Përkufizimi dhe qëllimi i trafikimit të qenie njerëzore
Në shpjegimin e këtij fenomeni, i cili është i papëlqyeshëm në konventat ndërkombëtare dhe që konsiderohet vepër penale sipas kënvështrimit dhe ligjeve të të gjitha kombeve dhe qeverive, duhet thënë që hyn në fuqi si modeli më i ri i skllavërisë në botën moderne.
Në përgjithësi qëllimi i këtij akti kriminal është shfrytëzimi i qënieve njerëzore për prostitucion, punë të rënda dhe në disa raste për të kryer edhe akte çnjerëzore. Sot, kjo gjë është shndërruar në një biznes. Është tregtia e tretë ilegale më e madhe në botë pas trafikimit të armëve dhe drogës që për fat të keq vazhdon të rritet me përmasa shqetësuese.
Historiku dhe arsyet e shfaqjes së fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore te Organizata Muxhahidine Halk
Historiku i kësaj vepre nga MKO-ja i kthehet fillimit të vitit 1981 ku organizata i shpërnguli anëtarët e saj jashtë kufijve të Iranit. Burime jozyrtare kanë dhënë lajme për rreth 9 vite rradhazi rreth largimit të 10 000 mijë anëtarëve dhe përkrahësve të organizatës nga Irani. Destinacionet e kësaj kontrabande të kryer nga MEK ishin vendet si Iraku, Turqia, Pakistani dhe shtetet evropiane. Qëllimi ishte ky që ata të përgatiteshin dhe të stërviteshin që të dërgoheshin më vonë në Iran për të kryer akte terroriste . Në praktikë rezultati ishte i frytshëm për MKO-në ku sipas statistikave kanë vrarë rreth 12 000 qytetarë iranianë.
Përkufizimi i MKO nga trafikimi i qenieve njerëzore
Lideri i Organizatës Muxhahidine Halk (Mas’ud Rexhavi) , për shkak se që nga viti 1981 trafikimi i qenieve njerëzore u konsiderua si një nga elementet kryesore të veprimtarisë së kësaj organizate, gjë që ishte jetike për të, në pranverën e vitit 1988 në një takim publik në kampin Ashraf, daljen e ç’do përkrahësi jashtë Iranit e përkufizoi si një operacion që nuk duhej shmangur gjë që i shtya ata (anëtarët e MKO-së) ta konsideronin trafikimin e qenieve njëzore si një vepër të shenjtë.
Qendrat kryesore të MKO-së për trafikimin e qenieve njerëzore
Për largimin e mbështetësve të Organizatës Muxhahidine Halk nga Irani, ata ndërtuan baza të ndryshme në vende si Jordania, Turqia,Emiratet e Bashkuara Arabe, Holanda, Gjermania, Italia, Spanja, Franca dhe Iraku ky dy nga këta janë bazat në Turqi dhe Francë, drejtuesit e të cilëve ishin Akbar Kurbani dhe Abulhasan Muxhtehidzadeh i cili ishte anëtar i këshillit qëndror.
Qendra kryesore e trafikimit njerzor të MKO-së ishte baza e quajtur “Xhazi” që u themelua në Sulejmanie të Irakut në vitin 1986. Disa trafikantë nga “Organizata Hobate Kurdistan” , “Partia Demokratike e Kurdistanit”, “Komala” mafia turke, pakistaneze dhe ajo e vendeve arabe , kanë jetuar në këto baza dhe kanë bashkëpunuar me anëtarët e MKO-së.
Kontrabandistët e shërbimeve sekrete filluan ta ndihmonin këtë organizatë, pasi lidhjet e Rexhaviut me Sadamin u bënë më të ngushta.
Trafikimi i fëmijëve
Para shfaqjes së fenomenit të shkurorëzimit të detyrueshëm në vitet 1989-1990 në MEK, shumë prej anëtarëve të grupit jetonin me familjet e tyre në baraka, por për shkak të pengesave çnjerëzore të bëra nga Rexhavi, fëmijët mbaheshin në një fjetore dhe prindërit kishin të drejtë ti merrnin ata në banesat ku jetonin vetëm gjatë fundjavave.Mbas një qëndrese të shkrutër, të nesërmen në drekë ata ishin të detyruar ti kthenin përsëri fëmijët te vendi nga ku i kishin marrë.
Kjo situatë nuk ishte e favorshme për Rexhaviun sepse prezenca e fëmijëve ishte një shkak për dhënien pas dashurisë për familjen nga anëtarët dhe kjo parandalonte vetëflijimin për organizatën.
Pas fillimit të luftës së Irakut me Kuvajtin në vitin 1990, me pretekstin për të shpëtuar jetën e fëmijëve, Rexhaviu arriti të trafikonte në vendet e huaja foshnjat dhe fëmijët deri në 12 vjeç.
Kështu familjet në MEK u shpërbënë dhe shumë nga prindërit që mbetën të vrarë në operacionet terroriste nuk arrtitën të ndaheshin nga fëmijët e tyre, por kjo ishte e ardhmja e fëmijëve dhe nuk e ndryshoi kush. Ata fëmijë të cilët kishin një kapacitet të mirë trajnimi u dërguan për tu stërvitur ushtarakisht dhe ideologjikisht që më vonë të përdoreshin për akte terroriste në Irak.
Që atëherë fëmijët u indoktrinuan dhe trajnuan në një mënyrë të tillë që koncepti i familjes për ta ishte vetëm “ Baba Mas’udi”. Pjesën tjetër të fëmijëve ia dhanë në dispozicion përkrahësve të organizatës jashtë vendit ose ia shitën shtetasve të huaj që nuk kishin fëmijë. Deri më tani fati i tyre ka qenë i keq dhe madje është dëgjuar edhe për abuzime seksuale të vajzave të reja nga prindërit adoptues në Irak.
Dhjetëvjeçari i viteve 90 dhe kapitulli i ri i trafikimit të qenieve njerëzore
Me fillimin e këtij dhjetëvjeçari MEK u përball me humbje të madhe forcash dhe kritikat e shumta po vinin në rrezik ekzistencën e organizatës sepse numri i trupave ishte faktori i vetëm kyç për mbijetesën e MEK dhe shuma e parave të dhëna nga Sadami kishte ndikim të drejtpërdrejtë mbi forcat e armatosura të Organizatës Muxhahidine Halk .Kjo temë nga njëra anë, dhe urrejtja e popullit iranian ndaj forcave të MEK që shërbyen si mercenarë të Sadamit gjatë luftës Iran-Irak nga ana tjetër ,bënë që metoda e vjetër e pretendimit se po luftonin për liri të mos funksiononte më dhe kështu MEK duhet të paguante para për mashtruar dhe rekrutuar forca të reja.
Për të plotësuar këto mungesa u miratua një plan që në të vërtetë ishte si rezultat i mëndjes së prishur të Rexhaviut. Në këtë projekt që u zhvillua me pjesmarrjen dhe bashkëpunimin e agjentëve dhe ndëmjetësve të organizatës në vendet fqinje, në veçanti në Turqi dhe kufirin lindor dhe perëndimor të Iranit, u vendos që iranianët që kishin qëllim të punonin në vendet e huaja të mashtroheshin dhe të dërgoheshin në kampin Ashraf në Irak duke u premtuar vende pune në Evropë. Sigurisht që ky trafikim dhe mashtrim i shëmtuar nuk është shpalosur vetëm në kufirin iranian dhe trafikantët në shkëmbim të një shume të madhe parash nga ana e Organizatës Muxhahidine Halk (MEK) u zotuan për të mashtruar turma njerëzish në brendësi të vendit duke u bërë premtime boshe dhe më pas duke i tranferuar në mënyrë ilegale në kampet famëkeqe të kultit Rexhavi , njëri nga të cilët ishte kampi Ashraf. Deklaratat e ish-anëtarëve (që tashmë janë ndarë) të grupit që i janë bashkuar Organizatës Muxhahidine Halk në po të njëjtën mënyrë, flasin qartë për dimensionet e këtij fenomeni. Për arsye se disa prej anëtarëve pretendojnë se janë përthithuar nga Muxhahidinët me njohurinë e tyre të plotë, tani që disa prej tyre janë kthyer në Iran, ekziston mundësia që të jetë një plan dhe taktikë e re e planifikuar nga Organizata Muxhahidine Halk.
Megjithatë, trafikimi i qenieve njerëzore është një tjetër krim i dokumentuar i Organizatës Muxhahidine Halk, i cili(krimi) është aplikuar kundër popullit iranian dhe anëtarëve të grupit (MKO-së), gjë që është shqyrtuar shkurtimisht në këtë artikull.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir