Ankthi i operacionit Mersad, këtë rradhë në Shqipëri

Categoria: Artikuj

Ditën e martë më 26 nëntor, një tërmet i shkallës 6.4 rihter lëkundi Shqipërinë. Kjo lëkundje e tokës u bë në orët e para para lindjes së diellit  (3:45 me orën lokale) dhe përveç marrjes jetë të disa dhjetëra personave, për shkak të orës së rënies, u bë shkak që njerëzit të zihen në befasi dhe t'i zë paniku. Disa statistika tregojnë se ka patur më shumë se 50 viktima dhe 2000 të plagosur.  Ky tërmet që ka qenë më i madhi gjatë 40 viteve të fundit në Shqipëri, ishte aq i fuqishëm sa është ndjerë edhe në qytete të tjera si Taranto në Itali dhe Beograd, kryeqytetin e Serbisë, madje duke u ndjerë edhe 370 kilometra më tutje. Ky tërmet ka qenë tërmeti më vdekjeprurës në historinë e Shqipërisë dhe deri më tani më vdekjeprurësi i botës për vitin 2019.

Pak a shumë ky tërmet i Shqipërisë ka qenë veçanërisht i rëndësishëm për popullin Iranian. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 5 kilometra larg nga kampi i quajtur "Ashraf 3" i cili ndodhet në afërsi të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, një vend ku jetojnë afërsisht 4000 terroristë "Muxhahedinët Khalk". Përveç kësaj, epiqendra e një prej lëkundjeve të mëpasme me fuqi 3.4 rihter, ishte vetëm një kilometër larg kampit të muxhahedinëve. Qendra e lajmeve Balkan Post me temë "Ndikimi i lëkundjeve të tërmetit në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri", shkruan: "Një tërmet shkatërrues, ka prishur kampin e muxhahedinëve në Shqipëri dhe ka mundësi të ketë vrarë dhjetëra persona. Të mbijetuarit fajësojnë Iranin." Në vijim do të lexoni pjesën tjetër të përkthyer të lajmit që flet për ndikimin dhe dëmet që ka shkaktuar tërmeti te muxhahedinët.

Në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, në orën 3:40 lokale, një tërmet i madh i shkallës 6.4 rihter ka lëkundur veriperëndimin e Shqipërisë. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në verilindje të qytetit të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ky tërmet është ndjerë në të gjithë Shqipërinë por edhe në vende të tjera me largësi 370 kilometra si në Beograd, kryeqytetin e Serbisë dhe në Taranto të Italisë. Ky tërmet është më i madhi i ndjerë në Shqipëri gjatë 40 viteve të fundit dhe deri më tani ka patur qindra paslëkundje ku 4 prej tyre kanë qenë të shkallës më të lartë se 5 rihter.

Pas këtij tërmeti vdekjeprurës, qeveria shqiptare e ka shpallur ditën e e mërkurë një ditë zie kombëtare dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Durrësit dhe Tiranës. Tërmeti rrafshoi disa ndërtesa në qytetin bregdetar të Durrësit dhe në fshatrat përreth tij duke zënë brenda dhjetëra persona. Janë raportuar edhe dëme materiale dhe viktima në Tiranë. Vendet fqinje dhe anëtare të Bashkimit Evropian si reagim ndaj tërmetit, kanë dërguar ekipet e shpëtimit në gjendjet emergjente dhe ndihma ekonomike në ndihmë të Shqipërisë.

Qytetarët shqiptarë të Tiranës dhe Durrësit (me largësi 30 dhe 15 kilometra nga epiqendra e tërmetit ) kishin shanse për të shpëtuar nga tërmeti, por anëtarët e organizatës Muxhahedinët Khalk (MEK) nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi. Anëtarët e MEK që ndodhesin në kampin  pa dyer e dritare të Ashraf 3, ishin ata që ndjenë tmerrin e vërtet të tërmetit kryesor me epiqendër 5 kilometra larg tyre dhe të mëpasmin  vetëm 1 kilometër larg. Dhe të gjitha këto kanë kaluar nën një heshtje mediatike.

Sëbashku me një nga kolegët e mi në përpjekje për të marrë informacione të reja dhe regjistrimin e përvojave të hidhura  të të mbijetuarve, qëndronim para hyrjes së spitalit të Tiranës, dhe në habi të plotë pamë një autokolonë autoambulancash me sirena ndezur të vinin pas një makine policie nga e cila një polic bërtise "hapeni rrugën". Nuk e dinim se cilët persona kishin aq shumë rëndësi dhe kishin më shumë prioritet se  qytetarët e thjeshtë  dhe që femrat dhe fëmijët të cilët ishin duke qarë, duhet t'u hapnin rrugën autoambulancave që mbartnin ata. E ndoqëm vargun e aoutoambulancave derisa më në fund ndaluan.

Pyetëm një polic për këta persona VIP, por na tha: "Fikeni kamerën, largohu prapa!"

Nuk iu përgjigj pyetjeve tona dhe u mundua të na largonte.

Qëndruam në një distancë jo shumë të largët dhe e pamë se si oficerët i nxorrën me shpejtësi të plagosurit me barrela duke i futur brenda në spital. Nxorrën afërsisht 20 persona nga ambulancat. Disa prej tyre ishin mbuluar me copa plot gjak, dhe ka mundësi të ishin duke vdekur. Disa të tjerë rënkonin nga dhimbjet me një gjuhë që nuk e njihja. Me vete mendova se po silleshin në mënyrë speciale me ta për shkak se ishin të huaj, por akoma nuk e dinim se kush ishin. Me vete thashë se numri i tyre është shumë i madh prandaj nuk mund të jenë punonjës të ndonjë ambasade dhe nga ana tjetër u japin aq shërbim të veçantë sa nuk mund të jenë një grup turistësh.

Duke parë veprimet e ashpra të policisë dhe përpjekjen e tyre të qartë për ta bërë këtë punë fshehurazi, vendosëm të ndryshojmë taktikën tonë. Në vend që të tregojmë kartën e gazetarit dhe të pyesim për detaje të ndjeshme, e kaluam oficerin e policisë  dhe shkuam pranë një të riu të ekipit të shpëtimit. Me një kurajo të madhe, e pyeta: "Na kanë sjellë këtu si përkthyes, ku të shkojmë?"

Na u përgjigj: "A e flisni gjuhën iraniane?"

I thashë: "Po, sigurisht që e di persishten,  atë iranianshen që ju po e thoni gabim."

Ia shpegova ndryshimin mes këtyre të dyjave dhe e pyeta përsëri se ku duhet të shkoja. Më tha: "Në katin e dytë."

Më pas na tregoi dhe me shenja se ku duhet të shkojmë dhe vet u largua menjëherë.

Unë e kuptova menjëherë se për çfarë bëhej fjalë. Ka shumë pak njerëz në Shqipëri që nuk e dinë që në afërsi të Tiranës në një kamp jetojnë rreth 4000 anëtarë të një grupi (terrorist) iranian. Një grup që ka ardhur në vitin 2016 nga Iraku me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne gazetarët dimë pak më shumë rreth kësaj teme. Ky kamp ruhet nën masa të rrepta sigurie dhe anëtarët e tij kontrollohen pothuajse plotësisht dhe nuk kanë asnjë lloj kontakti me botën jashtë. Deri më tani janë arratisur disa persona nga ky kamp dhe kanë treguar histori shokuese për të. Edhe ata gazetarë të paktë shqiptarë që kanë raportuar për largimin e tyre, janë vënë nën presion në mënyrë të ashpër. Kështu, ajo  ngjarje shkatërrimtare që përjetuam, u shndërrua në një mundësi të artë. Një mundësi e pakrahasueshme për të mësuar se çfarë ka ndodhur në brendësi të kampit në momentin e tërmetit dhe para tij.

E përsërita atë metodën time të mëparshme dhe duke e prezantuar veten si një përkthyes u futa brenda në spital. Për fat të mirë, për shkak të tejmbushjes dhe rrëmujës brenda në spital, askush nga punonjësit nuk më pyeti më, nuk më kërkuan asnjë dokument dhe nuk kishte asnjë folës të gjuhës perse që të më testonte. As unë nuk dija persisht prandaj shpresoja që në mesin e tyre të gjeja ndonjërin që të ishte në rregull dhe të mund të fliste anglisht. E gjeta dhe një person, Timuri, një burrë i dobët dhe me mustaqe. Dukej më pak se 60 vjeç, fliste anglisht keq e me ngadalë, por saktë.

Timuri, e tregon kështu eksperiencën e tij nga tërmeti:

"Isha duke fjetur në fjetimore sëbashku me shumë persona të tjera kur filluan lëkundjet. Në fillim filloi të tundej shtrati dhe pashë se shumë prej atyre që po flinin u zgjuan. Më pas filluan të bienin dritaret dhe tavani. Ata që qëndronin në fjetimoren tonë dhe në të tjerat, filluan të bërtasin. Disa bërtisnin duke thënë se na kanë sulmuar. E gjitha ndërtesa po tundej dhe po u shembte kur një nga trarët e saj më ra në këmbë.  Nuk i ndjeja më këmbët. Në errësirë dhe dritë (orët e para të agimit), shikoja pjesë të mëdhaja të ndërtesës duke rënë. Disa nga shokët tanë u shtypën dhe vdiqën poshtë rrënojave. Të gjitha këto ndodhën në më pak se një minut. Nuk kishte kaluar shumë kur u bë aq shumë pluhur sa nuk mund të shikoja më.  Vetëm bërtita dhe kërkova ndihmë.  Sikur kishte ndodhur përsëri Mersadi."

Më pas kërkova në internet dhe kuptova që "Mersad" ishte emri i një operacioni ushtarak të vitit 1988 në të cilin forcat ushtarake të Republikës Islamike të Iranit, shkatërruan forcat e Muxhadinëve Khalk në një luginë.

Kur e pyeta Timurin për numrin e mundshëm të të vdekurve dhe dëmet e shkaktuara në kamp, u përgjigj: "Kur lindi dielli, më nxorrën nga rrënojat. Më pas më shtrinë në rrugë dhe po prisnin për ardhjen e makinave  të ndihmës. Dëgjova se disa i kishin shpëngulur në Durrës dhe pjesën e mbetur në Tiranë. Pashë persona që ishin plagosur rëndë dhe disa të tjerë të cilët kishin vdekur, ndoshta mund të them disa dhjetëra persona.  Nuk e di saktësisht. Në atë kohë kur isha poshtë rrënojave, i thërrita shokët e mi por nga 20 persona vetëm 3 prej tyre m'u përgjigjën. Por një gjë e di mirë, fjetoret tona janë shkatërruar. Disa prej tyre janë rrafshuar dhe disa të tjera janë dëmtuar rëndë. Shumica e punëtorëve të kampit ishin në gjumë, pjesa e mbetur ishin në sallë pas komputerit të cilët kishin turnin 8 orësh të natës për të punuar në rrjetet sociale.  Edhe atje ka patur viktima. Atje kishte rënë tavani dhe kishte shkatërruar gjithë atë mundim tonin.  Është shumë e padrejtë! Me siguri do të jetë vepër e Iranit!"

E habitshme është kjo që kur Timuri fliste për të vrarët dhe të plagusorit , fliste me një qetësi të veçantë, por kur shpjegonte për  sallën e kompjuterave qante si një fëmijë. Dukej sikur mërzitej më shumë për dëmet materiale se sa për  dëmet njerëzore.  E pyeta se përse ishte aq shumë e rëndësishme për të salla e kompjuterave? U përgjigj: " Para tre viteve erdhëm në Shqipëri, dhe që nga ajo kohë e deri më tani, po e përgatisnim veten tonë për një jetë të re. Na kishin thënë se përkrahësit tanë sauditë dhe izraelitë, kishin shpenzuar shuma të mëdha për ndërtimin e këtij kampi të ri dhe na kishin thënë se këtu do të ishim të sigurt. Na thanë se mbështetja e Amerikës dhe e të gjithë bashkëpunuesve të saj është me ne. Zoti Bolton na kishte premtuar se së shpejti do të festonim në Teheran. Para një viti na dhanë mjetet e reja kompjuterike dhe gjatë muajve të kaluar jemi përpjekur seriozisht që të përmirësojmë të drejtat e njeriut dhe demokracinë (brenda në Iran). Para dhjetë ditësh, pamë popullin iranian të dalë në rrugë dhe t'i vë zjarrin ndërtesave në Teheran. Menduam se ëndrat tona po bëheshin realitet, por sot nuk kemi as revolucion, as sallë dhe as kompjutera.  Kemi humbur gjithçka."

Fjalët që ne shkëmbyem u bënë shkak që njëri prej bashkëpunëtorëve të Timurit në shtratin ngjitur të bërtasë diçka si: "Merg bar felan" (vdekje filanit).

E pyeta Timurin të ma përkthente, ai tha se po shante Iranin. Kur e pyeta për arsyen, më tha: "Kjo ngjarje, pa asnjë dyshim, ka lidhje me Iranin. Ne të gjithë e dimë këtë."

I tronditur e pyeta se a kërkonte të thonte se Irani kishte shkaktuar tërmetin në Shqipëri, dhe ai tha: "Po, 100%. Si ka mundësi që një tëmet të trondisë saktësisht kampin tonë? Na thanë se epiqendra e lëkundjes së tokës ishte shumë-shumë afër kampit tonë dhe ka disa dhjetëvjeçarë që nuk bie një tërmet i tillë në Shqipëri. A ka mundësi që të bie një tërmet saktësisht në orët e para para lindjes së diellit në një kohë kur të gjithë bashkëanëtarët e grupit janë brenda në fjetimore? Është e qartë që dikush ka patur për qëllim që numri i viktimave mes nesh të jetë sa më i lartë. Si ka mundësi që kjo të ndodhë saktësisht 5 ditë pas shtypjes së revolucionit tonë në Iran? Kjo ngjarje është një hakmarrje e pastër. Jam i sigurt që në këtë ngjarje ndodhen shenjat e gishtërinjve të iranianëve. Para një muaji policia shqiptare tha se kishin zbuluar disa agjentë iranianë të cilët kishin qëllim disa operacione kundër nesh. Ndoshta këta persona kanë vendosur bomba të fuqishme nën dhe. Ndoshta kanë nxitur lëkundjet e tokës me anë të frekuencave të fuqishme me radar. Kam lexuar në një vend se kjo gjë është e mundshme. Irani nuk duhet të posedoja gjëra kaq të përparuara. Shpresoj që vëllai ynë Trump të ashpërsojë më shumë sanksionet kundër rrjeteve kërkimore të Iranit ose ta sulmojë atë ushtarakisht."

Pikërisht në atë moment kur historia e Timurit po bëhej më interesante, biseda jonë u ndërpre nga roja i cili goditi fort mbi derën e  dhomës dhe tha: "Kush ju dha leje të intervistoni viktimat? Nëse nuk keni leje për intervistë largohuni jashtë."

Dhe më pas më kërcënoi se do t'i konfiskonte aparatet tona. Si përfundim edhe më kërcënoi: "Nëse publikon ndonjë gjë pa leje në media, do t'ju padisim dhe do të pendoheni për veprën tuaj."


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur