Muxhahedinët dhe iluzioni i madh i alternativës

Categoria: Artikuj

Agjensia e Lajmeve Fars

Grupi i Rajavit nuk ka asnjë veçori që të prezantohet si alternativë për regjimin e Iranit dhe të asnjë regjimi tjetër politik, sepse sipas kritereve politike, muxhahedinët as në rangun e grupeve opozitare nuk mund të rradhiten.

Puna më e rëndësishme speciale e muxhahedinëve në Europë, në qendrën e tyre në Shqipëri, është plotësimi i dëshirave të udhëheqësve të këtij grupi terrorist që të njihet si një alternativë ose zëvendësi i vërtetë i regjimit të Iranit. Ashtu sikurse në vitet e kaluara e deri më tani ku muxhahedinët kanë qenë mbrapa me përgatitjen e strategjisë së tyre, edhe sot gjithashtu  në ditët e sotme pasi i kanë patur  të gjitha shpresat e tyre te vendet perëndimore dhe në veçanti tek Amerika për ndryshimin e regjimit në Iran, kanë mbetur të pashpresë sepse planet e armiqve të Iranit kanë ndryshuar dhe tani janë përqëndruar në limitimin, parandalimin e ndërhyrjes iraniane, transformimin e brendshëm dhe izolimin ndërkombëtar.

Kështu, kur shohim shfaqjet plot shpenzime të muxhahedinëve në Europë, shohim se mesazhet e saj janë të përqëndruara në paraqitjen e këtij kulti si një alternativë për regjimin në Iran. Fjaluesit e marrë me qira të cilët në përgjithësi janë politikanë të pensionuar jashtë Amerikës dhe marrin pjesë në shfaqjet e muxhahedinëve për shkak të mijëra dollarëve që marrin, në tekstin e fjalimeve që sigurisht janë shkruar dhe miratuar më parë nga anëtarë të organizatës, pa asnjë përjashtim, flasin për ndryshimin e regjimit në Iran dhe të ardhmen e vendit me udhëheqjen e krytarëve të organizatës terroriste të Muxhahedinëve Khalk. Një pjesë e detyrave të banorëve të kampit të muxhahedinëve në Shqipëri gjithashtu është përsëritja e kësaj çështjeje në hapësirën kibernetike. Twitet, postimet dhe në përgjithësi veprimtaritë e muxhahedinëve në hapësirën kibernetike, është një tendencë e jashtëzakonshme për prezantimin e këtij grupi si një alternativë demokratike për regjimin iranian.

Kundërshtia me grupet e tjera anti-revolucionare

Në përgjithësi ka dy pengesa kryesore që ia kanë zënë vendin përpjekjeve të muxhahedinëve për përvetësimin e të qenurit alternativë të këtij grupi terrorist ku njëra prej tyre ështe e shkuara e errët e këtij grupi në vrasjet, krimet dhe tradhëtitë kundër popullit iranian , dhe pengesa e dytë janë grupet e tjera anti-revolucionare. Pengesa e dytë në të vërtetë janë konkurentët e muxhahedinëve në fitimin e përkrahjeve ndërkombëtare me buxhetet dhe planet e miratuara nga shtetet arrogante kundër regjimit të Iranit. Në këtë konkurencë, muxhahedinët dalin kundër grupeve anti-revolucionare me anë të metodës së shkatërrimit të palës kundërshtare.

Duhet të themi se gjendja dhe pozicioni i muxhahedinëve në ditët e sotme është në atë mënyrë që përveç grupeve monarkiste, edhe grupet e tjera si separatistët, rrymat politike jashtë vendit, dhe grupet anti-revolucionare një personëshe të cilët zakonisht drejtojnë kanale satelitore , konsiderohen konkurrentë ndaj tyre. Për shembull, në njërin nga takimet e Maryam Rajavit me CIA-n, veprimet e një grupi anti-revolucionar një personësh i cili mashtronte masat e popullit me anë të kanaleve televizive satelitore për shkatërrime në Iran, u krahasuan me aktivitetet e kota të muxhahedinëve duke kritikuar me ashpërsi performancën e dobët të këtij grupi. Ky fakt u bë shkak  që muxhahedinët të përpunojnë një model që nëpërmjet rrjeteve sociale të krijojnë lidhje brenda vendit me qëllim për të manipuluar dhe shkatërruar mendjet e të rinjve dhe adoleshentëve si qeliza rebelësh.

 Njëra nga qelizat të ashtuquajtura rebele të muxhahedinëve që përbëhej kryesisht nga adoleshentë, kryenin rituale sektare dhe simbolike nëpër male dhe shkretëtira.

Postimet, tuitet dhe në përgjigjësi aktivitetet anti-revolucionare si ato të grupeve monarkiste në hapësirën kibernetike janë përballur gjithmonë me kundërveprimin e anëtarëve që ndodhen në Shqipëri dhe që janë aktivë në internet që zakonisht përdorin fjalor të ashpër dhe fyes. Me guxim mund të thuhet se një pjesë e forcës së anëtarëve të grupit të muxhahedinëve në Shqipëri, përdoret në internet për shkatërrimin e grupeve dhe lëvizjeve të tjera anti-revolucionare dhe në veçanti grupeve monarkiste. Gjithashtu një pjesë e programeve të lëvizjeve politike jashtë vendit planifikohen dhe ndërtohen me qëllim zbulimin e disa prej aktiviteteve aktuale të kryetarëve të grupit të muxhahedinëve  dhe kundër anëtarëve të tij me të shkuar kriminale.

Përleshjet qesharake mes muxhahedinëve dhe monarkistëve

Konkuranca e grupeve anti-revolucionare në jetën e vërtetë gjithashtu ka disa përmbajtje interesante të cilat kanë ndodhur në mbledhjet dhe shfaqjet anti-iraniane jashtë vendit. Për shembull në mbledhjen që është bërë në Varshavë në shkurt të vitit 2019 të organizuar nga Mike Pompeo në Poloni për të krijuar një koalicion ndërkombëtar kundër Republikës Islamike të Iranit, dhe që u përball me një humbje, kanë marrë pjesë shumë të ftuar prej grupeve anti-revolucionare nga vendet europiane. Videot e publikuara rreth ngjarjeve që kanë ndodhur në këtë takim,  tregojnë se anëtarët e grupeve anti-revolucionare janë përleshur me numrin e shumtë të anëtarëve të Muxhahedinëve Khalk të ardhur nga vende të ndryshme të Europës duke sharë dhe fyer njëri-tjetrin nëpër rrugët e ftohta rreth e rrotull vendit të takimit. Para ndërhyrjes së policisë polake, kjo mbledhje e anti-revolucionarëve po shndërrohej në një skenë përleshjeje me grushta mes dy grupeve.

Mbledhjet e tjera që janë mbajtur nga muxhahedinët kundër Republikës Islamike nëpër vende të ndryshme të Europës, janë bërë me qëllim për të treguar forcën e anëtarëve të këtij grupi dhe praninë e tyre në vende të ndryshme të Europës. Sëpari, janë përpjekur që me anë të xhirimeve të sakta të tregojnë vendin e mbledhjes dhe janë munduar të tregojnë një numër të madh pjesëmarrësish. Sëdyti, me anë të flamureve dhe parrullave të ndryshme janë munduar që skenën ta paraqesin si një vend ku janë mbledhur të gjithë kundërshtarët e Republikës Islamike nën udhëheqjen e muxhahedinëve. Këto mbledhje gjithashtu janë shfaqur dhe përsëritur vazhdimisht nëpër mediat satelitore të grupeve të tjera anti-revolucionare me qëllim për t'u tallur me ta. Në rastet kur mungon kontrolli i policisë mund të ndodhë që për shkak të reagimit të përkrahësve të lëvizjeve të tjera si për shembull monarkistëve, rrugët shndërrohen në një skenë përleshjesh mes tyre.

Ashtu siç u bë e qartë, ekzeminimi i qëndrimeve të grupeve të tjera anti-revolucionare tregon se e vetmja pikë e përbashkët e grupeve të tjera është urrejtja e tyre ndaj muxhahedinëve dhe sigurisht ndaj të shkuarës terroriste dhe krimeve të kryera në të shkuarën. Këto kundërshtime janë aq të thella saqë shërbimet e huaja inteligjente kanë vendosur kusht që nëpër mbledhjet dhe shfaqjet që do të mbahen nga anti-revolucionarët,  do të marrin pjesë shumë grupe por jo anëtarët e grupit Muxhahedinët Khalk.

Tre vetëshkatërrime në aktivitetin e errët të muxhahedinëve!

Gjatë ekzistencës së organizatës Muxhahedinët Khalk kanë ndodhur tre vetëshaktërrime të mëdha që afërsisht kanë ndikuar në të gjitha hulumtimet dhe shkrimet e historisë që janë bërë për të shkuarën politike të kësaj organizate. Hera parë filloi me kundërshtimin e Revolucionit Islamik të Iranit që në fund u shndërrua në një lëvizje të armatosur të kësaj organizate më 20 qershor 1981. Në atë kohë , sipas gjuhës së kryetarëve të saj quhet faza politike, janë regjistruar 12 mijë vrasje në mesin e popullit nga ky grup që sipas statistikave që ekzistojnë, vetëm një numër i vogël i tyre janë politikanë, ushtarë dhe revolucionarë dhe pjesa tjetër përbëhet nga njerëz të thejshtë të rrugëve dhe pazareve. Në të vërtetë, sot në Iran ka shumë familje që për shkak të humbjeve që kanë pësuar nga krimet e këtij grupi, kanë marrë përsipër pushtetin. Gjithashtu sipas statistikave, organizata Muxhahedinët Khalk çuditërisht radhitet e para dhe me diferencë mjaft të madhe në mesin e të gjitha organizatave dhe grupeve të tjera opozitare dhe terroriste që kanë bërë luftë të armatosur kundër regjimit për shkak se ka kryer më shumë vrasje dhe krime.

Periudha 8 vjeçare e mbrojtjes së shenjtë për shumicën dërrmuese të popullit iranian, njihet si dokumenti më i madh për krenarinë e këtij populli përballë Sadam Husejnit si njërit prej armiqve më të urryer të popullit dhe revolucionit të Iranit. Në atë periudhë, muxhahedinët u bashkuan me Sadamin në luftë kundër popullit iranian duke menduar për të marrë pjesën e tyre në rast të një fitoreje të tij duke shkatërruar veten për të dytën herë.  Skena të tilla si bashkëpunimi me partinë Ba'ath, spiunimet,  pjesëmarrja në opercionet kundër Iranit dhe si përfundim sulmi ushtarak ndaj  tokës iraniane në operacionin Mirsad, ishin skenat më të rëndësishme të regjistruara në mendjen e iranianëve për sektin terrorist të muxhahedinëve.

Vetëshkatërrimi i tretë ndodhi në periudhën kur ky grup mori formën e një sekti duke mos rrespektuar të drejtat e njeriut të anëtarëve dhe forcave të veta.  Kjo çështje që u bë e njohur nga anëtarët që ndaheshin një e nga një nga organizata, përbëhej nga divorcet e detyrueshme, përdhunimi seksual i femrave nga udhëheqësi, vrasja e anëtarëve të pakënaqur dhe të atyre që kërkonin të ndaheshin...dhe e bëri popullin iranian që  emrin e kësaj organizate ta lidhë me shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut. Me fjalë të tjera megjithëse organizata pretendon se lufton për të drejtat e njeriut, lirinë, të drejtat e gruas... emri i saj lidhet në mënyrë ekzemplare me veprime të egra dhe çnjerëzore. Sot, shumica dërrmuese e kundërshtarëve të Republikës Islamike të Iranit nuk janë të gatshëm të pranojnë të bashkëpunojnë me këtë grup.

Iluzioni i madh i alternativës!
Por çështja më e rëndësishme në analizimin e iluzionit të alternativës së  pretenduar nga kryetarët e muxhaheduninëve,  është analizimi logjik dhe racional i tipareve të këtij grupi në drejtimin e  të pasurit të komponenteve të nevojshme për të qenë një alternativë. Çfarë kapacitetesh, potencialesh, aftësishë dhe çfarë të kaluare duhet të ketë një grup për të qenë një alternativë?  Përveç kësaj, Organizata Muxhahedinët Khalk pretendon të jetë një alternativë në vend të regjimit aktual për Republikën Islamike të Iranit që është pengesa kryesore për ndikimin dhe imponimin e Amerikës në rajonin perëndimor të Azisë madje dhe në botë. Në të vërtetë një alternativë e tillë duhet të ketë nevojë për komponentë të shquar për t'u bërë ballë një pjese që është kundër regjimit që kështu të ketë pas vete përkrahjen popullore. Çështja e parë rreth muxhahedinëve që është një shpjegim i plotë për

sojnë më shumë me një grup ose me një sekt me ndërtim kundër të çështjen e dytë,  është kjo që ky grup ka një sistem sektar të përbërë nga afërsisht 5 mijë forca të cilat janë mbledhur në baza dhe kampe të ndryshme si në Shqipëri, Francë, Amerikë dhe në vende të tjera si Gjermania dhe Australia. Vendi kryesor ku janë mbledhur forcat e afta të këtij grupi është Shqipëria ku qëndrojnë të kontrolluar rreptësisht pas telave me gjemba ku sipas dëshmive të ish-anëtarëve të këtij sekti, disa prej tyre janë duke pritur për një moment të përshtatshëm për t'u arratisur dhe disa të tjerë kanë frikë të ndahen nga organizata sepse për shkak të moshës që kanë, kanë frikë se nuk do t'ia dalin jetës. Këto forca janë e vetmja fuqi e organizatës dhe përveç tyre organizata nuk asnjë forcë tjetër në Iran që është e gatshme të bashkohet me këtë kult terrorist.

Këto tipare nuk kanë asnjë ngjashmëri me ato të një alternative të një regjimi politik,  por ngjadrejtave të njeriut  që operon si një nga grupet armiqësore kundër Iranit që ka marrë leje të jetojë që ndoshta ndonjë ditë të luajë ndonjë rol në planet e hartuara kundër Iranit.

Edhe pse kishin përkrahjen e Amerikës dhe bënë këmbënguljen e tyre që përfundoi me çmimin e dhënies jetë të dhjetërave anëtarëve të tij, grupi i muxhahedinëve nuk mundi ta ruajë kampin e tij në Irakun kritik gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të ri. Kjo sepse vullneti i Republikës Islamike ishte largimi i këtij grupi madje edhe nga toka e vendit fqinj që sigurisht u krye.

Si përfundim , alternativa duhet të ketë të paktën minimumin e aftësive për t'u futur në arenën politike apo ushtarake. Mospëlqimi i këtij grupi nga populli i Iranit është një shpjegim i qartë. Gjithashtu edhe  aftësitë politiko-ushtarake e këtij sekti dhe  rrethi i anëtarëve kryesisht të pakënaqur, të mundur, me moral dhe ndërgjegje të vrarë, me një moshë mesatare mbi 60 të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në atë grup, janë shpjegimi më i mirë.

Përveç kryetarëve që i kanë duart e lyera me gjak  dhe që nuk kanë vend tjetër për t'u fshehur veç bazave të organizatës, dhe disa pleqve që po kalojnë vitet e fundit të mbetura nga jeta e tyre dhe që nuk kanë vend tjetër ku të shkojnë, askush tjetër nuk është i gatshëm të qëndrojë. Me fjalë më të sakta, muxhahedinët nuk i kanë patur nën kontroll 2-3 mijë anëtarët  e tyre në Shqipëri  kështu që nuk mund të mbështeten tek ata. Përdorimi i lypësve që enden rrugëve, të pastrehëve që flenë nëpër kartone, dhe gjithashtu përdorimi i studentëve të huaj nga vende të ndryshme nëpër shfaqjet dhe konferencat e organizatës, janë tregues të tjerë të dobësisë së sektit  Rajavi.

Në të vërtetë grupi i Rajavit nuk ka asnjë veçori që të mund të jetë alternativë e regjimit iranian apo të ndonjë regjimi tjetër politik në botë. Me fjalë politike gjithashtu mund edhe të themi se muxhahedinët as në rangun e grupeve opozitare nuk përfshihen dot. Një sekt me të kaluar terroriste nuk i ka as veçoritë e një grupi opozitar, veçanërisht kur muxhahedinët nuk janë sjellur kurrë si një i tillë dhe në vend që të strehohet në popull, është strehuar në prehërin e Irakut, Amerikës, Arabisë Sauditë dhe regjimit zionist që me fjalë të tjera njihen edhe si armiq të popullit iranian, duke luajtur një rol në përmbushjen e qëllimeve të tyre.

Ajo ç'ka njihet si përpjekja e këtij sekti për të zënë vendin e një alternative për regjimin iranian, është një tufë veprimesh propagandistike dhe shfaqjesh që me anë të tyre kërkon të ngrejë kokë mbi të gjitha grupet e shpërndara opozitare të pafuqishme  iraniane që kështu të fitojnë në garën konkuruese për fitimin e mbështetjes morale dhe financiare të armiqve të popullit iranian.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur