Gënjeshtrat e Maryam Rajavit mbushin internetin ndërkohë që iranianët luftojnë me realitetin

Categoria: Artikuj

Image result for foto nga zonat e përmbytura në iran jpgImage result for foto nga zonat e përmbytura në iran jpg

 Reshjet e dendura vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje anembanë vendit në Iran. Dhjetëra, ndoshta qindra njerëz kanë humbur jetën gjatë javës së fundit, shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Mijëra të tjera kanë mbetur pa shtëpi dhe pa mëhallë. Autoritetet po punojnë për të shpëtuar dhe ndihmuar njerëzit, duke përfshirë Kryqin e Kuq dhe ushtrinë.  Është një emergjencë kombëtare dhe njerëzit po vuajnë.

Si gjithmonë, kur Irani del në lajme, ne marrin të njëjtin reagim nga ata që e urrejnë atë. Ashtu si dhe ngarjet e tjera, këto përmbytje janë vetëm justifikime  për ta bërë Iranin një top politike  që goditet nëpër mediat perëndimore. Si fillim shfaqen specialistët e momentit. Disa janë të recikluar nga artikuj të tjerë lajmesh. Ata ndryshojnë vazhdimisht duke u bërë një herë ekspertë të këmbimit valurot, një herë ekspertë të petrokimisë, ekspertë të enjergjisë bërthamore, ekspertë të të drejtave të njeriut madje tani janë shfaqur si ekspertë të menaxhimit të ujit. Iranianët të cilët kanë dekada që nuk kanë qenë në Iran, dalin papritur jashtë për të dhënë intervista dhe ndajnë analizat e tyre eksperte rreth kësaj se përse rreshje të papritura kanë shkaktuar përmbytje të papritura dhe me njërën frymë ia  vënë fajin dështimit për të parashikuar ndryshimet klimaterike dhe me frymën tjetër fajësojnë politikat e qeverisë iraniane për dëmet.

Madje disa prej tyre mendojnë se po ndimojnë popullin iranian duke qëndruar mënjanë duke kritikur qeverinë sikur iranianët të ishin disi të papjekur të mendonin për veten.

Më e keqja nga të gjithë këta ekspertë mashtrues është Maryam Rajavi, e cila ka gënjyer veten se po udhëheq një revoltë popullore në Iran ndërkohë po mashtron dhe shtyp skllevërit e saj të moshuar në Shqipëri. Në mesin e një emergjence kombëtare ajo ka qenë duke u treguar iranianëve të ndihmojnë njëri-tjetrin!!! Ata do të dëshironin shumë të kishin menduar për këtë.

Për një kohë, ajo që ishte më interesantja ishte mungesa e MEK në atë ndihmë dhe mbështetje.  Për një grup që pretendon të ketë mbështetje të madhe brenda në Iran dhe që pretendon se po punon për të ndihmuar popullin iranian kundër  qeverisë së tyre, MEK-u mungonte plotësisht. Maryam Rajavi është aq e fiksuar me foton e saj saqë ishte surprizuese që ajo nuk i kishte dhënë urdhër të publikonin në sajte foto të modifikuara të MEK-ut duke ndihmuar viktimat e përmbytjeve  me foton e saj në sfond.

Kaq  ndodhi derisa Massoud Khodabandeh shkruajti rreth kësaj në sajtin e tij Iran-Interlink. Mesa duket , Rajavi e lexon sajtin dhe merr udhëzime nga Khodabandeh se si u përgjigjen njerëzit normalë emergjencave kombëtare.

Pasi Khodabandeh vuri në dukje "mungesën e mendjes" te MEK, makina propagandistike e Rajavit është zgjuar dhe ka filluar të përhapë gënjeshtra

Ajo që i duhet një kombi në krizë.pas udhëzimit të parë prej një budallai duke u thënë të përbyturve të bëjnë rezistencë shpërtimtarve ( sepahut ose Gardës Revolucionare, të cilët meqë ra fjala kanë ndimuar në mposhtjen e heronjve të Rajavit në terren , ISIS-in, duke shpëtuar jo vetëm Irakun dhe Sirinë, por të gjithë Iranin nga ky kërcënim) Rajavi duhet të këtë lexuar komentet e khodabandeh dhe e ka kuptuar që nuk mund të presë revolucion nga  jetë të marrë njerëzish dhe shtëpit e të cilve i ka marë uji. Jo këtë radhë e dashur! 

Është e vërshtirë të lexosh propagandën e Rajavit dhe të mos qeshësh, sepse është me të vërtetë e pakuptimtë. Sipas saj, këta mbështetës të MEK-ut nuk janë vetëm duke ecur lirisht nëpër të gjitha zonat e përmbytjes duke dhënë "ndihma" të cilën e kanë nxjerrë si me magji nga askund, por kanë edhe mjaft kohë për të printuar fletushka me udhëzime se si t'u vijnë në ndihmë  vet atyre!

Ju nuk mund ta bënit atë...vetëm Rajavi e bëri!


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur