Gratë në Muxhahidine Halk; Skllevër seksual

Categoria: Artikuj

Rasti  I  shkeljeve  I  të  drejtave  të  grave   në  grupin  terrorist të Muxhahidine  Halk (MEK)  është  një  nga  cështjet  që  me  pretekste  të  ndryshme  përsëritet  cdo  vit  nga  ky  grup. Në  sajë  të  përkujtimeve  të  tyre  rreth  të  drejtave  të  grave, bota  cdo  vit  do  të  jetë  në  gjëndje  të  kuptojë  më  mirë  qëndrimin  që  Muxhahidine  Halk  dhe  udhëheqësit  e  saj  mbajnë  ndaj  grave  dhe  vajzave.

Udhëheqësja  e  këtij  grupi  Marjam  Raxhevi   që  u  caktua  në  këtë  post  nga  bashkëshorti  I  saj  për  treguar   një  gjest  të  të  drejtave  të  njeriut,  cdo  vit  në  raste  të  ndryshme  përpiqet  që  duke  mashtruar  opinionin  public  ndërkombëtar ,  të  fitojë  kredibilitet    për  sektin  e  vet  dhe  këtë (sektin)  ta  prezantojë  si  një  alternativë  demokratike  dhe  liberale  ndaj  Republikës  Islame  të  Iranit.

Këto  pretendime  të  Muxhahidine  Halk  mundet  që  të  jenë   deridiku  efikase  për  të  huajt  që  nuk  janë  të  njohur  me  hitorinë  famëkeqe  dhe  të  errët  të  këtij  grupi  por për  popullin  e  Iranit  që  i  kanë  përjetuar  dhe  dëshmuar  nga  afër  krimet  monstruoze  dhe  sjelljet  mesjetare  të  MEK   sidomos  në  fillimin  e  viteve  60 (sipas  kalendarit  Persian,35  vjet  përpara)  janë  krejtë  të  pavlera.

Arratisja  e  qindra  vetave  e  anëtarëve  të  pakënaqur  të  MEK  nga  kampet  e  Irakut  dhe  së  fundmi  edhe  në  Shqipëri  drejtë  vendeve  të  ndyshme  të  botës  dhe  shpalosjen  e  fakteve  nga  ata tregon  se  në  cfarë  gjendje  të  mjerueshme  janë  duke  jetuar  gratë  e  këtij  sekti.

Të  detyruarit  e  grave  në  veshjen  e  rrobave  të  njëjta  dhe  të  një  forme, të  divorcuarit  e  detyruar  nga  bashkëshortët  e  tyre, ndalimin  e  marëdhënieve  të  grave  me  burrat  e  tyre  të  ndarë  brenda  kampeve  të  MKO, ndarjen  e  fëmijëve  nga  nenat  e tyre  dhe  të  dërguarit  e  tyre(fëmijëve)  në  Europë  sidomos  në  Gjermani, ndalimin  e  të  martuarit  të  vajzave  beqaresha  brenda  grupit, detyrimin  e  të  gjitha  grave  anëtare  të  grupit  për  vënien  kurorë  me  Mas’ud  Raxhevi (sigurisht  vetëm  përkohësisht  vetëm  sa  për  kënaqjen  e  epsheve  shtazarake  të  tij),operacionet  sterilizuese  të  shumicës  së  grave  sipas dëshmive  të  grave  të  larguara  nga  ky  grup, pamundësia  e  edukimit  shkencor  për  gratë  dhe  burrat  anëtarë  të  Muxhahidine  Halk (MEK) , ndalimi  i  takimit  të  grave  anëtare  me  familjarët  e  tyre  që  shkonin  nga  Irani  për  tu  takuar  me  to, është  vec  një  pjesë  nga  sjelljet  e  padurueshme ,të  papranushme  dhe  të  paimagjinueshme  i  udhëheqësve  të  Muxhahidine  Halk  ndaj  grave  anëtare  të  këtij  grupi.

Gratë  e  larguara  nga  MEK    përbejnë  pjesën  më  të  madhe  të  anëtarëve  të  larguar  nga  ky  grup  gjë  kjo  që  tregon  për  një  fakt  shumë  të  rëndësishëm.Raxhevi  në  të  gjitha  fjalimet  e  saja  midis  njerëzve  që  janë  të  painformuar  nga  sjelljet  kundra  të  drejtave  të  njeriut  dhe  cnjerëzore  të  grupit  të  saj ,  flet  për  të  drejtat  e  grave  dhe  barazi  në  familje  dhe  lirinë  e  zgjedhjes  së  mbulimit  apo  veshjes.të  painformuar  mbi  atë  se  asnjë  martesë  dhe  familje  në  mes  të  anëtarëve  të  këtij  grupi  nuk  ekziston, dhe  gratë  e  këtij  grupi  ndryshe  nga  gratë  Iraniane  janë  të  detyruara  të  përdorin  vec  një  lloj  të  vecantë  veshjeje.

Gratë  e  grupit  MEK  janë  krijesa  pa  liri  zgjedhjeje  që  në  vijim  do  të  flitet  mbi  dëshirat  dhe qëllimet  e  udhëheqësit  të  grupit  dhe  besnikërisë  ndaj  tij. Madje  edhe  gratë  që  në  dukje  ishin  me  grada  ushtarake  të  larta  të  këtij  grupi  ishin  të  detyruara  që  të  ndiqnin  pa  diskutim  (urdhërat,dëshirat, etj)  udhëheqësin  e  grupit  dhe  bashkëshorten  e  tij.Duke  qënë  kështu ,udhëheqësi  i  grupit  të  MEK, është  personi  i  fundit  që  ka  kompetencën  e  të  marrurit  vendim  mbi  gratë  dhe  caktuar  të  drejtat  e  tyre.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur