Grupi terrorist i muxhahedinëve ka pranuar vrasjen e 9 gardistëve të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit në Azerbajxhanin Perëndimor në vitin 1983.
Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian (familja iraniane e viktimave të terrorit), Organizata Muxhahedinët Khalk, në një nga lajmet e publikuara, në lajmin numër 150 të revistës "Muxhahed", agjencia kryesore e shtypit të muxhahedinëve, ka pranuar këtë krim të kryer në fillim të viteve 1980.
Duke u bazuar në këtë rrëfim, më 28 prill të vitit 1983, një njësi nga Pishmergat e grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk, të shoqëruar nga mercenarë të Partisë Demokratike të Kurdestanit, kanë sulmuar me raketa RPG 2 automobilë dhe një mjet transporti të trupave të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit në kilometrin e tretë të rrugës Selmas-Arumije. Sipas këtij lajmi, gjatë operacionit mbetën të vrarë nëntë ushtarë të gardës dhe u plagosën katër të tjerë.
Që nga dita e themelimit të saj deri në ditët e fundit pas revolucionit, Garda Revolucionare e Republikës Islamike ka patur përgjegjësinë e ruajtjes së sigurisë dhe luftës kundër grupeve shkatërrimtare dhe terroriste në rajonin veri-perëndimor dhe perëndimor të vendit. Organizata Muxhahedinët Khalk është njëri prej këtyre grupeve , që pas futjes në fazën e armatosur, e ka zhvendosur qendrën e aktiviteteve të saj në kurifin perëndimor të Iranit. Ky grup ka përdorur njësitë e grupeve terroriste vendase të quajtura Pishmerga, për të kryer sabotime dhe sulme terroriste.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir