Djalli jeton në Tiranë. Muxhahedinët Khalk (Kulti Rajavi ose MEK)

Categoria: Artikuj

 

Terroristë apo demokratikë? Shqipëria është shtëpi e 2500 muxhahedinëve iranianë. Qëllimi i tyre është të rrëzojnë regjimin iranian. Ata gjithashtë mbajnë kontakte të mira në Bundestagun gjerman.

 

“Në kampin në Shqipëri, burrat dhe gratë jetojnë veçmas. Në mbrëmje, një grup i vogël takohet me liderin për “stërvitje ideologjike” dhe për të rrëfyer mendimet seksuale që kanë patur anëtarët gjatë ditës,”- tha një ish-anëtar i këtij grupi. Rrëfimi është përdorur për të krijuar turp në mesin e anëtarëve. Ndonjëherë komanduesi mund të thotë: “Si do të mund të sigurosh lirinë për popullin iranian kur ke çdo ditë ereksione?”

 

Komunikimi me familjarët është i ndaluar,  ashtu siç është dhe posedimi i një celulari. Sidoqoftë, ata nuk janë të izoluar nga bota e jashtme: “Dhjetëra fraza propagande të përhapura online për çdo ditë.”

 

Në Teheran, ajetollahët sundojnë vendin për më shumë se 40 vite. Që nga ajo kohë, iranianët në mërgim kanë planifikuar të rrëzojnë qeverinë në Teheran. Ka disa grupe iraniane që jetojnë në mërgim. Më i madhi prej tyre është i ashtuquajturi Muxhahedinët Khalk, 2500 anëtarët e të cilit thuhet se jetojnë në një kamp në Shqipëri. Sipas deklaratave të tyre, ata duan të formojnë një shtet demokratik për Republikën Islamike. Ata marrin mbështetje për një “ndryshim regjimi” të tillë nga politikanë të lartë amerikanë, dhe gjithashtu nga anëtarë gjermanë të Bundestagut, si politikani i CDU-së Martin Patzelt.

 

Në Bruksel dhe Berlin, Volksmuxhahedinët (gjithashtu të ashtuquajturit Muxhahedinët Khalk dhe MEK) bëjnë lobing intensiv. Anëtarët e këtij grupi rezistent qëndrojnë përballë ndërtesave qeveritare për të lobuar për qëllimet e tyre. Në këtë mënyrë, Patzelt u bë i vetdijshëm për organizatën dhe tani është anëtar i bordit të “Komitetit të Solidariteti Gjerman për një Iran të Lirë”, që prezanton interesat e Muxhahedinëve Khalk në Gjermani.

 

MEK përmendet në punët thelbësore në Bundestag. Si anëtar i Human Right Committee, Patzelt tematizoi Muxhahedinët Khalk. Politikanë të tjerë të mirënjohur gjermanë gjithashtu mbështesin shoqatën e vendosur në Berlin-Wilmersdorf si kryetarë dhe anëtarë të bordit këshillues. Ish-presidentja e Bundestagut Rita Sussmuth dhe Otto Bernhardt, janë anëtarë të bordit të Konrad-Adenauer-Stiftung. Ata shkruajnë artikuj për gazetat gjermane në të cilat ata tërheqin vëmendje për situatën e azilantëve iranianë në Shqipëri, mbajnë konferenca dhe vizitojnë iranianët atje. Në një intervistë me FAZ, Patzelt thotë se ai është “në një linjë” me Muxhahedinët Khalk. Është një lidhje e çudithshme: MEK bazohet në një përzierje të Islamit dhe Komunizmit.  Anëtarët e ndarë, të cilët janë mohuar të gjithë dhe janë klasifikuar si agjentë të Iranit, raportojnë se anëtarët e organizatës torturohen dhe ngacmohen. The Guradian sëfundmi foli për një duzinë anëtarësh të ndarë dhe deklaroi se anëtarëve u është bërë shpëlarje truri. Ka një ideologji dhe atmosferë kulturore sektare në këtë organizatë,  dhe liderja e kësaj organizate Maryam Rajavi dhe bashkëshorti i saj Masoud Rajavi i cili ka mundësi të ketë vdekur shumë vite më parë, udhëheq këtë grup me ideologji sektare nga Parisi. Sigurisht, Maryam Rajavi pretendon se Masoud Rajavi është gjallë.  Ajo e konsideron veten si presidente në mërgim të Iranit.

 

Në kampin në Shqipëri, burrat dhe gratë jetojnë veçmas. Në mbrëmje, një grup i vogël takohet me liderin për “stërvitje ideologjike” dhe për të rrëfyer mendimet seksuale që kanë patur anëtarët gjatë ditës. Rrëfimi është përdorur për të krijuar turp në mesin e anëtarëve. Ndonjëherë komanduesi mund të thotë: “Si do të mund të sigurosh lirinë për popullin iranian kur ke çdo ditë ereksione?”

 

Komunikimi me familjarët është i ndaluar,  ashtu siç është dhe posedimi i një celulari. Sidoqoftë, ata nuk janë të izoluar nga bota e jashtme: Dhjetëra fraza propagande të përhapura online për çdo ditë. Patzelt, një anëtar i Bundestagut, nuk mund ta kuptojnë akuzën se MEK është një sekt. Ai e shikon bashkëjetesën e tyre më shumë si një bashkësi murgjish, të cilët e dedikojnë veten të luftojnë me me Iranin dhe kanë pranuar një jetesë të vështirë duke iu bindur rregullave.

 

Historia e Muxhahedinëve Khalk është komplekse: Lëvizja është formuar në vitet 1960. Ata ishin ndikues në rënien e shahut në vitin 1979, por e humbën supremacinë politike brenda në Iran. Në vitet që pasuan, ata filluan të punojnë në fshehtësi, duke i vendosur bombë edhe Ali Khameneit, në mesin e të tjerëve. Mes 1979 dhe 1981, qindra anëtarë janë vrarë dhe mijëra janë burgosur. Për këtë arsye MEK u arratis në Irak dhe luftoi krah për krah me Sadam Huseinin kundër bashkëatdhetarëve të tyre. Diktatori irakian pajisi luftëtarët iranianë me armatime të cilat ata u detyruar t’i dorëzojnë në vitin 2003 me pushtimin e Irakut nga forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Shqipëria është bërë shtëpi për MEK që nga viti 2013 pasi ata janë sulmuar disa herë në Irak dhe nuk ishin më të sigurt atje. Me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, SHBA-së dhe Arabisë Saudite, muxhahedinët janë tranferuar në vendin musliman në Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2016. Asgjë zyrtare nuk dihet rreth detajeve të marrëveshjes. Thuhet se Shqipëria ka pranuar marrëveshjen në sajë të presionit të Amerikës dhe ka marrë miliona dollarë ndihma në këmbim. Më parë, kjo kërkesë i është bërë dhe Rumanisë, e cila e ka refuzuar. Vëzhguesit në Shqipëri janë të qartë se politikanët zyrtarë janë “dhjamosur” për të akomoduar veten. Korrupsioni është i zakonshëm. Shqipëria renditet e 106-ta në mesin e 180 vendeve në indeksin e perceptimit të korrupsionit.

 

Një problem serioz për shumë shqiptarë

 

Nga ana tjetër, Martin Patzelt thekson se arsyeja e pranimit është mikriptja e shqiptarëve. Sëbashku me Rita Sussmuth, politikani i CDU ka vizituar kampin e MEK në Shqipëri në vitin 2018. Atje Patzlet bëri thirrje “për t’i dhënë fund diktaturës fetare në Iran”. Muxhahedinët Khalk jetojnë në Manzë, afërsisht 30 kilometra larg Tiranës. Thuhet se brenda ka një infermieri, një zdrukthtari dhe një sallë kompjuterash.

 

Një gazetar investigativ shqiptar, i cili nuk do ta bëjë publik indentitetin e tij, thotë: “Askush në vendin e tij nuk e pranon një grup njerëzish të cilët mund të kryejnë akte terroriste. Ti nuk e di kurrë se kur do të aktivizohen.”

 

Ai thotë se mundësia për të marrë armë nuk është shumë e vështirë për MEK-un, sidomos në Shqipëri.

 

Vështirë të gjesh ndokënd nën moshën 50 vjeçare në mesin e muxhahedinëve. Në Europë dhe Amerikë, ata kanë qenë për vite me rradhë në listën e organizatave terroriste. Në mesin e anëtarëve të MEK në Shqipëri, thuhet se ka shumë akademikë, dhe inxhinierë dhe doktorë të trajnuar mirë të cilët i janë bashkangjitur njësive luftëtare të organizatës dekada më parë.  Ndikimi i tyre ushtarak është i menaxhueshëm. Nga prespektiva politike, grupi ka mbështetje shumë të vogël në Iran. Disa vëzhgues gjithashtu thonë se Muxhahedinët Khalk janë shumë të urryer në vendin e tyre. Edhe Patzelt, një anëtar i Bundestagut, i konsideron të pakta mundësitë e ndërrimit të regjimit në Iran.

 

Për shumë shqiptarë, iranianët janë një problem serioz dhe permanent në vendin e tyre. Prezenca e MEK për një kohë të gjatë ka shkaktuar probleme diplomatike me Teheranin.  Ambasadori iranian është detyruar të lë vendin në dhjetor të vitit 2018. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se arsyeja ishte “dëmtimi i sigurisë kombëtare”. Në mesin e janarit të vitit 2020, shteti ballkanit dëboi dhe dy diplomatë të tjerë nga vendi. Ata janë akuzuar se kanë planifikuar sulme kundër MEK dhe se kanë qenë të lidhur me gjeneralin e vrarë, Kasem Sulejmanin. Sulejmani drejtonte forcat elitë Kuds që operonin jashtë vendit. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e mirëpriti dëbimin dhe në të njëjtën kohë paralajmëroi: “Regjimi iranian vazhdon të përdorë si mbrojtje institucionet diplotike në Europë dhe vende të tjera.”

 

Vrasja e gjeneral Sulejmanit e ka vlerësuar pozitivisht qeverinë në Tiranë. Shqipëria është një anëtare e NATO-s dhe qëndron e afirmuar në krah të Washingtonit. Në Tiranë ndodhet një rrugë e emëruar George Bush, për të dëshmuar miqësinë e thellë mes tyre. Nga ana tjetër, lideri shpirtëror i Iranit, Ali Khamanei sëfundmi foli për një “vend shumë të vogël por të djallëzuar në Europë ku amerikanët ndajnë një territor të përbashkët me tradhëtarët iranianë”. Organizata Muxhahedinët Khalk është terroriste për lidershipin e Teheranit. Situata është ndryshe për Shtëpinë e Bardhë. Avokati i Donald Trump, Rudi Giuliani, dhe ish-këshilltari i tij për sigurinë John Bolton, kanë folur disa herë në eventet e grupit. Giuliani i tha The Daily Beast një vit më parë: “Jam një nga ata që janë të bindur se duhet të ketë një ndryshim regjimi në Iran. Për MEK, zgjedhja e Trump si president në zgjedhjet presidenciale, ishte si një dhuratë nga Perëndia. Sidoqoftë, perspektiva për të lëvizur në Teheran nuk është bërë më reale që nga ajo kohë.

 

 

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur