MEK dhe fëmijët-Homa Khodabandeh dhe Adeleh Khabazian

Categoria: Artikuj

1-MEK dhe fëmijët-Homa Khodabandeh

Homa është lindur në Newcastle në vitin 1979, në të njëjtën kohë me Revolucionin Iranian. Babai i saj Ebrahim Khodabandeh ishte një anëtar aktiv i “Shoqatës së Studentëve Mymslimanë” jashtë vendit. Në verë të vitit 1980, Ebrahimi iu bashkua Organizatës Muxhahedinët Khalk (MKO, MEK, PMOI, Kulti Rajavi) të cilin e gjeti islamik, nacionalist dhe anti-imperialist. Kur u bë një anëtar me orar të plotë i grupit, ai e la gruan britanike dhe vajzën një vjeçe e gjysmë, Homanë.

Homa ishte 11 vjeçe e gjysmë kur mësoi për babanë e saj. Ajo pa për herë të parë kartën e saj të identitetit. Në shkollë ajo shkroi një ese rreth babait të saj të cilin e njihte kush ishte por nuk e dinte ku ndodhej.

Atëherë, gjyshja e Homas e mori atë në Bagdad, Irak, për të takuar babanë e saj. Janë bërë disa vizita mes babait dhe të bijës por nën vëzhgimin e komandantëve të MEK. Homa e la Irakun me sy të përlotur për shkak se babai i saj nuk ishte në gjendje as ta përcillte tek aeroporti.

Gjatë viteve në vazhdim, grupi i kërkoi vazhdimisht Ebrahimit që ta inkurajonte vajzën e tij të bashkohej me ta. Ai nuk lejohej ta takonte Homan përveç se me qëllimin për ta sjellë atë në shfaqjet e grupit, por babai dhe vajza e tij nuk donin të vepronin ashtu.

Një herë kur Ebrahim Khodabandeh ishte në Suedi, Homa u lajmëroi nga halla e saj Sudabeh Khodabandeh për planet e babait të saj.

Ajo ishte 16 vjeçe kur gjyshja e solli në Suedi për ta takuar babanë për pak momente në kampin e MEK atje. Ebrahimi ishte në Bagdad kur e kuptoi që i kishte ardhur një letër nga zyra e IRC. Ai mundi ta merrte letrën vetëm pasi mundi të bindte komandantët e MEK. Homa i kishte shkruar babait të saj se do të martohej dhe se i kërkonte ta telefononte. Kur Ebrahimi menaxhoi ta telefononte , ajo ishte e martuar dhe me dy fëmijë. Këto ishin pasojat e një sfide të gjatë mes IRC dhe liderëve të MEK të cilët nuk donin që Ebrahimi të ishte në kontakt me të bijën.

Kur Ebrahim Khodabandeh u arrestua në kufirin sirian, autoritetet e MEK kontaktuar Homan, e cila sapo kishte lindur fëmijën e saj të tretë, dhe i thonë se babai i saj po torturohej në Iran dhe së shpejti do të ekzekutohej. Ata i kërkuan asaj të merrte pjesë në një demonstratë anti-iraniane në Londër. Ata madje u përpoqën në mënyrë sfiduese ta bindin t’i vërë zjarrin veten para ambasadës së Iranit. Më në fund ajo i kërcënon ata se do të telefonojë policinë.

Homa, e cila  e kishte takuar babanë e saj vetëm për disa momente të shkurtra, filloi të ndiqte ligjërisht çështjen e babait të saj në burgun Evin nëpërmjet ambasadës iraniane në Londër. Një vit më pas, ajo udhëtoi drejt Iranit së bashku me bashkëshortin e saj dhe tre fëmijët e tyre. Para se të nisej drejt Iranit, autoritetet e MEK e telefonuan dhe u munduan ta ndalojnë duke e tmerruar nga qeveria në Teheran.

Sidoqoftë, në Teheran, Homa vizitoi babanë e saj në burgun Evin dhe më pas u takua me gjykatësin e çështjes duke u përpjekur të ndihmojë babanë e saj. Pasi u rikthye në Britani, ajo telefonoi MEK-un për t’u treguar për gjendjen e babait të saj në Iran, por ata nuk u përgjigjën kurrë.

Homa tani është 42 vjeçe, nënë e pesë fëmijëve. Ajo ka një jetë të mirë tani, por kujtimet e fëmijërisë nuk janë të pëlqyeshme për të. Ajo thotë gjithmonë: “E mbetur pa letra dhe telefonata, është shumë e vështirë për një vajzë ta dijë se ku është babai i saj dhe çfarë po bën”. Sidoqoftë, gjëja më e vështirë ishte mënyra se si MEK e trajtoi atë. MEK donte të abuzonte mbi Homën për hir të interesave të tyre.

Homa ishte me fat që gjyshja e saj e mbështeti duke e rritur si një vajzë të pavarur dhe vigjilente. Ajo tani është një myslimane e devotshme dhe menaxhere e një instituti arsimor të cilin e ka themeluar vetë. Djali i saj i madh, Sulejmani, është një student i mjekësisë. Djali i saj i dytë është një student i inxhinierisë mekanike. Vajza e saj Saleheh , ndjek studimet para universitare. Ebrahimi dhe Mohammadi, të dy studentë, janë fëmijët e saj më të vegjël.

2-MEK dhe fëmijët-Adeleh Khabazian

Nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet për momentin. Ajo ishte anëtare e një familje muxhahedine. Babai i saj Mohammad Khabazian dhe mamaja e saj Maryam Hajkhanban, ishin anëtarë të Organizatës Muxhahedinët Khalk (MKO, PMOI, MEK, Kulti Rajavi).

Në vitin 1991, Adeleh dhe vëllezërit e motrat e saj , së bashku me qindra fëmijë të tjerë të MEK u dërguan nga Kampi Ashraf në Irak, drejt Evropës. Autoritetet e grupi e vendosën Adelen dhe motrën e saj të vogël Atefen në Gjermani, dhe dy vëllezërit e tyre në SHBA.

Në atë kohë, Adeleh ishte një studente 17 vjeçare. Grupi e kishte ngarkuar me detyrën e trajnimit të fëmijëve më të vegjët të MEK. Ashtu si fëmijët e tjerë, ajo gjithashtu dhe disa detyra të tjera në organizatë  si aktiviteti i mbledhjes së fondeve. “Gjatë fundjavave, ajo duhej të punonte për grupin nga mëngjesi deri në darkë nëpër qytetet anembanë Gjermanisë”. Nadereh Afshar shkruan rreth Adeleh në librin e saj mbi MEK-un të titulluar “Love Forbiden”.

Për Adeleh, hixhabi i detyruar ishte burimi i mosmarrëveshjeve me autoritetet e MEK. Pavarësisht se jetonte në Evropë, ajo detyrohej nga komandantët e grupit të mbulonte flokët e saj. Nadere Afshar shkruan rreth çështjes së Adeleh me MEK:

“Ajo ankohej vazhdimisht për hixhabin e detyruar dhe në përgjigje sulmohej gjithmonë nga autoritetet e grupit. Pas shumë zënkash, Adeleh vendosi të zbulojë flokët. Tayebe Rahamani Tahuti (e cila ishte një anëtarë e Këshillit të Lartë të grupit dhe donte të sillte liri për popullin iranian) i tha se mamaja duhet ta lejonte të hiqte shaminë, pasi zbuloi që Adeleh nuk mund të bindej me të rrahura dhe frikësime.

Ata nxorën mamanë e saj në telefon ( në linjën e rezistencës) për ta frikësuar që të mbulojë flokët. Vajza e pafajshme i tha të ëmës: “Jam e turpëruar që mamaja ime është një muxhahide.” Ajo e mbylli telefonin kur mamaja po i jepte mësim rreth përparësive revolucionare të hixhabit.

Komandantët e MEK kanë mbajtur disa takime me Adeleh për ta bindur që të mbajë hixhabin. Duke dështuar në përpjekjet e tyre, në fund ata e quajtën “pulë tradhtare” dhe e përjashtuan atë dhe motrën e saj nga organizata.

Adeleh e cila ishte liruar nga ditët e vështira të jetesës brenda grupit, filloi të zbulonte fakte rreth botës brenda Muxhahedine Khalk. Tani, ishte radha e babait të ndërmerrte veprime për të bindur vajzën ndaj rregullave të organizatës.

Babai, i cili vetë ishte një viktimë e doktrinës së Massoud Rajavisë, erdhi të ndëshkonte vajzën e tij. Adeleh u rrah dhe u godit nga babai i saj, edhe pse deri në atë kohë ai kurrë nuk i kishte prekur me dorë fëmijët e tij,”-shkruan Afshar për fatin e Adeleh te MEK.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur