Përgjegjësia penale e Organizatës Muxhahedinët Khalk për kryerjen e krimeve ndërkombëtare

Categoria: Artikuj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Doktor Navab Muhamedi-Shoqata Habilian

Në dekadën e fundit organizata terroriste Muxhahedinët Khalk e cila për shkak të aktiviteteve terroriste dhe veprimeve që çuan në vrasjen e disa zyrtarëve dhe mijëra qytetarëve të pafajshëm iranianë dhe gjithashtu për shkak të bashkëpunimit me Sadam Husejnin për shtypjen e shiave dhe kurdëve në Irak ka qenë në listën terroriste të Evropës, Amerikës dhe shumë vendeve të botës  për vite me rradhë , me anë të lobimit nëpërmjet fytyrave radikale me pagesa të majme dhe përkrahjen e disa vendeve në rajon, gradualisht doli nga lista terroriste e Bashkimit Evropian(në vitin 2009) dhe Amerikës( 2012).  Ekipet terroriste të kësaj organizate janë përgjegjëse për vrasjen e disa zyrtarëve amerikan dhe për një seri sulmesh me bomba në komplekse komerciale dhe diplomatike që i përkasin ose janë në pronësi të institucioneve amerikane, gjë që ishte arsyeja kryesore përse kjo organizatë gjendej në listën e amerikane të organizatave terroriste.

Është shumë e qartë se për të tërhequr vëmendjen e qeverive perëndimore për të dalë nga lista e organizatave terroriste, MEK nuk do të hezitojë për një riorganizim të orientuar drejt verpimeve të ashtuquajtura "humanitare". Deri në pikën kur për të arritur qëllimet e veta, deklaroi se nuk do t'i përmbahet më politikave të saj të vjetra me luftë të armatosur,  dhe se duke çarmatosur partizanët e vet , do të ndjekë një qasje civile  paqësore.

Padyshim se ky ndryshim nuk do të ndodhë në natyrën, parimet themelore  apo në kuadrin ideologjik të organizatës dhe udhëheqësve të saj. Në të vërtetë kjo organizatë në këto kushte historike që ndodhet , për të ndjekur qëllimin e vet dhe për të vazhduar të ekzistojë, është e detyruar që me çdo kusht dhe çmim të mundshëm të braktisë konfliktin e armatosur dhe të dhunshëm.

Pyetja (ashtu siç është shprehur njëri nga avokatët e të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut këto kohët e fundit) që na  vjen ndërmend pas daljes së kësaj organizate nga lista terroriste e Bashkimit Evropian  dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kjo që a do të thotë kjo dalje e organizatës nga lista e organizatave terroriste largim të përgjegjësisë nga anëtarët e saj për krimet ndërkombëtare që kanë kryer?

Në përgjigje të kësaj pyetje  duhet të kushtojmë vëmendje  që kjo organizatë nuk ka kryer vetëm vepra terroriste, por gjithashtu ka vështirësuar kushtet për njerëzimin duke bërë krime kundër tij, duke bërë krime lufte , madje edhe gjenocid.

(Për këtë temë është folur në një artikull të veçantë të titulluar "Ndihma e juriduksionit për krimet e rënda të MEK")

Në këtë kuadër, siç është theksuar shumë herë, ky është veprimi më i vogël i ndërmarrë në kuadër të  një gjykate vendase    Irak në lëshimit e akuzës kundër 35 personave nga udhëheqësit e MEK për krime kundër njerëzimit në bashkëpunimin me Sadam Husejnin në shtypjen e kryengritjes së brendshme të shiave dhe kurdëve irakianë. 

Ky verpim mund t'u hapër dyert gjykatave vendase nëpër botë  që t'i gjykojnë këto krime ose t'i ekstradojnë të akuzuarit drejt vendit të orgjinisës së kryerjes së tyre. Një veprim i tillë mund të kryhet duke u mbështetur në kushtet e kryerjes së një gjenocidi i cili konsiderohet një krim ndërkombëtar dhe personat që e bëjnë atë, ndiqen penalisht dhe dënohen.

  Në diskutimet themelore të ligjit thuhet që nëse shihet që një krim i kryer mbetet për një kohë të gjatë në mendjet e njerëzve, nuk është e saktë që të thuhet që me kalimin e kohës të harrohet gjithçka dhe krimineli të mos dënohet për krimin e kryer. Rrugëtimi i ngjarjeve të dekadës së fundit  dhe veçanërisht pas konsolidimit të sistemit ndërkombëtar, procedurat gjyqësore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe konventa ndërkombëtare dëshmon këtë që çështja e kalimit të kohës nuk pranohet në rastet e krimeve ndërkombëtare.

Krijimi  i tribunaleve ndërkombëtare në Tokio dhe Nurenberg për gjykimin e të dënuarve për krime ndërkombëtare, dhe ato të  2-3 dekadat të fundit në  gjykatat ndërkombëtare  për krimet në  ish-Jugosllavi, Ruandë, dhe gjykatat e veçanta për shqyrtimin e ngjarjeve në Kamboxhë, Sierra Leone... dhe më e rëndësishme nga të gjitha  përpjekja gati gjysëm shekullore për të sistemuar konfrontimin me autorët e krimeve ndërkombëtare , dhe eliminimi i sjelljeve të pahijshme të kriminelëve me anë të vendosjes së ligjeve  e cila në përfundim çoi në miratimin e Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale,  tregon qartë se kryerja e krimeve ndërkombëtare në rastet e lartpërmendura nuk do të jetë e papërfillshme.

Megjithatë me përpjekje dhe lobim, muxhahedinët kanë arritur të dalin nga listat terroriste të vendeve perëndimore, por  krimet ndërkombëtare të kryera nga kjë organizatë nuk janë përjashtuar në asnjë pikë.  Theksojmë se  në këtë çështje të rëndësishme  duhen përmendur edhe  sabotimet e fundit të vendeve evropiane në krijimin e një mekanizmi të përshtatshëm financiar për të ruajtur vazhdimësinë dhe gjithashtu vendosjen e sanksioneve  kundër personave dhe institucioneve iraniane ( me akuzën e mbështetjes së akteve terroriste në Danimarkë dhe Francë).

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur