Konkurenca për të qenë një alternativë

Categoria: Artikuj

Terrorizmi anti-njerëzor(13)

Shembulli i mëposhtëm është një nga programet propagandistike të radios "Zëri i Iranit" që tregon për marrëdhëniet e këtyre më datë 8 shtator të vitit 1981, domethënë afërsisht në po atë kohë kur u publikua një fletëpalosje propagandistike e bisedimeve mes MEK-ut dhe demokratëve  në të cilën flitej për konkurencën për të qenë një alternativë për pushtet me "Këshillin e Rezistencës".

Kur kjo radio u jep shpresë dëgjuesve se një ditë do të kthehen duke u folur për madhështinë, forcën e kundërshtarëve dhe mbërritjen e kohës së rrëzimit të qeverisë, në lidhje me çështjen e Kurdestanit thotë: "Krahina i Kurdestanit, të gjitha qytetet dhe fshatrat janë në dorë të nacionalistëve kurdë... Rrugët e komunikimit janë në dorë të kurdëve... Herë pas here duke publikuar lajme të rreme, qeveria e ahundëve(hoxhallarëve)  kërkon të mashtrojë njerëzit për gjendjen e vërtetë të Kurdestanit dhe flet shpesh për sukses në të...E vërteta është kjo që njerëzit luftëtarë, arianët trima të tokës së Kurushit të madh, luftojnë për lirinë e vendit të tyre..."

Për shkak të kësaj konkurence dhe marrëdhënie të ngjashme që këta dhe Këshilli i Rezistencës kanë pasur me Partinë Demokratike , edhe bashkimi i kësaj partie me Këshillin e Rezistencës është quajtur një fitore politike për Rajavin dhe Beni Sadrin, sepse absorbimi i Partisë Demokratike që ishte e pranueshme nga Amerika, është një fitore e rëndësishme e muxhahedinëve për të qenë një alternativë konkurruese në qarqet e imperialistëve.

Shohim që pas shpalljes zyrtare të bashkimit të Partisë Demokratike të Kurdestanit bëhet një zhurmë e madhe nga "Radio Iran" ku dhe zëdhënësi i Bahtiarit vjen dhe zbulon detaje, një punë të cilën as vetë ai nuk ka qenë në gjendje ta bëjë për shumë vite, por muxhahedinët arritën ta bënin me sukses. Ai del dhe thotë këto fjalë: "Përsa i përket asaj që ka të bëjë me udhëheqësit e muxhahedinëve, ata e kanë vënë dinjitetin e luftëtarëve kurdë propagandë për veten e tyre...Në bisedat e fshehta që Masoud Rajavi bën me fuqitë imperialiste në Paris, pishmergat kurde i rradhit në rradhët e forcave të muxhahedinëve."

Vonimi i njohjes zyrtare të bashkimit me Këshillin e Rezistencës:

Vihet re  se në korrik Kasemlu thotë se muaj më parë ka  bërë një marrëveshje me Muxhahedinët Khalk  dhe   fletëpalosja propagandistike  e bisedimeve të përfaqësuesve të Partisë Demokratike me Rajavin në Paris ku palët kanë vendosur me kënaqësi, është publikuar në gusht, por përsëri shohim se bashkimi i Partisë Demokratike me Këshillin e Rezistencës shpallet zyrtarisht më 6 nëntor.

Këto ndodhin në raste kur Organizata Muxhahedinët Khalk ka shumë nevojë për bashkim në aspektin politik dhe propagandistik dhe çdo muaj publikon bashkangjitjen e një grupi të panjohur me kaq e kaq persona, të filan grupi studentësh etj, por pyetja kryesore është kjo, përse e vonojnë kaq shumë shpalljen zyrtare të bashkangjitjes?

Në lidhje me këtë përmenden këto pika që paraqiten më poshtë:

Së pari ,  edhe me prezencën e marrëveshjeve  në disa çështje ndërmjet dy palëve pranuese dhe shpallja e saj vet,  i ka dhënë  një goditje të fortë politike Këshillit të Rezistencës ose   ka qenë problematike për disa nga muxhahedinët (për ata të nivelit të ulët). Prandaj pavarësisht dëshirës së palëve për t'u bashkuar, kjo gjë bëhej shkak që ata ta vonin shpalljen për të gjetur një rrugëzgjidhje.

Së dyti, për të zgjidhur disa nga problemet e marrëveshjes së dy palëve nuk kishte kushte të mjaftueshme dhe në këtë çështje ndërhynte dhe një forcë e tretë e cila konsiderohej mjaft e rëndësishme(Amerika dhe Perëndimi në përgjithësi). Sëtreti, në bashkime të tilla të cilat formohen me qëllim për të fituar pushtet, secila palë mban anën e përfitimeve më të shumta të bazuar në fuqinë e tyre të pretenduar.

 Në këtë çështje, me kalimin e kohës ndryshonin dhe kushtet, sidomos ndryshimet e paparashikuara të cilat  në investigimet e palëve rezultonin si rritje apo zvogëlim i pushtetit në duart e tyre. Për shembull , druartrokitjet e imperialistëve për prezencën e Masoud Rajavit dhe Beni Sadrit në Paris dhe intervistat e tyre ditë e natë tregonin sjelljen entuziaste, ndëkohë Partia Demokratike përballet me një lloj tjetër konfrontimi me ta në mbledhjet pas 27 shtatorit.

Vështrimi i një liste të disa problemeve dhe shpejgimeve të tyre e qartëson më shumë këtë çështje dhe problemet që ishin të   nevojshëm të parashtroheshin dhe që kërkonin kohë për t'u zgjidhur, mund t'i paraqisim si më poshtë:

-Autonomia dhe kjo që deri në çfarë pike duhet të jetë e qartë ajo në mënyrë që çdo palë të ketë më pak dëme në rastet e saj të veçanta.

-Këtë që çfarë duhet të bënin me grupet e rajonit që nuk e pranon Partinë Demokratike .

-Si duhet të silleshin me grupe vendase  torollakësh të bashkuar me Partinë Demokratike si  Sanar Mamedi, feudalët gjakpirës, monarkistët , agjentët e SAVAKU-ut në arrati,  grabitësit dhe banditët famëkeq të rajonit.

-Çfarë duhet të bënin me shokë të Partisë Demokratike si Bahtiari, i cili ishte konkurrent me Këshillin e Rezistencën.

-Çfarë duhet të bënin për të parandaluar ndalimin e financimin të Partisë Demokratike nga grupet anti-revolucionare, pas bashkimit me muxhahedinët.

-Çfarë duhet të bënin me çështjen e lirimit të "Kurdestanit të Lirë" ose "Iranit të Lirë në Rajonin e Kurdestanit", ku që të dy grupet kishin një pozitë të veçantë në komplotin e imperialistëve.

Në problemet e mëposhtme, nga njëra anë duhet të ruhej dhe respektohej aspekti progresiv i muxhahedinëve dhe nga ana tjetër duhej ruajtur edhe pozita e aleatëve potencialë dhe aktualë të tyre, dhe më e rëndësishme nga të gjithë ishte pëlqimi i Amerikës që ishte i domosdoshëm dhe faktori kryesor për fitimin e statusit alternativë.

Çështja e autonomisë:

Kjo është një goditje e fortë për Këshillin Kombëtar të Rezistencës që tregon se me ardhjen e saj në pushtet, që në fillim të marrjes së pushtetit do të humbë një pjesë të vendit. Kasemlu pretendonte për një autonomi, ashtu siç ishte projektuar në planin 26 anëtarësh të delegacionit të përfaqësimit të popullit që u diksutuan në negociatat e tyre me Bordin Special, ku kërkoi një "Kurdestan Vetqeverisës" që përfshinte krahinën e Kurdestanit dhe pjesë të mëdha të krahinave të Ilamit, Kermanshahut dhe Azerbaixhanit Perëndimor.

Ky "Kurdestan autonom"  në të vërtetë do të ishte një shtet i pavarur që lidhej me shtetin vetëm nëpëmjet disa kanaleve njëanëshe. Domethënë qeveria vetëm duhet të jepte para  dhe t'u jepte përfaqësuesve të Partisë Demokratike poste të larta në organet qeverisëse  dhe nga ana tjetër, Partia Demokratike, kur të dëshironte mund të shpallte pavarësinë  dhe të deklaronte "Kurdestanin autonon" një shtet të pavarur.

Kjo çështje konsiderohej një tradhëti ndaj vendit dhe Revolucionit Islamik në mendjet e njerëzve, prandaj ata duhet të mendoheshin mirë që kjo t'i jepte atyre një goditje të fortë politike.

Kjo çështje u paraqit me përdorimin e fjalës "së brendshme" sëbashku me fjalën autonomi,  duke theksuar se partitë që kërkonin dekonstruksion do të dënoheshin ,  dhe për të përmirësuar situatën në terma relative, e konsideruan  Partia Demokratike  si një nga shtyllat kryesore të qeverisë së ardhshme.

Në një letër që Masoud Rajavi i kishte shkruar Kasemlusë me qëllim për ta publikuar në Radio Kurdestan, shkruhej: "...Është e domosdoshme të na informoni për këndvështrimin tuaj për programin e Kurdestanit si certifikatë për njohjen e të drejtave tuaja historike në kuadër të këtij programi( programi i qeverisë së përkohshme të Këshillit Kombëtar të Rezistencës), me qëllim për të miratuar  origjinën e shenjtë të autonimisë (së brendshme)  brenda kuadrit të integritetit territorial të të gjithë atdheut tonë."

Duke përdorur fjalë si të drejta historike  dhe origjina e shenjtë e autonomisë, Masoud Rajavi  kërkoi t'u thonte atyre se nuk bëhet fjalë për gjë tjerët veç asaj që keni kërkuar derimë tani. Fraza përkatëse është kjo:

"Gjthashtu dua t'ju kujtoj se qëllimi im me  përdorimin e fjalëve "së brendshme" dhe "origjina e shenjtë e autonomisë"  është kjo që armiqtë të mos e quajnë rezistencën e drejtë dhe revolucionare si një kërkuese të përçarjes. "

Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka përdorur terma të ndryshëm për këtë çështje, njëra nga këto është kalimi në dorë të dytë i sloganit autonomi, dhe në vend të saj përdor sloganin "Parti e hedhjes së qeverisë" duke thënë se tani qëllimi i tyre i parë është bashkëpunimi me Organizatën Muxhahedinët Khalk. Sëdyti , kanë bërë propagandë mbi këtë çështje duke thënë se Partia Demokratike do të luftojë për përmbysjen e regjimit dhe pas fitores pjesa e saj në qeverinë e re do të jetë sipas rolit që ka  luajtur në atë luftë.

Çështja e grupeve anti-revolucionare  të rajonit kundërshtare me Partinë Demokratike_Komola:

Kasemlu ishte përgjegjës për mbledhjen e forcave kurde dhe orientimin e tyre në përputhje me interesat e Këshillit Kombëtar të Rezistencës në rajonet kurde dhe praktikisht, lëvizjet e tjera duhet të jenë  nën aritstokracinë e Partisë Demokratike.

Kjo është ajo që në përgjithësi është deklaruar në lidhje me këtë, por këtu shohim se Rajavi ka humbur pikët për të patur marrëdhënie të mira me një grup  si Komola që kërkon të ketë marrëdhënie me muxhahedinët, prandaj problemet me Partinë Demokratike duhet t'i zgjidhë në favor të tij.

Në një letër, Komola i kërkon Masoud Rajavid një takim dhe bisedime  dhe ky i fundit duke shprehur mirënjohje të madhe , u zotua se do t'i zgjidhte problemet me Partinë Demokratike.

Kundërpërgjigja e fundit e Komolas është kjo: Në fund të shkurtit , Komola deklaron në Paris se për shkak të prezencës së Beni Sadrit në Këshillin Kombëtar të Rezistencës, nuk do të bashkohet me të.  Flet për fuqinë e vet të manovrimit në rajon . Gjithashtu ka sulmuar Partinë Demokratike duke thënë se ka dëmtuar lëvizjen kurde me kompromiset që ka bërë me regjimin.

Ky është një zë jomirëpritës për Këshillin Kombëtar të Rezistencës që vjen nga Kurdestani, edhe pse Rajavi kërkon t'i tregojë Perëndimit se Kurdestani është i bashkuar nën një flamur dhe bashkëvepron me Këshillim e Rezistencës Beni Sadr-Rajavi.

Çështja e shokëve të Partisë Demokratike që janë në konkurencë me Këshillim e Rezistencës, Bahtiari:

Anti-revolucionarët monarkistë dhe bahtiaristët kanë patur  dhe kanë marrëdhënie të mira me Partinë Demokratike të Kurdestanit. Kjo vërehet te fakti që në Partinë Demokratike dhe në Pishmerga të Kurdestanit ka anëtarë të lartë të cilët kanë qenë oficerë të lartë të monarkisë dhe ish-agjentë të SAVAK-ut.

Çështja e parave , logjistikës dhe mbështetja propagandistike gjithashtu ka vendin e vet, ndërkohë këto marrëdhënie janë ndër pikat e dobëta të Partisë Demokratike ku kryengritësit e saj , të Partisë Tudeh dhe shumica e të tjerëve, me publikimin e dokumenteve në rajon po mundohen të marrin për vete disa nga mbështetësit e partisë duke këmbëngulur për në shpenzime në këtë rrugë, por edhe Partia Demokratike nuk ka bërë ndonjë reagim të rëndësishëm, sepse mesa thonë nuk ka qenë dhe aq e rëndësishme për të.

Pjesa që vjen më poshtë është një shembull i radios "Zëri i Iranit" në datën 8 shtator 1981 ku shfaqen  marrëdhëniet e këtyre, domethënë afërsisht në po atë datë kur është publikuar fleta propagandistike e bisedimeve  mes muxhahedinëve dhe demokratëve,  tregon qartë për konkurencën e tyre me Këshillin Kombëtar të Rezistencës.

Kur kjo radio u jep shpresë dëgjuesve se një ditë do të kthehen duke u folur për madhështinë, forcën e kundërshtarëve dhe mbërritjen e kohës së rrëzimit të qeverisë, në lidhje me çështjen e Kurdestanit thotë: "Rajoni i Kurdestanit, të gjitha qytetet dhe fshatrat janë në dorë të nacionalistëve kurdë... Rrugët e komunikimit janë në dorë të kurdëve... Herë pas here duke publikuar lajme të rreme, qeveria e ahundëve(hoxhallarëve)  kërkon të mashtrojë njerëzit për gjendjen e vërtetë të Kurdestanit dhe flet shpesh për sukses në të...E vërteta është kjo që njerëzit luftëtarë, arianët trima të tokës së Kurushit të madh, luftojnë për lirinë e vendit të tyre..."

Për shkak të kësaj konkurence dhe marrëdhënie të ngjashme që këta dhe Këshilli i Rezistencës kanë patur me Partinë Demokratike , edhe bashkimi i kësaj partie me Këshillin e Rezistencës është quajtur një fitore politike për Rajavin dhe Beni Sadrin, sepse absorbimi i Partisë Demokratike që ishte e pranueshme nga Amerika, është një fitore e rëndësishme e muxhahedinëve për të qenë një alternativë konkurruese në qarqet e imperialistëve.

Shohim që pas shpalljes zyrtare të bashkimit të Partisë Demokratike të Kurdestanit bëhet një zhurmë e madhe nga "Radio Iran" ku dhe zëdhënësi i Bahtiarit vjen dhe zbulon detaje, një punë të cilën as vetë ai nuk ka qenë në gjendje ta bëjë për shumë vite, por muxhahedinët arritën ta bënin me sukses. Ai del dhe thotë këto fjalë: "Përsa i përket asaj që ka të bëjë me udhëheqësit e muxhahedinëve, ata e kanë vënë dinjitetin e luftëtarëve kurdë propagandë për veten e tyre...Në bisedat e fshehta që Masoud Rajavi bën me fuqitë imperialiste në Paris, pishmergat kurde i rradhit në rradhët e forcave të muxhahedinëve."

Zëdhënësi i Bahtiarit vazhdon më tutje me sulmin e tij ndaj kokurentëve duke nxjerrë në pah gjëra që ishin dobësira në sy të imperialistëve dhe jo të popullit iranian, duke provuar që edhe ai(Bahtiari) edhe Këshilli i Rezistencës, kërkojnë t'u tërheqin vëmendjen  imperialistëve, dhe thotë: "Por është për t'u habitur që pishmergat trima të kurdëve  janë harruar duke u marrë me luftën e udhëheqësve të muxhahedinëve me Khomeinin, dhe e kanë harruar rolin e shokut të djeshëm dhe të sotëm të Muxhahedinëve Khalk  , Beni Sadrit,  në çështjen e vrasjes së përgjithshme të luftëtarëve liridashës kurdë... A nuk ishte Beni Sadr si komandant i përgjithshëm i forcave të Khomeinit i dha urdhër ushtarakëve të mos i heqin çizmet e tyre derisa t'i kenë shtypur kurdët?  A nuk ishte ai vet që e deklaroi publikisht këtë çështje në televizion?"

Në vazhdim mundohet të bëjë për vete kurdët e nivelit të ulët në Partinë Demokratike duke i bërë ata t'i bëjnë presion Partisë Demokratike në interes të tij, dhe thotë: "Nëse udhëheqësit e Partisë Demokratike janë të sinqertë në kërkesën  e tyre për autonomi dhe kërkojnë të drejtat e shkelura ,  nuk kanë bërë marrëveshje të tjera pas perdeve dhe kjo është e gjitha çfarë kanë, më vjen kjo pyetje në mendje , përse nuk janë marrë parasysh përkrahjet e Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare dhe të udhëheqësit të saj Shahpur Bahtiarit në luftërat e kërkimit të së drejtës në mesin e shokëve kurdë?"

Është e qartë se shoqërira të tilla nuk munden dhe nuk kanë asnjë arsye të ndërpriten kaq thellësisht dhe seriozisht, përveç kësaj marrëdhëniet e Partisë Demokrate , Bahtiarit dhe të tjerëve gjatë kohës së pranisë në Këshill, nuk janë përjashtuar. Në të ardhmen, kur Amerika të mos e shohë më të dobishme ruajtjen e Këshillit , në Radio Demokrat gjithashtu kur të jetë e përshtatshme do të dëgjojmë për çdo anti-revolucionar tjetër atë që është dëgjuar për Abalfazl Kasemin.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur