Maryam Rajavi po lufton vetëm familjet

Categoria: Artikuj

1-Shpresa është arma e tyre e vetme kundër Rajavisë

Aliu ishte një ushtar iranian 22 vjeçar kur u mor peng nga luftëtarët guerilë kurdë në kufirin Iran-Irak. Ai më pas iu shit forcave irakiane si një i burgosur lufte. Sidoqoftë, ai zyrtarisht nuk ishte një i burgosur lufte sipas rregullave të Kryqit të Kuq ndërkombëtar. Prandaj ai është mbajtur nën tortura dhe abuzim nga forcat irakiane në kampin e Mosulit. I ngopur nga torturat e përditshme fizike, Aliu u mashtrua nga rekrutuesit e Organizatës Muxhahedinët Khalk (MKO, MEK, PMOI, Kulti Rajavi)për t’iu bashkuar grupit.

Ky ishte fillimi i një jete të gjatë burgosjeje për Mohammad Ali Sasanin. Ai tani është 55 vjeç. Duke humbur 33 vite të jetës së tij brenda në kampet e MEK, ai akoma nuk është lejuar të largohet nga struktura sektare e këtij grupi. Pas viteve të tëra përpjekjesh të kota për të takuar Aliun, prindërit e tij vazhdojnë akoma të kërkojnë për ta takuar ndonjë ditë.

Një letër e hapur e nje nëne për UNHCR-së

Mahnaz Akafian, nëna e Aliut, vazhdon të shpresojë të takojë djalin e saj të dashur. Babai i tij i moshuar vazhdon të jetë një baba i përkujdesur, i vendosur për ta mbështetur Aliun në çdo çështje.

“Kudo që të jetë Aliu, lutem për shëndetin dhe mirëqenien e ti”-i tha zonja Akafian për Mardon TV .

“Nuk e kam parë atë për 33 vite. Ai humbi rininë e tij te MEK. Çfarë ka arritur Aliu në jetën e tij? Cili ishte rezultati i Massoud dhe Maryam Rajavi? Ndoshta ata mendojnë se kanë arritur shumë, por nuk kanë fituar ndonjë gjë. Çfarë kanë menduar ata që kanë qenë në gjendje të shkatërrojnë ndjenjat në zemrat e katër fëmijëve dhe prindërve të tyre?”

Prindërit e Aliut janë një shembull i shumë familjeve të cilat këto ditë po presin lirimin e të dashurve të tyre nga Muxhahedinët Khalk. Ka një numër të madh familjesh të anëtarëve të MEK përpjekjet dhe vuajtjet e të cilave nuk janë marrë seriozisht nga media,  por përpjekjet e tyre janë marrë si sulme të një armiku të betuar nga propaganda e MEK.

Mesa duket sot lufta e liderëve të MEK është limituar vetëm me luftimin e familjeve të anëtarëve të tyre. Familjet janë konsideruar agjentë të qeverisë iraniane dhe anëtarët duhet t’i luftojnë ato. Zoti Sasani, babai i Aliut, parashikon se një ditë Aliu mund të shfaqet në kanalin televiziv të MEK për të sulmuar familjen e tij, për t’i sharë e për t’i akuzuar se janë agjentë të Iranit. Sidoqoftë ai i premton djalit të tij se do të qëndrojë të jetë një baba mbështetës për të dhe se do ta dojë përgjithmonë. “Nëse ata të detyrojnë të shfaqesh në TV për të na fyer, ne do të presim me gjithë zemër sepse të paktën mund të shohim që je mirë”,-thotë ai në Mardom TV.

Zonja Akafian paralajmëron liderët e MEK për përpjekjet e pafrytshme që ata ndjekin kundër familjeve. Ajo thotë:

“Po paralajmëroj Massoud  dhe Maryam Rajavinë. Ndryshoni planet tuaja. Ju nuk mund t’i ndani fëmijët nga familjet e tyre. Në çfarëdo lloj rrethanash, ata janë fëmijët e dashur të këtyre familjeve.”

Shpresa është pika kyçe në fjalët e prindërve si zoti dhe zonja Sasani. Ata shpresojnë se letrat dhe video mesazhet e tyre do të arrijnë tek Aliu. Faktikisht ata janë duke mbjellë farën e shpresës për të mposhtur planin e Rajavisë për fatinë  djalit të tyre.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur