Terrorizmi dhe grupet kriminale në Shqipëri

Categoria: Artikuj

 

Në Shqipëri, forcimi i shtetit demokratik po bëhet me hapa të vogla, duke u penguar nga një krizë ekonomike e cila është e vështirë për t’u kapërcyer, dhe nga probleme sigurie dhe ligjore të cilat ndikojnë në vend. Ne po i paraqesim këto probleme në këtë raport të Polo de Donno.

 

Përhapja e terrorizmit radikal islamik:

 

Përhapja e xhihadismit në Ballkan, dhe më veçanërisht në Shqipëri, nuk mund të përfshihet brenda një skeme të përgjithësuar veprimi, por bazohet në dinamika specifike të cilat janë të lidhura me kontrollin e dobët të strukturave të shtetit të njësive të caktuara rajonale. Ashtu siç shpjegon dhe Giovani Giacalone në “InsiderOver”, celulat terroriste gjejnë terren pjellor të përshtatshëm në vende ku shteti është socio-ekonomikisht i dobët dhe ka mungesë të veprimtarisë së kontrollit të territorit. Në rastin e Shqipërisë, mendohej se doktrina e shtetit ateist, e vendosur nga Hoxha në vitin 1967, do të dekurajonte formimin e celulave redikale fetare; në të vërtetë, kjo nuk është e vërtetuar nga faktet, ashtu siç është dhe e dyshimtë doktrina e kundërt, që sheh shfaqjen e një celule xhihadiste si një kundërpërgjigje paralele me vizionin e Hoxhës. Giacalone vazhdon duke thënë se ka shumë gjasa që këto celula të jenë nxitur në mënyrë indirekte nga klima e tolerancës fetare që nxitën komunsitët, në një komunitet me maxhorancë muslimane, dhe me një prezencë të madhe të katolikëve, ortodoksëve dhe bektashinjve. Mund të thuhet se kilma e tolerancës së përbashkët ka nxitur zbehjen e rolit parësor të fesë në favor të konceptit të “shqiptarisë”. Islamizmi radikal në Shqipëri është një fenomen i një natyre ekzogjene, i stimuluar nga rrymat fetare të Gjirit Persik, të cilat kanë për qëllim të përhapin vehabizmin dhe selefizmin nëpëmjet financimit me para kesh të xhamive ose qendrave kulturore dhe indoktrinimin e imamëve të rajonit. Ashtu siç shpjegon Giacalone, Komuniteti Musliman i Shqipërisë  ka bashkëpunuar gjithmonë me forcat e sigurisë  për të hequr personat më radikalë. Nga ana tjetër, sidoqoftë, është problemi i predikuesve më të flaktë të urrejtjes të cilët nëpërmjet uebsajteve dhe qendrave islamike të panjohura, përhapin mesazhet më radikale të vehabizmit dhe selefizmit(mesazhe të intolerancës dhe krimit). Në vitin 2014 u bë një operacion i madh i policisë që shkatërroi një qark xhihadist rekrutuesish të ISIS të udhëhequr nga dy shqiptarë Genci Balla dhe Bujar Hysa. Këto sektore të këtyre grupeve radikale janë të përqëndruara në qytete periferike të Shqipërisë: Elbasan, Cerrik, Kavajlë, Librazhd, Pogradec, Shkodër gjithashtu dhe në periferi të Tiranës. Siç kemi parë në Francë, në periudhën e kaluar të masakrave të ISIS-it, subjektet e shenjestruara nga rekrutuesit e propagandës xhihadiste, janë të rinjtë në gjendje të keqe sociale dhe ekonomike(një lloj i individit të varfër të banjave pariziane). Një tjetër burim i infiltrimit islamik në vend është Turqia e Erdoganit, e cila është e lidhur me Vëllazërinë Muslimane, e cila përdor fuqinë e vet kulturore dhe politike; ndodhi, siç raporton Giacalone, me ndërtimin e xhamisë më të madhe të Ballkanit në Shqipëri(afërsisht 32,000 metër katrorë), ku imamët mbajnë fjalime identike si ato të shteteve të orgigjinës, me ngjyrosje të fortë politike dhe ideologjiko-fetare.

 

Sëdyti, që nga viti 2016, udhëheqësit e Organizatës Muxhahedinët Khalk (MEK) janë vendosur në zemër të Shqipërisë, në Manzë, në afërsi të Durrësit. Historikisht, ky grup ka mbështetur rezistencën kundër shahut në vitin 1963 dhe më vonë ka marrë pjesë në revolucionin e Khomeinit në vitin 1979. Nga pikëpamja ideologjike, është një përzierje e marksizmit, feminizmit dhe islamizmit, një pozicion që e ka distancuar grupin nga ajetollahët dhe e solli atë më afër me regjimin irakian të Sadam Husejnit. Ka qenë në listën e zezë të BE, SHBA, Kanadasë dhe Britanisë para se të hiqej nga lista nga Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, gjatë mandatit të parë presidencial të Barack Obamës. Duke u parë si një barrierë e demokracisë dhe lirisë në Iran nga SHBA dhe nga ana tjetër si një organizatë terroriste nga ana e Iranit, është një qiramarrje jashtëzakonisht e pakëndshme për Shqipërinë, veçanërisht në një kontekst multi etnik si ky i Ballkanit. Ashtu siç është raportuar nga Margherita Furlan në një artikull të gazetës “Antimafia 2000”, MEK mbështetet fuqimisht nga shërbimet sekrete amerikane. Për çfarë qëllimi dhe me cilat detyra? Disa burime politike shqiptare kanë propozuar një shkëmbim: “Për shkak se amerikanët na dhanë Kosovën, tani duhet t’u japim diçka në këmbim.”

 

Historiani shqiptaro-kanadez Olsi Jazexhi tha se “Amerika kërkon ta shndërrojë Shqipërinë në një parajasë të sigurt për xhihadismin ndërkombëtar, një Afganistan të dytë në zemër të Europës.”

 

Është vlerësuar se ndodhen afërsisht 4400 anëtarë të MEK në Shqipëri, me një grup militantësh (sipas një dokumentari të Al-Jazeera) të stërvitur në teknikat përdorimit të rrjetit kompjuterik për një propaganda anti-iraniane dhe në objektiva të devijimit. Do të jetë një “cyber-xhihad”, siç thotë Furlan, i drejtuar në përhapjen e lajmeve false në Iran dhe Europë në mënyrë që të diskreditojnë regjiminin iranian si negociator të mundshëm. Sipas një raporti të vitit 2015, që është publikuar në Huffington Post, Shqipëria do të bëhet një qendër klasifikimi për xhihadistët nga vendet fqinje, duke përfshirë dhe Italinë. Në fakt, celulat selefiste prezente në Librazhd dhe Elbasan, kanë ofruar për vite me rradhë mbështetje dhe akomodim për të gjithë ata vullnetarë që vinin nga rrugë detare (në portin e Durrësit)dhe ajrore, që kishin destinacion Sirinë pasi të kalonin tranzit në Turqi.

 

Luftëtarët e huaj

 

Në fushën e analizës së kërcënimit të terrorizmit, problemi kryesor për shtetin ballkanik janë të ashtuquajturit “foreing-fighters”. Mesa dimë ne, fillimi i luftës në Siri në vitin 2011 ka patur efekt dhe pasoja jovetëm në vendet fqinje arabe, por gjithashtu edhe në gadishullin e Ballkanit. Në një artikull të “InsideOver” të vitit 2019, Giovani Giacalone shpjegon se si nuk është parë kurrë në histori një mobilizim i tillë i luftëtarëve të huaj të Ballkanit në një konflikt të largët, që është një shenjë e kapacitetit të propagandës së xhihadizmit në gadishull. Ne duhet ta ndajmë fenomenin e luftëtarëve në mërgim tërthorazi. Është vlerësuar se Shqipëria ka mobilizuar 180-200 luftëtarë të huaj xhihadistë, afërsisht sa gjysma e atyre që janë mobilizuar një Kosovë. Duke patur parasysh popullsinë 2.873 milionëshe të Shqipërisë, mund të argumentohet se ky vend ka arritur ta menaxhojë mirë problemin e fluksit të terroristëve në botën e jashtme. Raporti i vendit rreth terrorizmit, i hartuar në vitin 2018 nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shpjegon se si duke bashkëpunuar me agjencitë amerikane, Shqipëria ka arritur rezultate të mira, të certifikuara nga “Personal Identification Secure Comparison and Evaluation System (Pisces)” për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë, në pika të ndryshme të rëndësishme të kontrollit detar dhe ajror. Nëse i hedhim një vështrim rajonit të Ballkanit në tërësi, më shumë se 1000 persona kanë dalë pas fillimit të luftës në Siri nga të cilët 67% janë burra, 15% gra dhe 18% janë fëmijë. Prej tyre, 260 burra kanë vdekur gjatë luftës, 500 vazhdojnë të jenë prezent në Siri dhe Irak, dhe afërsisht 460 janë kthyer në vendin e tyre të origjinës. Kjo e fundit e bën rajonin e Ballkanit Perëndimor në vendin me përqindjen më të madhe të luftëtarëve të “rikthyer”. Ky fenomen mbeti i kufizuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Bonsjë, me një grup të vogël militantësh shqiptarë të cilët vazhdojnë të jenë të angazhuar në skenarin e Sirisë. Sidoqoftë, impakti nuk duhet të neglizhohet sepse, ashtu siç argumenton Giacalone, individët e kthyer nga Siria dhe Iraku mund të jenë përfshirë në marrëdhënie me ISIS dhe Al-Kaedën. Për shembull, një grua e një xhihadisti mund të ketë luajtur një rol më të papërfillshëm në krahasim me bashkëshortin i cili është përfshirë tërësisht në operacionet terroriste. Gjithashtu nuk duhet të neglizhojmë as nivelin e indoktrinimit që mund të kenë vuajtur minorenët, ku disa prej tyre janë përfshirë në ekzekutimin e të burgosurve.

 

Megjithatë , Shqipëria duket sikur pëmban më shumë kërcënim nga terrorizmi islamik se vendet e tjera Ballkanike(duke neglizhuar grupin iranian të përmendur më lart, për të cilin nuk ka një profil të mirë-përcaktuar), gjithashtu nga na tjetër është e nevojshme që nëpërmjet përdorimit të sistemit amerikan të parandalimit të mbahen nën vëzhgim vendet e adhurimit si mjete të mundshme të mesazheve politike ose radikalizmit intolerant fetar, dhe gjithashtu rolin e internetit, një mjeti të aftë për të bërë informacionin kriminal të rrjedhshëm, të shpejtë dhe të vështirë për t’u gjurmuar.

 

Grupet kriminale: Një vëzhgim mbi rrugët e krimit

 

Ashtu siç është treguar në raportin mbi pikat e nxehta të krimit në Ballkanin Perëndimor në vitin 2019, ky rajon e prezanton veten si një qendër jetike e trafikimit të drogës, armëve dhe qenieve humane. Në fakt, pozicionohet ndërmjet prodhuesit më të madh në botë të opiumit, Afganistanit, dhe tregut më të madh të heroinës, Europës Perëndimore. Gjithashtu po bëhet një pikë e rëndësishme  aksesi dhe këmbimi për kokainën, gjithashtu dhe si një vend i prodhimit të mariuanës(plantacionet shqiptare). Para së gjithash, trafiku i heroinës qarkullon përgjatë të ashtuquajturës “Ballkan Route”, i cila e ka origjinën në Afganistan, më pas kalon tranzit nga Turqia, dhe përhapet në Europë nëpërmjet vendeve të Ballkanit. Kjo rrugë më pas ndahet në një udhë që shkon nga Mali i Zi dhe Shqipëria drejt Italisë, dhe një kalim i dytë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia drejt Europës Qëndrore(Austri, Zvicës, Sllovaki, Hungari). Një rrugë e dytë është ajo e trafikimit të kokainës, që e sheh Shqipërinë dhe Malin e Zi si lidhje e zinxhirit kriminal mes Amerikës së Jugut dhe Europës. Zakonisht anijet mbërrijnë në Durrës(Shqipëri) dhe Bar (Mali i Zi), më pas i dërgojnë produktet në Kosovë dhe Serbi, dhe nga atje shiten në Europën Qëndrore. Për sa i përket kanabisit, Shqipëria është bërë prodhuesi më i madh në rajon. Destinacionet kryesore të trasportimit të kanabisit janë portet italiane të Brindisit, Basit dhe Otrantos, ndërkohë Greqia dhe Turqia janë në nivele të vogla. Më në fund, përsa i përket drogërave sintetike, Ballkani merr ngarkesa nga Hollanda, me përjashtim të një prodhimi vendas në Bosnjë dhe Serbi. Ne nuk duhet të harrojmë kontrabandën e cigareve, në të cilën Mali i Zi ka një rol absolutisht të rëndësishëm. Në fakt nëpërmjet portit të Bar, trafikon cigare me marka zyrtare ose false drejt Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Në trafikun e armëve, Shqipëria shquhet për tregtinë e saj me mafian siçiliane, që është një nga klientët më të shpeshtë. Analiza e këtyre “zonave të nxehta” ndahet në tre shtylla:

 

1)Pozicioni gjeografik i rajonit, pika kalimtare e këtyre trafikimeve kriminale veçanërisht nëpërmjet aeroporteve, porteve dhe zona të izoluara të kufijve.

 

2)Ekonomia e cënueshme e disa vendeve, lehtëson infiltrimin e një infrastrukture të dobët, të karakterizuar nga një nivel i lartë i papunësisë ( për një kohë të gjatë, veçanërisht të rinisë), emigrimi dhe probleme të natyrës socio-psikologjike.

 

3) Shtete me qeveri të dobëta, zakonisht të pëfshira në aktivitete ilegale dhe të korruptuara, të ndërlidhura me një kontroll të dobët territorial me një menaxhim dhe rregullim tipik të vendeve jo plotësisht të zhvilluara, dhe madje më të prapambetura se kaq.

 

Një vështrim mbi grupet mafioze shqiptare

 

Nga harta e krijuar në vitin 2019 nga “Antimafia2000” vjen dhe vendodhja e saktë territoriale e grupeve më të rëndësishme kriminale shqiptare. Tre struktura të organizuara kriminiale operojnë në Tiranë, të cilat janë fuqizuar që nga koha e rrëzimit të regjimit të Enver Hoxhës, pjesërisht falë lidhjeve të korruptuara me politikanë dhe sipërmarrës vendas. Disa janë të përfshirë në pastrimin e të ardhurave nga aktivitetet mafioze; disa të tjerë menaxhojnë trafikun e drogës, zhvatjen dhe mbledhjen e borxheve në hesap të grupeve të treta; në fund janë ata që financojnë në furnizimin me ushqime dhe në shfrytëzimin e depozitave të kromit, të cilët po lulzojnë në Shqipëri. Jo vetëm kaq, qyteti është githashtu një zyrë e rëndësishme mbështetëse për operacionet jashtë vendit, veçanërisht në Hollandë, UK, Belgjikë, Zvicër, Spanjë, Gjermani, Itali dhe Kosovë. Në Shkodër ndodhen të paktën katër grupe kryesore mafioze që merren me trafikimin e drogës, organeve, armëve dhe qenieve humane. Aktiviteti kryesor i këtyre grupeve është prodhimi dhe trafikimi i kanabisit, një zonë ku ata mund të zënë vendin primar pas disa viteve.  Ky rol luhet për shkak të vendodhjes së tyre në kufi me grupet malazeze, dhe me kosovarët. Durrësi, nga ana tjetër, nuk prezanton vetëm një çështje deçizive për shkak të portit nga i cili vjen një fluks i madh i kokainës nga Amerika e Jugut për Europën, por gjithashtu ofron një terren të gjerë të investimeve kriminale në industrinë e hotelerisë, në tregtimin e makinave të vjedhura dhe gjithashtu në shumë aktivitete sociale dhe politike. Në Vlorë janë vendosur familjet Caushi, Gaxhai dhe Kakami të cilat janë në luftë me njëra-tjetrën për kontrollin e territorit. Vrasjet janë bërë të shumta gjatë viteve të fundit për shkak të luftës për supremaci në rrugët ndërkombëtare të trafikut të armëve dhe lëndëve narkotike, veçanërisht drejt Spanjës dhe Italisë. Në Fier ne shohim grupe më të rafinuara të cilat nuk janë të përfshira në aktivitete kriminale(trafikim droge dhe zhvatje) dhe ajo që i karakterizon është jovetëm lidhja e gjakut që kanë, por edhe komuniteti të cilit i përkasin( çamë dhe kosovarë). Për të kuptuar lidhjet e shkëlqyera të këtyre grupeve, mjafton të mendojmë se në vitin 2017 Arjan Shanaj është arrestuar në Greqi duke mbajtur kokainë nga një kartel kolumbian. Në Berat, tre elementët prezentë ndajnë mes tyre pjesë të sektorit të turizmit, duke bëre disa marrëveshje mes tyre. Në të kundërtën, Elbasani ka një konflikt të fortë mes grupeve kriminale, të konfirmuar nga një numër i madh vrasjesh gjatë kohëve të fundit. Kjo vërteton një nivel të lartë të aktivitetit kriminal në qytet pavarësisht çmontimit të të ashtuquajturit Mandela dhe Tan Kateshit. Është vlerësuar se dy grupet më të fuqishme në Shqipëri janë të përfshira në trafikun e kokainës drejt Europës Perëndimore dhe UK.

 

Pas një përshkrimi të shkurtër të këtij lloji dhe qartësisë së përballjes me një fenomen kriminal shumë të integruar me grupet kryesore kriminale në Amerikën Latine dhe Lindjen e Largët( ne gjithashtu mbajmë mendt të ashtuquajturin “Golden Triangle” të drogës mes Laos, Burmas dhe Kinës), ne mund të konfirmojmë lidhjen strukturore mes mjerimit të paligjshmërisë terroristo-mafioze dhe prezencës së shtetit të dobët në territor, veçanërisht në lidhje me funksionimin e kontrollit dhe administrimit të popullsisë. Ku kriza e fabrikës socio-ekonomike (papunësia, të ardhurat e ulëta) po zgjidhet me mungesën e transparencës në procedura dhe me një lulëzim të aktivitetit anti-shtetëror të mafias dhe terroristëve, e aftë për t’i ofruar një tjetër alternativë (megjithëse kriminale) shtresave më të varfra, e cila do të gjejë gjithmonë terren pjellor në një ekonomi të zezë, të përbërë nga dinakëria, mashtrimi, korrupsioni dhe trafiku i mjeruar.

 

Nga Paolo de Donno

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur