A po kërkon Shqipëria të rrisë tensionet me Iranin për shkak të MEK?

Categoria: Artikuj

 

Shqipëria ka parë ndryshime madhore në gjendjen e vendit gjatë dekadave të fundit, dhe ka pëprjetuar një sistem komunist nga viti 1967-1990, në momentet e fundit të jetës së Enver Hoxhës. Në atë kohë, Shqipëria pothuajse nuk kishte asnjë lidhje miqësore me vendet e tjera, dhe Enver Hoxha akuzonte vendet e tjera si Bashkimin Sovjetik dhe Kinën se ishin shumë të hapur dhe se kishin tradhëtuar vlerat komuniste. Në vitin 1990, me rënien e regjimit të Enver Hoxhës, Shqipëria u fut në një botë të re dhe të lirë. Në zgjedhjet e marsit të vitit 1992, mes kolapsit ekonomik dhe trazirave sociale, Partia e Punës i humbi zgjedhjet. Kjo u pasua me ngjarjet e vitit 1996 ku disa grupe përdorën skemën e piramidave duke përshkallëzuar krizën ekonomike të vendit, duke kulminuar me revoltën e armatosur popullore të vitit 1997. Kjo tendencë i ka dhënë Shqipërisë një valë të re emigracioni, ku shumica e tyre kanë emigruar në Greqi, Itali, Zvicër, Gjermani dhe Amerikën Veriore. Më pas, lufta e Kosovës në vitin 1999, solli shumë azilantë në Shqipëri e cila shkaktoi një rënie të ekonomisë në vend. Më pas, deri në vitin 2016, ka patur një qetësi relative në vend dhe njerëzit janë marrë me problemet ekonomike, derisa nën komandën e Edi Ramës, Shqipëria i dha status refugjati një grupin terrorist, i cili deri në vitin 2012 ka qenë në listën Amerikane të organizatave të huaja terroriste. Gjithashtu deri në vitin 2009 ka qenë listën e BE për organizatat e huaja terroriste  dhe disa vite më parë ka punuar për Sadam Husejnin, diktatorin e Irakut.

 

Që nga koha e ardhjes së MEK në Shqipëri, qytetarët e këtij vendi janë përballur me një fenomen të quajtur një shtet brenda shtetit. MEK ka shkelur ligjet duke përdorur kapitalin e saj për të punësuar elementë me ndikim në qeverinë shqiptare, veçanërisht Edi Ramën, duke paguar para të pista të fituara nga metoda të tilla si tregtimi i drogës. Ata gjithashtu nuk e lejojnë policinë dhe agjencitë e sigurisë të veprojnë kundër tyre.

 

Kjo është situata që edhe vet populli i këtij vendi është i privuar nga drejtësia sociale, si incidenti që ndodhi me Gjergji Thanasin, ku me ndërhyrjen e MEK, pavarësisht fakteve kundër tyre, gjykata mori vendim në favor të MEK. Në Shqipëri, korrupsioni i këtij grupi terrorist ka arritur në pikën ku njerëzit nuk mund të ankohen te qeveria dhe as të hapin proces gjyqësor. Në fakt, Shqipëria është bërë një parajsë për terroristët anembanë botës.

 

Edi Rama, duke ia dhënë vendin e tij një grupi terrorist të quajtur MEK, duart e të cilëve janë të ndyra me gjakun e 12000 njerëzve të pafajshëm në Iran, dhe duke ftuar në dasmën e princit shqiptar  në vitin 2016 ish-mbretëreshën iraniane Farah Diba, e cila është një aktiviste e grupit mbretëror anti-iranian, që përkon me ardhjen e MEK në këtë vend dhe dëbimin e dy diplomatëve iranianë pa asnjë dokument, në fakt, duke mbledhur të gjithë anti-iranianët në vendin e tij, i ka shpallur luftë Republikës Islamike të Iranit. Irani është një vend që nuk bën lojëra me vendet e tjera, madje as me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas vrasjes së gjeneral Kasem Sulejmanit nga ana e Amerikës, ushtria iraniane lëshoi disa raketa kundër selisë më të madhe amerikane në Irak, duke treguar se nuk lejon asnjë shtet të qëndrojë i qetë me pozitat që ka. Në këtë rast, ne kemi parë se as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë në gjendje t’i shpallin luftë Iranit, dhe Izraeli, i cili ndërkohë e shikon veten të vetëm dhe në anën tjetër nën sulm nga Hezbollahu në Liban dhe ka frikë të përballet me Iranin, kërkon të sulmojë Iranin indirekt nëpërmjet MEK-ut. Këtë e kemi parë në vrasjen e shkencëtarëve iranianë të energjisë bërthamore me anë të një bashkëpunimi të MEK me Mosadin e Izraelit. Në fakt, Shqipëria, me një popull që e do paqen, është bërë selia e madhe e organizatës terroriste, e cila ka ringjallur kujtimet e hidhura për popullin e këtij vendi.

 

Nga viti 1967 deri  në vitin 1990, regjimi komunsit krijoi në situatë të vështirë për popullin shqiptar, dhe tani, me prezencën e MEK në këtë vend, kujtimet e hidhura të mbetura në mendjet e njerëzve nga komunizmi po riformohen. Kjo popullatë prej 3000 personash që ndodhet në Shqipëri, pavarësisht se përbën vetëm 1 përqind të popullsisës së Tiranës, në të ardhmen e afërt mund të ketë përfaqësuesit e vet në departamentet e qeverisë, dhe ashtu si në kohën e Sadam Husejnit në Irak, ata do të shtypin, madje edhe vrasin njerëzit, ashtu siç kanë bërë me kurdët. Nëse MEK dominon parlamentin shqiptar, pa dyshim ata do të impnojnë ligjet e tyre në vend, dhe nëse shohim ligjet e kampit Ashraf, do të shikojmë opsione të cilat nuk janë në linjë me të drejtat e njeriut për të cilat edhe vet anëtarët e këtij grupi terrorist kanë rrefyer. Ligje të tilla si moslejimi i martesave për anëtarët e grupi dhe ndarjet e familjeve nga njëra-tjetra. Padyshim, asnjë vend nuk do të mund të lëvizë si duhet pa popullin e tij dhe me shtypje e korrupsion.

 

Për Maryam Rajavinë, lideren e këtij grupi që ka strehuar Edi Rama, nuk kanë rëndësi jetët e anëtarëve të MEK dhe ato të popullit shqiptar. Ashtu siç kemi parë në javët e fundit, MEK është fajësuar për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri dhe nuk ka lejuar zyrtarët qeveritarë të futen në kamp, madje ata nuk kanë lejuar as grupet që ka dërguar qeveria për të dizinfektuar kampin, dhe kjo ndodh kur porta e dytë e kampit nuk përmbush masat e domosdoshme shëndetësore. Në fakt, ata nuk kanë siguruar maska për anëtarët e tyre. Mosha madhore e tyre dhe jetesa në një ambient të kufizuar për 3000 njerëz, e bëjnë këtë kamp një vend të favorshëm për përhapjen e koronavirusit. Anëtarët që janë sëmurë dhe kanë vdekur, janë varrosur në kamp fshehurazi pa njohurinë e qeverisë shqiptare. Ata nuk kanë çertifikatë vdekjeje dhe janë varrosur pa ndonjë arsye rreth vdekjes së tyre. Dhe nëse në raste të veçanta janë dërguar në spital dhe kanë  vdekur atje, nuk kanë lejuar të bëjnë autopsinë për të ditur shkakun e vdekjes. Në fakt, ata duan ta mbajnë sekret numrin e të prekurve me korona në mesin e anëtarëve të tyre në mënyrë që të mos mbajnë përgjegjësi për fajin e përhapjes së koronës në Shqipëri.

 

Në këtë kohë, a nuk është  momenti i duhur për Kombet e Bashkuara që të veprojnë në mënyrë të pavarur nga opinioni amerikan dhe të përfshihen personalisht në çështjen e MEK-ut që shkel të drejtat e njeriut?

 

 

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur