Përkundrazi pretendimeve të mbështetësve të kultit Muxhahedinët Khalk, natyra e këtij grupi terrorist nuk ka ndryshuar

Categoria: Artikuj

 

 

 

Medea Benjamin, njera nga anktivistet e njohura kundër luftës në SHBA dhe thelemuelse e lëvizjes "CODEPINK", në një intervistë me "Rrjetin e Lajmeve Reale" në SHBA, shprehu kritikiat e  saj për mbështetjen që qeveritarët e atij vendi japin për kultin terrorist të muxhahedinëve.

Sipas raportit të qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative "Habilian" (Famija e Viktimave të Terrorizmit), në atë intervistë, Benjamin foli për paraqitjen e një imazhi të shtrembëruar të Iranin nga ana e politikanëve , mediave  dhe politikave armiqësore të Amerikës kundër Iranit.

Në një pjesë të intervistës, ajo tha: "Është shumë e habitshme që disa persona nga kabineti i Trump kanë zgjedhur të mbështesin Organizatën Muxhahedinët Khalk dhe ta zgjedhin atë si një "zëvendësuese të qeverisë" së Iranit sepse kjo organizatë nuk ka asnjë mbështetje shoqërore në Iran. Populli i Iranit, edhe në qoftë se përkrah qeverinë edhe nëse e urren, është i neveritur nga Organizata Muxhahedinët Khalk. Përse? Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetje duhet të hulumtojmë në veprimtarinë  e këtij grupi në vitet e para të revolucionit të Iranit. Në fillim ata lujtën rol në mposhtjen  e shahut, por më pas kur ndryshuan kushtet , u bashkuan me Sadam Husejnin dhe morën pjesë në luftën e llahtarshme 8 vjeçare kundër Iranit. Kanë kryer sulme terroriste vetëvrasëse në Iran, dhe duke bashkëpunuar me armikun, morën shumë jetë të qytetarë civilë.

Për këtë arsye, ky grup nuk ka asnjë legjitimitet në Iran. Më e rëndësishmja nga të gjithë është kjo që ky grup është një kult psikopat. Këtë nuk e themi vetëm ne, Korporata Rand dhe dokumente të brendshme shtetërore gjithashtu e konfirmojnë këtë gjë. Pas dëbimin nga Iraku, ata janë vendosur në Shqipëri dhe atje i mbajnë anëtarët e tyre të burgosur. Deri në vitin 2012, ky grup ka qenë në listën amerikane të organizatave terroriste. Po në atë vit, për shkak të shumave të mëdha të parave që në dukje i kanë marrë nga Arabia Saudite, dhe pasi blenë një numër të madh qeveritarësh,  mundën të dalin nga kjo listë.

Persona si John Bolton që mesa duket ka marrë 180 mijë dollarë nga MEK, Giuliani, Ginrich dhe disa fytyra të tjera demokrate si Elliott Englell dhe Nancy Pelosi, bëjnë pjesë në mesin e atyre qeveritarëve të blerë.

Kur ballafaqohemi me këto përkrahës të MEK, thonë: "Ok, të themi të drejtën Organizata Muxhahedinët Khalk ka ndryshuar."

Por ky ndryshim i jashtëm  është për hir të kompanive ndërlidhëse dhe shumave të mëdha të parave që u kanë dhënë këtyre. Por kur të shikoni në thellësi të muxhahedinëve, do të shikoni po atë kult që  torturon anëtarët që mundohen të arratisen. "

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur