Në tregimet e muxhahedinëve ka shumë kontradikta

Categoria: Artikuj

 

 

Newsweek

Në raportin e Newsweek shkruhet se gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar udhëheqësit dhe përkrahësit e muxhahedinëve e kanë prezantuar grupin e tyre si një organizatë sekulare, demokratike dhe paqedashëse e cila ka një mbështetje të gjërë brenda në Iran. Sidoqoftë, sipas asaj që shpreh ky shkrimtar i këtoj raporti, ky pretendim është hedhur poshtë nga shumë ish-diplomatë amerikanë dhe ekspertë të fushës së Iranit. Sipas shkrimit të Border, çdo pretendim që kanë shpalosur muxhahedinët, është përballur me  kontradikta dhe histori të kundërta.

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të lajmeve investigative Habilian, ditën e martë me datë 27 gusht, revista amerikane Newsweek , në një raport të sajin ka shqyrtuar në mënyrë të përmbledhur gjendjen e grupit të muxhahedinëve dhe rrethin e mbështetësve të saj nga ish-qeveritarët amerikanë.

Në fillim të këtij raporti të shkruar  dhe publikuar nga Jonatan Border, një raportues i vjetër i Newsweek në çështjet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme, bëhet fjalë për fjalimin e mbajtur në muajin korrik nga Rudi Giuliani, avokati personal i Trumpit, në një mbledhje të anëtarëve të grupit të muxhahedinëve në Shqipëri.

Sipas këtij raporti, në fjalimin e tij në kampin e muxhahedinëve në afërsi të Tiranës, një vend i cili sipas tij është i ruajtur mirë nga forcat e sigurisë, Rudi Giuliani i ka siguruar të 3400 muxhahedinëve që ndodheshin në kamp se Trump i konsideron ata si zëvendësit më të mirë për regjimin aktual të Iranit

Në këtë raport gjithashtu shkruhet se Rudi Giuliani është njëri nga ata qeveritarët amerikanë që gjatë këtyre viteve të fundit ka marrë pjesë nëpër mbledhjet e muxhahedinëve dhe ka marrë shuma të mëdha parash për të mbajtur fjalime për ta. Ky raport, prezanton John  Boltonin, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Trumpit, si një tjetër qeveritar që bashkëpunon me MEK i cili sipas thënies së Joan Stocker, gazetar i Defence Post dhe ekspert rreth muxhahedinëve, ka marrë 180 mijë dollarë për të mbajtur fjalime në mbledhjet e muxhahedinëve. Sipas asaj që shpreh shkruesi i këtij raporti, që nga koha kur është futur në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, Bolton është vetëpërmbajtur nga prania dhe fjalimet nëpër mbledhjet e muxhahedinëve. Sipas Jonatan Border, në fjalimin e tij të fundit në mbledhjen e muxhahedinëve në vitin 2017, Bolton ka përkrahur dhe miratuar pretendimin e tyre si zgjedhja më e mirë në vend të regjimit aktual në Iran. Border shton se për atë fjalim Bolton ka marrë 40 mijë dollarë.

Sipas besimit të gazetarit të Newsweek, Giuliani dhe Bolton i kanë shfaqur pretendimet e tyre se Trump mund të mbështetet te MEK si një zëvendëse e regjimit këtë vit kur qeveria e Trumpit deklaroi zyrtarisht se  Organizata Muxhahedinët Khalk nuk shikohet si një zëvendëse për qeverinë aktuale të Iranit.

Në raportin e Newsweek shkruhet se gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar udhëheqësit dhe përkrahësit e muxhahedinëve e kanë prezantuar grupin e tyre si një organizatë sekulare, demokratike dhe paqedashëse e cila ka një mbështetje të gjërë brenda në Iran. Sidoqoftë, sipas asaj që shpreh ky shkrimtar i këtoj raporti, ky pretendim është hedhur poshtë nga shumë ish-diplomatë amerikanë dhe ekspertë të fushës së Iranit. Sipas shkrimit të Border, çdo pretendim që kanë shpalosur muxhahedinët, është përballur me  kontradikta dhe histori të kundërta.

Sipas asaj që shpreh gazetari i Newsweek, shumë nga hulumtuesit privatë besojnë se muxhahedinët me bashkëpunimin që kanë bërë me Sadam Husejnin gjatë luftës 8 vjeçare gjakatare të Irakur kundër Iranit dhe kryerjes së operacioneve të ndryshme kundër forcave iraniane të sigurisë, konsiderohen si tradhëtarë nga shumica e iranianëve.

 Një pjesë të raportit të tij Jonatan Border ia dedikon shqyrtimit të natyrës sektare të grupit të muxhahedinëve.  Në lidhje me këtë ai shkruan se gjatë dhjetëvjeçarit 90,  Masud dhe Maryam Rajavi kanë përdorur disa metoda sektare me qëllim për të ndaluar largimin e forcave nga organizata. Sipas gazetarit të Newsweek, në raportin e Vëshguesve të të Drejtave të Njeriut në vitin 2005  që është shkruar në sajë të bisedimeve të ndryshme me ish-anëtarët e Organizatës Muxhahedinët Khalk, shkruhet se  anëtarët në Irak ishin të detyruar të bënin  disa gjëra të detyrueshme si divorci i detyruar i bashkëshortëve nga njëri-tjetri dhe dërgimi i foshnjeve jashtë vendit për t'u rritur nën kujdesin e familjeve përkrahëse të organizatës në Europë. Vëshguesit e të Drejtave të Njeriut shkruajnë se drejtuesit e muxhahedinëve i bënin këto veprime për të mos i lejuar forcat e veta të përqëndrohen tek familja dhe nevojat personale duke e larguar vëmendjen nga lufta kundër Republikës Islamike.

Gazetari i Newsweek shkruan se pasi ushtria amerikane pushtoi Irakun dhe rrëzoi qeverinë e Sadam Husejnit në vitin 2003, amerikanën çarmatosën dhe morën nën mbrojtje muxhahedinët. Në po atë vit, Masud Rajavi u zhduk në mënyrë misterioze dhe Maryam Rajavi zuri vendin e tij si udhëheqëse e organizatës.

Sipas këtij raporti, në vitin 2009, nga zyra e selisë së saj në Paris, Maryam Rajavi ndërmori një fushatë në Washington duke shpenzuar miliona dollarë për të nxjerrur organizatën e saj nga lista e organizatave terroriste. Gazetari shkruan se pavarësisht se muxhahedinët zyrtarisht konsideroheshin grup terrorist, ata punonin lirisht në zyrën e tyre në National Press Club, dhe luftënxitësit amerikanë i përkrahnin ngrohtësisht. Jonatan Border shton se muxhahedinët në mbledhjet e organizuara në Capital Hill, u kanë paguar politikanëve dhe ushtarakëve deri në 50 mijë dollarë që të japin përkrahjen e tyre duke folur për heqjen e muxhahedinëve nga lista e organizatave terroriste.

Sipas raportit të Newsweek, lista e zyrtarëve amerikanë që kanë marrë para për të mbajtur fjalime për muxhahedinët, përveç Giulianit dhe Boltonit, përfshin edhe emra të tjerë si: " Andrew Card, ish shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Fran Townsend, ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për terrorizmin, Michael Mukazi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Amerikës, Tom Ridge, Ish-ministri i Sigurisë së Brendshme, Louis Freeh, ish-drejtori i përgjithshëm i FBI, Porte Goss, ish-drejtor i CIA, John Sano, ish-zëvendës drejtori i CIA,  gjeneral Richard Myers, ish-shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Amerikës, gjeneral Wesley Clark, ish-shefi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të Amerikës, gjeneral Anthony Zinni, ish-komandant i forcave të CENTCOM, Howard Dean, ish-guvernator i Vermont, Ed Randle ish-guvernator i Pensilvanisë, Robert Torricelli dhe Evan Bayh , ish-senatorë, dhe John Lewis dhe Patrick Kennedy, ish-deputetë.

Shkruesi i këtij raporti dokumenton se  Barbara Slavin, shefe e projektit "E ardhmja e Iranit" në këshillin amerikan "Këshilli Atlantik", rreth dëshirës së këtyre personave ka thënë se disa prej tyre i mbështesin muxhahedinët vetëm për para dhe disa të tjerë prej urrejtjes që kanë për Republikën Islamike.

Sipas raportit të Jonatan Border, Newsweek i është përgjigjur edhe më parë pyetjes  se nga i kanë burimet paratë që muxhahedinët u paguajnë fjaluesve. Border bën të qartë se e ka fjalën për raportin hulumtues të Newsweek rreth dokumentve të publikuara për pretendimin e posedimit të armëve të shkatërrimit në masë nga Iraku, të cilat tregojnë se katër vitet e fundit para sulmit amerikan ndaj Irakut, Sadami kishte vendosur në dispozicion të MEK paratë e fituara nga shitja e 38 milion fuçive të naftës me ndërmjetësimin e të huajve.  Border gjithashtu thekson se sipas asaj që besojnë shumica e ekspertëve, që nga koha e rënies së Sadamit, Arabia Saudite ka marrë përsipër shpenzimet e kësaj organizate.

Në pjesën e fundit të raportit të tij, Border ka folur por daljen e muxhahedinëve nga lista e organizatave terroriste të Ministrisë së Jashtme Amerikane. Sipas tij, koordinatori i luftës kundër terrorizmit në Ministrinë e Jashtme Amerikane të asaj kohe, Daniel Benjamin, në një intervistë me Newsweek ka deklaruar se asnjë shtet nuk e ka pranuar grupin e muxhahedinëve për shkak se ndodhej në listën e organizatave terroriste. Prandaj ata e hoqën këtë grup nga lista  që të mos rrezikohej jeta e anëtarëve të tij. Benjamin shpjegoi se vendimi i tyre nuk kishte lidhje me çështjen se a kanë ndryshuar mendim muxhahedinët apo jo. Sipas Border, në lidhje me këtë Benjamin ka thënë se muxhahedinët janë përpjekur shumë ta paraqesin veten si demokratikë, por në praktikë nuk është parë asnjë ndryshim në mendimet e tyre. Në lidhje me mbështetjen e muxhahedinëve nga iranianët gjithashtu Border shkruan se Benjamin ka thënë se ky grup nuk ka asnjë lloj përkrahje të konsiderueshme në brendësi të Iranit.

 

 

 

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur