Shembuj të shkeljeve e të drejtave të grave në sektin (kultin) e Muxhahidine Halk (MEK)

Categoria: Artikuj

Muxhahidine  Halk  cdo  vit  në  rrjete  televizive  dhe  faqet  e  internetit  zyrtare  të  veta  me  rastin  e  Tetë  Marsit (Dtës  Ndërkombëtare  të  Gruas)  transmeton  programe  të  vecanta  të  një  niveli  shmë  të  ulët në  lidhje  me  të  ashtuquajturën  mbështetje  e  të  drejtave  të  gruas  në  Iran dhe  përpiqen  që  ta  paraqesin  gjëndjen  në  atë  mënyrë  sikur  të  drejtat  e  grave  në  Iran  po  shkelen  me  këmbë (po  nëpërkëmben).   Mirëpo  pavarësisht  asaj  që  thuhet  nga   ky  sekt (kult), mund  të  vertetohet  lehtësisht  se  jo  vetëm   që  nuk  shkelet  apo  nëpërkëmbet  asnjë  e  drejtë  e  grave  në  Iran  por  madje  është  vetë  ky  grup (MEK)  që  po  i  shkelë  të  gjitha  të  drejtat  e  njeriut  dhe  nevoja  themelore  të  grave. Merjem  Raxhevi, udhëheqësja  e  këtij  grupi  terrorist, në  një  fjalim  të  sajin  përmendi  disa  raste  që  ajo  i  konsideronte  si  shkelje  e  të  drejtave  të  grave  në  Iran  që  do  ti  citojmë  në  vijim. Ajo  që  është  interesante  dhe  të  tërheqë  vëmendjen  është  ajo  që   të  gjitha  rastet  e  përmendura  në  lidhje  me  shkeljen  e  të  drejtave  të  grave  në  Iran, janë  të  njëjta  me  ato  që  shkeleshin  dhe  dhunoheshin  nga  udhëheqësit  e  MEK.  Në   vazhdim  do  të  citohen  shkurtimisht  disa  shembij  nga  këto  raste.

1.  Mbulimi  i  grave

Muxhahidine  Halk  e  përmendin  këtë  cështje   ndërkohë  që  grave  të  robëruara  dhe  të  burgosura  në  sektin (kultin)  e  tyre madje  as  edhe  një  herë  të  vetme  nuk  i  lejonin  që  pa  shami  dhe  uniformë  të  rrinin  në  ambjente  publike  dhe  madje  as  brenda  kampeve  të  tyre. Këto  gra  duhej  të  vishnin  gjithmonë  shami  dhe xhupa (hixhab  dhe  mantu,një  lloj  uniforme  fetare  për  gra)  të  njëjta  pa  iu  lejuar  që  të  zgjidhnin  llojin  e  shamive  dhe  veshjeve  të  veta  dhe  madje  as  të  zgjidhnin  ngjyrën  e  teshave  të  tyre.  Dhe  kjo  ndërkohë  që  gratë  në  Iran  janë  të  lira  dhe  mund  të  dalin  dhe  rrinë  në  ambjente  publike  me  cdo  lloj  rrobe  dhe  modeli  a  ngjyre të  saj  që  ato  dëshirojnë  përvec  respektimit  të  hixhabit  islam (mbulesës islame)  që  ka  qënë  dhe  është  dëshira  e  të  gjithë  popullit  musliman  të  Iranit  në  veshjet  jashtme .

2. Ndalimin  e  vajzave  nga  studimi  në  77  disiplina  akademike

Merjem  Raxhevi  e  kishte  përmendur  këtë   në  një  konferencë  të  ekraneve  të  veta  me  rastin  e  Ditës  Ndërkombëtare  të  Gruas.Pavarësisht  të  ftuarve  dhe  ligjëruesve  të  paidentifikuar  (anonimë)  Europian  dhe  Afrikan  pjesëmarrës  në  këtë  konferencë  që  për  të  gjithë  botën  ishin  të  panjohur  dhe  ashtu  si  gjimonë  (duke  përfituar,duke shfrytëzuar)  nga  budallallëku  i  këtij  sekti (kulti)  mbushën  xhepat  plot  me  para  dhe  bënë  një  udhëtim  turistik  falas  në  Paris  dhe  më  pas  u kthyen  në  shtet  e  tyre, përmenden se  fjalë  të  tilla  madje  edhe  për  këta  persona  të  painformuar  dhe  injorantë,  tregojn  për  kulmin  e  injorancës  dhe  pa  dyshim  gënjeshtrës  nga  paaftesia  dhe  dështimi  i  këtij  sekti.

Ndërkohë  që  gratë  apo  në  të  vërtetë  të  gjithë  anëtarët  e  këtij  sekti  ndalohen  që  të  lexojnë  një  roman  me   zgjelljen  e  tyre,të  lëxuarit  e  një  gazete  apo  të  ndjekurit  e  një  medie  informative ( të  mos  flasim  pastaj  për  vazhdimin  e  studimeve  në  cdo  degë  apo  disiplinë universitare), gratë  iraniane  munden  që  me  zgjedhjen  dhe  dëshirën  e  tyre  jo  vetëm  të  studiojnë  në  degët  më  të  vështira  si  p.sh.  minierë  por  madje  edhe  të  punojnë  atje.

Raxhevi  do  të  bënte  mirë  që  të  ngrejë  pak  nivelin  e  studimeve  të  veta  dhe  ta  kuptojë  se  universitetet  në  varësi  të  politikës  së  tyre  të  brendshme  në  cdo  periudhë  (viti  shkollor)  në  bazë  të   dokumentev  të  marra  në  vitet  e  mëparshme  mbi  rritjen  apo  uljen  e  numrit   të  vajzave  në  raport  me  djemtë  apo  anasjelltas  si  dhe  kërkesat  e  tregut  të  punës, cdo  vit  bëjnë  ndryshime  dhe  se  kjo  jo  vetëm  që  s’është  shkelje  e  të  drejtave  të  grave  por  është  një  cështje  që  mund  të  vërehet në  cdo  vend  të  botës.

Nga  ana  tjetër  statistikat  e  të  pranuarve  në  universitetet  e  Iranit cdo  vit  tregojnë  se  numri  i  femrave  është  më  i  madh  se  sa  i  meshkujve  dhe  kjo  reflekton  faktin  se  gratë  nuk   kanë  asnjë  lloj  kufizimi  a  pengese  në  zgjedhjen  e  degëve    dhe  hyrjen  apo  pranimin  në  universitete. Sipas  kësaj  ka  mundësi  që  Muxhahidine  Halk  mospranimin  e  meshkujve  në  degën  e  mamive  apo  mamisë ta  përmendin  si  shkelje  e  hapur  e  të  drejtave  të  burrave.

 

3. Projekt-ligji  detyrues  i  familjeve  në  të  pasurit  më  shumë  fëmijë!

 

Ndërsa  Merjem  Raxhevi  i  ka  ndarë   gratë  e  sektit (kultit)  të  saj  me  detyrim  nga  burrat  e  tyre  dhe  në  mënyrë  cnjerëzore   i  ka  rrëmbyer  fëmijët  nga  nënat  e  tyre  dhe  në  mënyrë  mizore operacionet  sterilizuese  të  grave  i  kishte  vënë  në  direktivat  e  sektit  terrorist  të  saj , planifikimin  dhe  rregullimin  e  rritjes  (shtimit)  së  popullsisë  së  Iranit   që  është  një  lloj  projekti  stimulues  dhe  jo  detyrues    e  quan  shkelje  e  të  drejtave  të  grave.

Në  të  gjitha  vendet  e  botës  politikat  e  kontrollit  të  popullsisë  janë  pjesë  e  rëndësishme  dhe  e  pandarë  e  planeve  afatgjata  të  qeverive. Në  Zvicër  grave  që  lindin  u  japin  kredi  dhe   paketa  me  ndihma  stimulimi, në  Kinë  pas  disa  viteve  të  ndalimit  e  të  pasurit  e  më  shumë  se  një  fëmije  kohëve  të  fundit  është  ndryshuar  duke  e  cuar  në  dy,dhe  familjet  kineze  më  në  fund  janë  të  lejuara  të  kenë  dy  fëmijë.Kjo  cështje  në  të  gjithë  shtetet  e  botës  në  lidhje  me  rritjen  apo  rënien  e  popullsisë  së  plakur  në  raport  me  popullsinë  e  re  apo  rritjen  dhe  rënien  grave  në  raport  me  burrat  studiohet   dhe  zbatohen  politikat  përkatëse.

 Irani  gjithashtu  nuk  bën  përjashtim  nga  ky  rregull dhe  harton  politika  të  kontrollit  të  popullsisë  me  plane  afatgjate 20  vjecare. Raxhevi  në  vend   të  këtyre  deklaratave  kaq  qesharake  si  shkelje  e  të  drejtave  të  grave  është  më  mirë  të  gjejë  një  zgjidhje  për  gratë  e  vjetra  të  sektit  të  vet  që  për  arsye  të  shkeljeve  të  rënda  e  të  drejtave  të  njeriut  nga  ana  e  saj, nuk kanë  më  as  burra, as  fëmijë  dhe  madje  as  forcë  apo  mundësi  që  të  bëjnë  më  fëmijë. Pyetja  themelore  që  duhet  të  bëhet  është  se  nëse  njëra  nga  gratë  e  këtij  sekti  dëshiron  që  të  ketë  madje një  fëmijë  a  ështe  e  lirë  dhe  a  e  ka  mundësinë  për  këtë?!

 

Projekt-ligji  i  martesës  së  burrave  me  vajzat  e  tyre  të  adoptuara

 

Kjo  gjithashtu  është  një  nga  fjalimet  e  Merjem  Raxhevi  që  është  tregues  i  injorancës  së  thellë  të  saj  në  raport  me  parimet  dhe  rregullat  apo  ligjet  e  islamit; sepse  nëse  sdo  të  ishte  kështu  ajo  të  paktën  pas  divorcit  të  detyruar  nga  ish-bashkëshorti  i  saj, pa  kaluar  koha  e  pritjes  sheriatike (koha  kanunore  islame  që  një  femër  duhet  të  presë  pas  divorcimit nga bashkëshorti  i  saj)  nuk  do  të  martohej  me  Mas’ud  Raxhevin! S’ka  nevoj  për  shpjegime  që  vajza  e  adoptuar  përderisa  të  lexohet  akti  i  martesës  (një  lloj  lutje  apo  duaje  që  lexohet  gjatë  vënies  kurorë  të  një  cifti  dhe  vetëm  pas  saj  gruaja  mund  të  qëndrojë  si  të  dojë  para  burrit  dhe  mund  të  kenë  marëdhënie  bashkëshortore)  kurrë  nuk  mundet  me  njerkun  e  saj  të  jetë  mahrem  (të  ketë  liritë  e  mësipërme)  dhe  se  thjeshtë  të  rriturit  e  një  vajze  sështë  dëshmi  për  të  qënit  konfidencial  me  të (me  vajzën)[ do  të  thotë  se  ajo  s’mund  të  jetë  apo  konsiderohet  e  njëjtë  me  vajzën  tënde  ,e  cila  mundet  të  rrijë  pa  shami  para  babait  të  sajë ,mundet  ta  takojë  duke  i  dhënë  dorën,ta  puthë  si  prind  etj.  sepse  martesa  mes  tyre  është  e  ndaluar  fetarisht,ndërsa  për  vajzën  e  adoptuar  svlen  e  njëjta  dhe  se  mes  tyre  dmth  njerkut  dhe  vajzës  së  adoptuar  nuk  ka  pengesë  sheriatike ,  kanunore  islame , që  të  martohen  së  bashku  nëse  është  pëlqimi  dhe  dëshira  e  dyanshme dhe  për  këtë  shkak  ato  duhet  të  respektojnë  të  gjitha  rregullat  që  janë  të  parapara  nga  feja  mes  një  burri  dhe  një  gruaje,dhe  se  ata  ndaj  njeri-tjetrit  konsiderohen  si  të  huaj  dhe  që s’ka  asnjë  pengesë  fetare  që  të  martohen  me  njëri-tjetrin  pasi  nuk  konsiderohen  prej  një  familje]. Uroj  që  Merjem  Raxhevi  të  kthehej  pak  në  të  shkuarën  dhe  t’i  sjellë  në  mendje  martesat  organizative  dhe  intitucionale  të  detyruara , të  zakonshme  në  sektin  e  saj, kohën  që  meshkujt  tekanjozë  dhe  oputonistë  që  atë  kohë  ishin  në  krye  të  këtij  grupi ,martoheshin  me  vajza  16  dhe  17  vjecare .Martesën  e  ish-bashkëshortit  të  saj  dmth  të  Mehdi  Abrishemci  me  një  vajzë  që  ishte  17  vjet  më  e  vogël  se  ai që  gjithashtu  është  një  shembull  i  qartë  dhe  i  dukshëm  i  shkeljes  së  të  drejtave  të  grave, që  u  krye  me  urdhërin  e  Mas’ud  Raxhevi  dhe  si  përgjigje (mirënjohje)  ndaj  donacionit  të  Merjem  Gaxhar Azdanlo  ndaj  Mas’ud  Raxhevi.

Rastet   kontradiktore  në  mes  të  fjalëve  apo  deklaratave  dhe  sjelljeve  të  organizatës  së  Muxhahidine  Halk (MEK)  janë  të  shumta, dhe  rastet  si  martesa  e  detyruar  në  fillimet  e  formimit  të  këtij  sekti, divorci  i  detyruar, të  ndarit  e  fëmijëve  nga  nënat, operacionet  sterilizuese  të  grave  të  sektit, moslejimi  i  martesës, moslejimi  i  zgjedhjes  së  rrobave (veshjes)  të  jashtme  i  grave  të  burgosura  (të  ngujuara  me  detyrim,të  mbajtura  me  dhunë)  në  sekt, molejimi  për  tu  shkolluar  dhe  qasjes  ndaj  mediave si  për  burrat  ashtu  dhe  për  gratë e  këtij  grupi, të  detyruarit  e  grave djegjen  e  vetes  në  vitin  2003, martesën (e  përkohshme)  e  të  gjitha  grave  të  sektit  me  Mas’ud  Raxhevin, detyrimi  i  grave  për  punë  të  vështira,..... dhe  më  e  rëndësishme  se  të  gjitha  këto  moslejimi  i  daljes  së  anëtarëve  dhe  sidomos  grave  nga  ky  sekt , është  vetëm  një  pikë  e  vogël  nga  mijëra  krime  që  ky  grup  terrorist  ka  kryer  kundër  grave  shkelje  së  hapur  e  të  drejtave  të  njeriut.

Nëse  këtyre  do  ti  shtohet  dhe  vrasja  e  171  grave  të  pafajshme  nga  12000  vrasje  që  kanë  bërë  në  Iran  kuptohet  se  deri në  cfarë  piket  ky  sekt  terrorist  është  kundër  grave  dhe  vlerave  njerëzore.

Është  më  mirë  që  Merjem  Raxhevi  që  tani  e  tuje  në  vend  të  shqetësimit  për  të  drejtat  e   grave  në  Iran,  të  shetësohet  për  veten  dhe  gratë  e  burgosura  dhe  të  mbajtura  peng  të  saj ,ku  cdonjëra  është  si  një  lloj  lodre në  duart  e  pasioneve  dhe  dëshirave  shtazarake  të  Mas’ud  Raxhevit  pa  asnjë  liri  zgjedhjeje  a  vullnet  të  tyre.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur