Gjykatësja Barrett , Muxhahedinët Khalk MEK.

Categoria: Artikuj

Gjykatësja Barrett përfaqësoi grupin iranian në mërgim në luftën për t’i dhënë fund emërtimit si grup terrorist

Gjykatësja Barrett përfaqësoi grupin iranian në mërgim në luftën për t’i dhënë fund emërtimit si grup terrorist

Gjykatësja Amy Coney Barrett, e përzgjedhura nga presidenti Trump për Gjykatën Supremea Paul Sonne dhe Yeganeh Torbati

Amy Coney Barrett, e përzgjedhura e presidentit Trump për t’i bashkuar Gjykatës Supreme, një herë ka përfaqësuar një filial të grupit iranian në mërgim pasi kishte sfiduar emërimin si një organizatë e huaj terroriste nga Departamenti i Shtetit.

“Me aktin e sotëm, Departamenti nuk i harron aktet terroriste të MEK në të shkuarën, duke përfshirë dhe vrasjen e shtetasve amerikanë në Iran në vitet 1970 dhe sulmin në tokën amerikane në vitin 1992”,-deklaroi Departamenti i Shtetit kur hoqi organizatën nga lista e organizatave të huaja terroriste.

“Departamenti i Shtetit gjithashtu ka shqetësime serioze për MEK si organizatë, veçanërisht në lidhje me abuzimet e kryera ndaj anëtarëve të vet.”

Barret zbuloi  punën e saj të ligjshme për grupin, të cilin ajo e mori përsipër ndërkohë që ishte e punësuar në një firmë ligjore në Uashington, në pyetësorin e Senatit të cilin a jo e dorëzoi gjatë procesit të konfirmimit të saj në vitin 2017 për t’iu bashkuar Gjykatës së Apelit të SHBA për Qarkun e 7. Kjo punë nuk u shfaq në seancën e saj të konfirmimit.

Barrett ka konfirmuar se ajo ishte një nga 5 avokatët e një ekipi që kanë përfaqësuar “National Council of Resistance of Iran” dhe zyrën e tyre përfaqësuese në SHBA nga viti 2000 deri në vitin 2001 për peticionin e tyre për të rishikuar emërtimin e si një organizatë  e huaj terroriste nga ana e Departamentit të Shtetit.

NCRI-ja është e lidhur me Muxhahedinët Khalk (MEK), një grup me të shkuar militante që përfshin iranianët në mërgim që janë kundër regjimit klerik të Iranit. Në vitin 2012 administrata e Obamës e ka larguar grupin nga lista e qeverisë amerikane për organizatat e huaja terroriste. MEK është përballur me akuzat e praktikave sektare të cilat organizata i ka quajtur si shpifje.

Barrett ka shkuar se ajo “ka ndihmuar me kërkime ligjore dhe informim” për çështjen e grupit iranian në mërgim ndërkohë që ajo punonte për Miller, Cassidy, Larroca & Lewin LLP, një firmë ligjore që është bashkuar me Baker Botts LLP në vitin 2001 gjatë kohës që ajo ka qenë e punësuar atje. Në marrjen e saj në pyetje, Barrett ka thënë këshilltari i procesverbalit për çështjen ishte Martin D.Minsker, duke sinjalizuar se ajo ishte një avokate e vogël në atë çështje.

Minsker nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment. Një zëdhënës i Baker Botts ka refuzuar të komentojë.

MEK është formuar si një grup militant opozitar kundër monarkisë së Iranit por është detyruar të mërgojë  pas revolucionit të vitit 1979 që rrëzoi shahun. Departamenti i Shtetit e emërtoi MEK-un si një organizatë të huaj terroriste në vitin 1997, duke cituar përfshirjen e saj në vrasjen e amerikanëve në vitet 1970 në Iran. Departamenti i Shtetit, i cili gjithashtu përmendi edhe incidentit e vitit 1992 në të cilin 5 burra të armatosur me thika sulmuan misionin iranian në Kombet e Bashkuara në New York, tha se NCRI ka funksionuar si një pjesë e MEK-ut dhe ka mbështetur aktet terroriste të saj.

Shahin Godabi, një zëdhënës i MEK , tha se Departamenti i Shtetit në vitin 1997 e përcaktoi padrejtësisht grupin  si një organizatë të huaj terroriste për arsye politike, për t’i bërë një favor Iranit.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është që  përcaktimi, sa për ta filluar, nuk ishte përforcuar dhe ishte i motivuar politikisht”,-tha Godabi, duke cituar deklaratën e zyrtarëve të administratës së Clinton-it të përfshirë në atë vendim.

Barrett luajti një rol të vogël në përpjekjet shumë vjeçare të MEK për të hequr emrin e saj nga lista e përcaktimit të organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në çështjen që ajo ka punuar para Gjykatës e Apelit për Qarkun DC, NCRI argumentoi se për shkak se kishte mbajtur një zyrë bashkëpunëtore dhe llogari bankare në SHBA, dhe është parë si një aleate e MEK nga qeveria e SHBA-ve, grupi në mërgim duhej të mbështetej në të drejtat e procesit të rregullt ligjor nën amendamentin numër 5 të Kushtetutës  kur Departamenti i Shtetit e vlerësoi organizatën si një grup terrorist.

Gjykata pranoi, duke urdhëruar Departamentin e Shtetit të mundësoi nëpërmjet procesit të dhënat që kanë përdorur për të bërë emërimin dhe t’i japë të caktuarit një të drejtë mohimi.  Qeveria amerikane e mbajti grupin në listën terroriste deri në vitin 2012, kur gjykata e qarkut DC caktoi një afat për Departamentin e Shtetit për të pranuar ose mohuar peticionin e grupit.

Disa ditë para afatit, Departamenti e hoqi përcaktimin, duke cituar se ka më shumë se një dekadë që grupi ka hequr dorë nga dhuna dhe nuk ka asnjë akt të konfirmuar terrorist të kryer prej tij. Vendimi erdhi pasi MEK pranoi të largohet nga një bazë ushtarake në Irak që Sadami u ka lejuar anëtarëve të saj ta mbajnë për vite të tëra. Ushtria amerikane i ka mundësuar grupit mbrojtje në bazë.

“Me aktin e sotëm, Departamenti nuk i harron aktet terroriste të MEK në të shkuarën, duke përfshirë dhe vrasjen e shtetasve amerikanë në Iran në vitet 1970 dhe sulmin në tokën amerikane në vitin 1992”,-deklaroi Departamenti i Shtetit kur hoqi organizatën nga lista e organizatave të huaja terroriste.

“Departamenti i Shtetit gjithashtu ka shqetësime serioze për MEK si organizatë, veçanërisht në lidhje me abuzimet e kryera ndaj anëtarëve të vet.”

Godabi, zëdhënësi i Mek, tha se përcaktimi i grupit si terrorist  është hedhur jashtë nga dritarja nga gjykatat. Ai e quajti deklaratën e departamentit si akuza abuzive “vërejtjesh të pabaza” që “të cilat ishin thënë sa për të ruajtur fytyrën e tyre”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere simpatizoi rolin e vogël të Barrett në atë çështje, duke thënë se ajo nuk ishte këshilluesja e ngjarjeve dhe “kishte dhënë asistencë me kërkim dhe informacion ligjor”.

Arthur Hellman, një profesor nderi në “Universitetin e Pittsburg School of Law” dhe një ekspert në gjykatat federale të SHBA-ve, tha se Barrett, si një bashkëpunëtore e vogël në një firmë ligjore,  me shumë mundësi nuk do ta ketë pasur mundësinë të përzgjedhë klientët e saj, dhe në çdo rast nuk duhet të gjykohet prej tyre. Ai tha se Gjykata Supreme mund t’i përdorte gjykatësit me më shumë eksperiencë në praktikën private.

“Nëse ne mendojmë se është e dëshirueshme, ashtu si mendoj unë dhe shumë të tjerë, që ju të keni drejtësi në Gjykatën Supreme, e cila ka ndotur duart e saj me proceset gjyqësore në botën reale, një pjesë e saj mundësisht ka për t’u bërë për klientë të cilët nuk janë shumë të admirueshëm”,-tha Hellman.

Para se të futej në akademi, Barrett ka punuar në praktikën private për dy vjet pasi punoi si nëpunëse e Shoqatës së Gjykatës Supreme për Drejtësi Antonin Scalia.

MEK ka kërkuar për një kohë të gjatë legjitimitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesërisht duke paguar ish-zyrtarë të qeverisë  nga të dyja partitë kryesore për të mbajtur fjalime në takimet e saj vjetore, ku e ka prezantuar veten si shekullare dhe alternativë demokratike të regjimit teokratik të Iranit. Disidentët gjithashtu kanë zbuluar ekzistencën e një sajti nuklear sekret të Iranit, duke mbështetur përpjekjet e SHBA-ve për të ndaluar ambiciet nukleare të Iranit.

Ish-kryetari i bashkisë së New York-ut dhe aleat i Trump, Rudolph Giuliani dhe ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare ,John Bolton, janë përfolur që të dy si ithtarë të hapur të grupit, ashtu si demokratët ish-guvernatori i Pensilvanisë, Ed Rendell dhe ish-guvernatori i Vermontit, Howard Dean.

Sidoqoftë, grupi është ndjekur nga akuzat për abuzim të të drejtave të njeriut, pasi disa ish-anëtarë kanë përshkruar praktikat sektare të organizatës për të mbajtur nën kontroll anëtarët e saj.

“Në thelb unë i quaj ata një kult”,-tha Ervan Abrahamian, një profesor nderi i historisë dhe politikave të Iranit dhe Lindjes së Mesme  në kolegjin “Baruch” në New York.

Godabi, zëdhënësi i MEK, i kundërshtoi këto akuza duke i përshkruar ato si një pjesë e fushatë së gjatë të keqinformimit  kundër grupit  nga regjimi iranian dhe aparati i tij i inteligjencës.

Ai tha se pretendimet janë vërtetuar “më parë dhe një herë tani se janë plotësisht të pa baza”.

Lulie Tate kontribuoi në këtë raport.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur