tyre ishte vetëm organizata. Për shkak të mësimeve të dhëna, organizata ishte kriter i të drejtës dhe së gabuarës, për këtë arsye anëtarët mendonin se çdo person apo grup që kishte ide të ndryshme nga ajo e organizatës, ishte në gabim. Duke e fundosur luftimin vetën në dimensionin ushtarak, largimi nga njerëzit dhe shoqëria u bë shkak që organizata e frymëzuar nga islami për të luftuar kundër shahut, të arrijë në pikën që ta konsiderojë veten si kriter të së drejtës dhe së gabuarës dhe nëse një person do të dëshironte të ndahej nga ky grup, përballej me frontin e së vërtetës. Një botëkuptim i tillë u bë shkak që anëtarët të lejojnë vrasjen e anëtarëve të tjerë sepse mendonin se një veprim i tillë ishte i domosdoshëm për ruajtjen e organizatës. Gjithashtu largimi nga mësimet e Islamit ishte një tjetër shkak që e lejoi organizatën të arrijë deri në atë pikë sa ta quajë të lejueshme vrasjen e anëtarëve të vet.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur