Përvjetori i operacionit iranian “Mersad”, një operacion që u bë tmerri i terroristëve të MEK

Categoria: Artikuj

 

Pasi Irani pranoi kushtet e Rezolutës 598 të Kombeve të Bashkuara, Sadam Huseini rrëfeu në një takim me dyer të mbyllura se ai kishte për qëllim të shkelte kushtet e armëpushimit dhe të sulmonte Iranin në momentin më të papritur.

 

Wafiq al-Samarraee, i cili në atë kohë ishte drejtuesi i Agjencisë së Iteligjencës së ushtrisë irakaine, dhe drejtor i Shërbimit Inteligjent të ushtrisë irakiane në lidhje me Iranin, tha: “Presidenti Sadam Husein, në një takim të veçantë sekret në Ministrinë e Mbrojtjes, tha: Nëse ne do kemi sukses në rrëzimin e qeverisë iraniane, Kuvaiti do t’i bashkohet Irakut. Prandaj do të kemi një mundësi historike për të kryer një sulm masiv për të rrëzuar regjimin iranian dhe të vendosim një qeveri të re të cilën do ta zgjedhim vet.”

 

Sipas zyrtarit irakian të inteligjencës, MEK  e siguroi Sadam Huseinin se në rast se anëtarët e tij do të sundojnë, ata do të jenë miq të Irakut dhe do të mbështesin politikat e tij.

 

MEK ishte aq i nënshtruar për të fituar pushtet saqë lidershipi i tij po organizonte një luftë kundër njerëve të tyre, duke dëmtuar miliona njerëz të pafajshëm. Më goditës mbetet divorci i grupit nga realiteti përderisa liderët e tij vazhdojnë, madje edhe në ditën e sotme, të besojnë se kanë një lloj legjitimiteti popullor.

 

Kapiteni i Korporatës së Tretë të ushtrisë së Irakut, Sattar Sa’ad, ndodhej atje gjatë  operacionit Forough Javidan, ai shkroi në ditarin e tij: “Massoud Rajavi tha në mënyrë të përsëritur se në ato zonat në të cilët ne po shkonim për të operuar, njerëzit do të na mbështesnin. Por Rajavi dhe burrat e tij na mashtruan. Unë e kuptova menjëherë se të gjithë iranianët me të cilët ndeshesheshim, jo vetëm që nuk e donin, por e urrenin Massoud Rajavin dhe gruan e tij. E kam parë me sytë e mi se si ata i grisnin fotot e Massoud Rajavit dhe gruas së tij dhe se sa fort treguan rezistencë.”

 

Kapiteni gjithashtu komentoi krimet dhe degjenerimin moral të militantëve të MEK të kryera me shumë nxitim. Për shembull tregonte se si militantet femra të grupit bënin favore seksuale për të treguar besnikërinë e tyre ndaj Irakut dhe ushtrisë së tij. Ai gjithashtu përshkroi mizorinë e të gjithë militantëve të MEK kur u përballën me civilët iranianë, mënyrën si ata e shqyen mishin e femrave shtatzëna dhe mënyrën si ekzekutuan të pafajshmit.

 

Operacioni Mersad, kundërsulmi i forcave ushtarake të Iranit

 

Pasi Irani pranoi Rezolutën 598 të Kombeve të Bashkuara dhe deklaroi armëpushim me Irakun, Sadam Huseini përdori grupin e MEK i cili kishte kamp në Irak, për të fituar sa më shumë territor iranian të mundte.

 

MEK po priste mbështetje civile kundër regjimit dhe mbështetje popullore për çështjen e vet. Një ushtri e përbërë prej afërsisht 15,000 trupash të pajisur me armë dhe ndihmë logjistike nga Iraku dhe armiq të tjerë të Iranit, filloi pushtimin nga rajoni perëndimor. Kjo vërtetoi përsëri se MKO dhe aleatët e tyre europianë nuk kishin të dhëna rreth psikologjisë së iranianëve, pasi iraninët u futën menjëherë në pozicionin e luftimit dhe më 28 korrik të vitit 1988 filluan operacionin Mersad me kodin “ Ya Ali”.

 

E kënaqur me suksesin e saj fillestar, ushtria anti-iraniane lëvizi drejt Kermanshahut me ëndra për të kapur Teheranin. Ata nuk e kuptuan që kjo ishte një lëvizje taktike për t’i futur të gjithë në kurth. 34 kilometra në perëndim të Bakhtaranit, një shi predhash ra mbi armiqtë duke shkatërruar shumicën e autoblindave të tyre duke përfshirë dhe 120 tanke. Në këtë operacion u vranë 4800 persona nga mercenarët e armikut ndërkohë të tjerët u arratisën drejt Irakut.

 

Operacioni Forugh Javidan ishte një dështim për MEK dhe është konsideruar një nga operacionet ushtarake më të këqija të botës në bazë të taktikës së përdorur, në të cilin shumë anëtarë të MEK u vranë ose u arrestuan. Pas operacionit, paturpësisht Massoud Rajavi i mohoi të gjitha përgjegjësitë, duke preferuar që në vend të kësaj të fajësojë anëtarët e grupit të tij për mungesë bindjeje.

 

Operacioni iranian Mersad, ishte një operacion i jashtëzakonshëm për të cilin shumë nga ekspertët ushtarakë të botës kanë pretenduar se ka qenë një operacion i madh që ka treguar kundërsulmin e shpejtë të ushtrisë iraniane dhe gjithashtu kanë thënë se është një shembull për taktikat ushtarake në mbarë botën.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur