Hakmarrja 40 vjeçare e muxhahedinëve ndaj popullit

Categoria: Artikuj

Në ditët e fundit, vendi ynë është përfshirë dhe një herë nga çrregullimet. Rritja e çmimit të naftës shkaktoi vështirësi për njerëzit dhe shumë shpejt lëvizjet që ndjekin linjën e muxhahedinëve përfituan nga këto protesta për të krijuar kaos duke e kthyer vendin në një skenë të rrëmujës.

Sipas deklaratës së forcave të sigurisë, muxhahedinët luanin një rol të rëndësishëm në këto çrregullsira. Kjo ngjarje bëhet më e theksuar kur të dimë që gjatë 40 viteve të kaluara muxhahedinët kanë përfituar nga çdo situatë për të krijuar kaos dhe për të prishur sigurinë në vend dhe kjo taktikë është metoda më e rëndësishme e këtij grupi  për t'i treguar fuqive të mëdha për prezencën e tyre si punëtorë të terrorizmit.

Nga viti 1979 deri në 2019, domethënë gjatë 40 viteve të kaluara, muxhahedinët janë përpjekur vazhdimisht që Irani të mos ketë qëndrueshmëri politike.  Madje edhe në pikun e qëndrueshmërisë, me anë të prodhimit të lajmeve dhe propagandës kundër Iranit, janë munduar të krijojnë një periudhë tensioni.

Gjatë viteve 1979-1981, domethënë në pikun e aktivitetit të muxhahedinëve në brendësi të vendit,  duke shpërndarë armë nëpër universitete dhe lagje, muxhahedinët kanë qëlluar mbi njerëzit duke lënë më shumë se 12 mijë të vrarë. Me prezencën e popullit në skena të ndryshme, pak nga pak muxhahedinët u detyruan të largohen jashtë vendit, por 10 vite më pas, në një operacion të cilin ata e quajtën "Foruge Xhavidan"(Drita e Përjetshme), e sulmuan përsëri popullin e  atdheut të tyre dhe këtë herë u përballën me pritën e luftëtarëve revolucionarë.

Gjatë gjithë periudhës 8 vjeçare të mbrojtjes së shenjtë, me anë të spiunazhit, muxhahedinët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zbulimin e informacioneve ushtarake të Iranit dhe vrasjen e  forcave iraniane.

Në kohën e themelimit gjithashtu duke nxitur radhët e veta të ulëta filluan të shfaqin hipokrizinë e tyre , ku ngjarjet më të rëndësishmet kanë ndodhur në Meshhed dhe Teheran. Në po ato vite, duke vendosur një bombë në faltoren e shenjtë të Imam Rizait(a.s), nxitën një urrejtje të madhe të njerëzve të thjeshtë ndaj vetes dhe treguan se si kanë përdorur kundër populliut të Iranit ato mënyra që do të përdorte më vonë ISIS-i.

Në periudhën e reformës, në fillim muxhahedinët morën nën kontroll lëvizjet e studentëve  në ngjarjet e 9 dhe 14 korrikut dhe pasi dështuan në rrugë për shkak të mos pjesëmarrjes së popullit, në vitin 2002 filluan një stuhi propagandash kundër programit bërthamor të Iranit dhe vendi ynë akoma vazhdon të ketë probleme me këtë dosje të gënjeshtërt.

Në vitin 2009 dhe në kohën e Mahmud Ahmedinezhadit,  muxhahedinët morën dhe një herë tjetër hak kundër Iranit për shkak të ndikimit të Teheranit në Irak pas rënies së Sadam Husejnit, duke krijuar përçarje dhe protesta kundër zgjedhjeve nga disa votues. Edhe ajo tradhëti ishte e ngjashme me ngjarjet e fundit duke shkaktuar dhunë në rrugë, një dhunë që u kundërshtua menjëherë nga populli.

Dy vite pas ngjarjes së dhjetorit të vitit 2017, muxhahedinët kanë përfituar edhe një herë nga pakënaqësia e njerëzve për gjendjen ekonomike dhe në koordinim me banorin e ri të Shtëpisë së Bardhë, me anë të trazirave nëpër rrugët e Iranit, krijuan kushtet për daljen e Trumpit nga marrëveshja atomike.  Në ato çrregullime gjithashtu muxhahedinët e treguan që nuk kishin lidhje me protestuesit. Njëra nga sjelljet që e bënte të qartë këtë ishte djegia e flamurit iranian.

Me këtë eksperiencë 40 vjeçare, tani është plotësisht e qartë që linja e hipokritëve, me anë të krijimit të pasigurisë në Iran kërkon të krijojë kushtet për rikthimin e muxhahedinëve në arenën politike.  Në vitet e kaluara muxhahedinët kanë investuar mënyrë të  veçantë në fushën e hapësirës kibernetike dhe nga Shqipëria kanë krijuar llogari false dhe fiktive anti-iraniane. Produkt i këtyre aktiviteteve ishin rebelimet në 100 qytete iraniane të cilat u mposhtën shumë shpejt nga bojkoti i popullit.

Në çdo herë që muxhahedinët janë mundur nga populli, kanë fituar më shumë ndjenja armiqësie në zemër dhe e kanë sulmuar popullin të armatosur me armë në duar. Pa dyshim që muxhahedinët ende shpresojnë të krijojnë ndonjë rrëmujë të vogël që të mund të përsërisin ngjarjen e majit të vitit 1981 dhe ta nshdërrojnë Iranin në një tjetër Siri.

Në kushte të tilla,  popullit dhe pushtetarët me ruajtjen e zgjuarsisë duhet t'ua marrin muxhahedinëve justifikimin. Njerëzit , me prezencën e tyre të përsëritur kundër linjës së hipokritëve, e treguan zgjuarsinë e vet. Tani është rralla e zyrtarëve të tregojnë që e kanë vëmendjen që me vendime shokuese të mos krijojnë pezmatimet e para për të cilat kanë nevojë muxhahedinët.

Nuk duhet të harrojmë që muxhahedinët marrin frymë në ambiente ku ka rrëmujë dhe ku nuk ka qëndrueshmëri. Pezmatimi dhe kriza janë oksigjen për terroristët dhe qetësia bëhet shkak i mbytjes politike të tyre. Të gjithë duhet të përpiqen që me ruajtjen e unitetit dhe qëndrueshmërisë politike, të bëhen pengesë për rritjen e celulave kancerogjene të muxhahedinëve në vend. 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur