Përse MEK përpiqet që të rizgjidhet Trump

Categoria: Artikuj

Një herë e një kohë përkrahte qëndrimin anti-amerikan dhe anti-imperialist të liderit të saj të hershëm duke qenë e përcaktuar si një organizatë terroriste nga Departamenti i Shtetit, Organizata Muxhahedinët Khalk (MKO, MEK, PMOI, Kulti Rajavi) tani pretendon të jetë një mikeshë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kthimi 180 gradë i grupit për t’i shërbyer SHBA-ve ka qenë politika e tyre kryesore gjatë dekadave të kaluara, veçanërisht pas rënies së sponsorit të grupit në vitin 2003, Sadam Huseinit.

Sidoqoftë, jo të gjitha anët e qeverisë amerikane janë të pëlqyerat e MEK. Për sa kohë një administratë është grabitqare, me politika më të ashpra kundër qeverisë në Teheran, është shumë e pëlqyer për liderët e MEK. Prandaj, Trump dhe ekipi i tij luftënxitës duhet të jenë miqtë më të mirë të MEK në administratën amerikane. Kështu që është më e arsyeshme për MEK të mbështesë Trump-in për sezonin tjetër.

Marrëdhënia e dashur e MEK me luftënxitësit amerikanë nuk është e kushtëzuar vetëm me fjalimet e paguara të politikanëve si John Bolton dhe Rudy Giuliani në shfaqjet e MEK në Francë, Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Vetë Presidenti e ka mbështetur fushatën e MEK kundër kombit iranian. Megjithatë, MEK mund të jetë e panjohur për shumë politikanë amerikanë. Ndonjëherë aktivitetet propagandistike të grupit kanë qenë shumë të rëndësishme në manipulimin e luftëdashësve.

Ishte një zbulim i madh për masmedian kur Murteza Hussain i “Intercept” raportoi se Trump ka shpërndarë një lajm të rremë të një anti-iraniani që nuk ekziston. Ai zbuloi personin e rremë të krijuar nga MEK në Twitter nën emrin Heshmat Alavi.  “Ky nuk është dhe nuk ka qenë kurrë një person real”,-tha Hussain.

Lëvizjet e Trump(edhe të paqëllimta) duket të jenë në favor të MEK. Në shtator, “Al Monitor” deklaroi se e zgjedhura e Presidentit të SHBA-ve në Gjykatën Supreme, Amy Corney Barrett ishte pjesë e një ekipi ligjor që përfaqësonte Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit, që më parë është përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një organizatë terroriste.  Dr.Djene Bajalan, një historian i Lindjes së Mesme foli për marrëdhëniet e Amy Coney Barrett me MEK në emisionin American të Michael Brook.

“Puna e Amy Barrett ka qenë të bëhej avokate e Muxhahedinëve Khalk, MEK-ut, e cila sipas çdo standardi është një organizatë terroriste,”-tha ai. Duke i quajtur muxhahedinët njerëz të çmendur, ai sugjeron se këta njerëz të çmendur mund të ndjekin agjendën e tyre nëpërmjet republikanëve amerikanë  sepse kanë para. “Ata i paguajnë njerëzit me shumë para për të mbajtur fjalime dhe për të menduar ashtu,”-tha ai.

Prandaj, duket e pranueshme ta shohësh MEK-un të ndërmarrë fushata në mbështetje të Trump për të fituar zgjedhjet. MEK aktualisht ka teknikat e saj të zakonshme në fushatën e mos informimit në media. Shefi i Inteligjencës Amerikane John Ratcliffe, deklaroi në “Politico” më 21 tetor, se “Irani fshihet pas kërcënimit të mesazhe pro Trump të votuesve amerikanë.”

Juan Cole, i cili është i specializuar në historinë e Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore, dhe një kritik i të dhënave sektare të MEK, sugjeron se fjalët e Ratcliffe janë “gjë e ngordhur nga truri” dhe se postat elektronike të falsifikuara mund të jenë pjesë e mekanizmit të MEK.

Ai qartëson: “Tani, a mund të kenë ardhur postat elektronike false nga llogari nga Irani? Sigurisht. Muxhahedinët Khalk (MEK, MKO), një herë e një kohë i listuar si grup terrorist nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe  kërkon të rrëzojë Republikën Islamike, është aktiv edhe brenda Iranit dhe në këtë mënyrë mund ta mashtrojë lehtësisht qeverinë. Ose jam i sigurt se sauditët ose të tjera qeveri anti-iraniane mund të dërgojnë postat elektronike nëpërmjet një serveri iranian ose të mashtrojnë një ofrues iranian të shërbimit të internetit. Por, në të vërtetë miq, analizat inteligjente nuk po përgjojnë veç një ISP. Duhet të dish gjeopolitikën që të kuptosh nëse diçka është e besueshme.”

Ajo që është domethënëse në marrëdhëniet e MEK me luftëdashësit është kjo që të gjitha palëve të aleancës nuk i intereson populli iranian. Prova e kësaj është mbështetja e linjave të ashpra të SHBA-ve për MEK që është një entiteti i urryer në mesin e iranianëve.

Nga Mazda Parsi


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur