Grupi terrorist i muxhahedinëve dhe Republika Islamike; origjina dhe qëllimet e ndryshme

Categoria: Artikuj

Në mesin e forcave politike dhe në hulumtimet e kryera në veçanti për të shkuarën  e luftimeve politike të organizatës së quajtur Muxhahedinët Khalk, gjendet ky qëndrim që MEK deri në fitoren e Revolucionit Islamik në shkurt të vitit 1979 ka qenë një grup politik luftëtar në bashkëpunim të plotë me grupet dhe shtresat e tjera duke bashkëvepruar (Duke përfshirë hoxhallarët , tregtarët dhe studentët) dhe u bashkuar me ta. Kështu, në hulumtimin e aktivitetit të kësaj organizate, shumë prej studiuesve e ndajnë periudhën e aktivitetit të saj në dy pjesë, në pjesën e parë që fillon nga momenti i themelimit të saj në vitin 1965 deri në vitet e para pas fitores së Revolucionit Islamik, dhe pjesa e dytë fillon pikërisht në po ato vite të para pas Revolucionit ku dhe filluan përballjet direkte me qeverinë dhe fillimin e rebelimit dhe luftës kundër Republikës Islamike. Kështu ngjarjet e vitit 1980 dhe të majit të vitit 1981 që u deklaruan si shpallje lufte ushtarake ndaj regjimit islamik nga ana e Masaud Rajavit  treguan se Organizata Muxhahedinët Khalk u kthye nga një grup revolucionar, në një grup anti-popullor , antisemit dhe mercenar.

Sipas asaj që beson shkrimtari, ky lloj qëndrimi për rolin dhe pozitën e grupit Rajavi  nuk përputhet me realitetet e prekshme historike, dëshmitë dhe dokumentet dhe këtë mund ta argumentosh me fakte të ndryshme. Sigurisht që duhet të rikujtojmë se nuk e mohojmë faktin që ata kanë luftuar kundër regjimit të shahut, por e theksojmë që kjo është një e vërtetë me anë të të cilës nuk mund t'i japim një rol pozitiv  dhe kyç në fitoren e Revolucionit Islamik (ashtu si grupet e tjera luftarake) siç pretendojnë kryetarët e kësaj organizate. Mesa duket, pavarësisht nga konfrontimet e  ndryshme mendimore, ideologjike dhe operacionale me luftëtarët e tjerë ( duke përfshirë ato fetare dhe jofetare) herë pas here veprimet dhe sjelljet e anëtarëve të organizatës, në mënyra të ndryshme përbënin një rrezik serioz për mbijetesën e këtyre grupeve . Kujtimet e revolucionarëve nga burgosja në kohën e shahut dhe mosmarrëveshjet intelektuale dhe praktike mes tyre dhe organizatës Muxhahedinët Khalk, janë tregues të dallimit mes këtyre dy grupeve.

Një pikë tjetër që është e domosdoshme të përmendet është kjo që para shfaqjes hapur të natyrës së MEK-ut dhe tradhëtisë së pashembullt të udhëheqësve të saj (veçanërisht para fitores së revolucionit) , disa nga forcat fetare të vendit( duke përfshirë studentë e të tjerë) të cilët mendonin për fitoren e revolucionit dhe rrëzimit e regjimit të Pahlavit të dytë, u ndikuan nga induksionet e kësaj organizate dhe bashkëpunuan me ta me probleme të shumta. Natyrisht që rekrutimi në radhët e asaj organizate para se të zbulonte natyrën hipokrite dhe të pistë, nuk mund të kritikohet.

Por me prezencën e të gjitha pikave që përmendëm më lart, propozimi se ky grup ka luajtur një rol të konsiderueshën (qoftë edhe pozitiv) në fitoren e Revolucionit Islamik, është fuqimisht i kundërshtueshëm. Si nga aspekti ideologjik i drejtimit nga ana e kryetarëve të tij po ashtu edhe nga aspekti i mënyrës së luftimit për të arritur qëllimin e tij( që me kalimin e kohës është bërë e qartë për të gjithë), ky grup ka qenë mjaft i dallueshëm nga forcat e tjera ndikuese gjatë kohës së Revolucionit Islamik.

Është interesante që  kemi fakte reale historike që gjatë kohës së fitores së revolucionit dhe madje edhe gjatë viteve të fundit të regjimit të shahut, udhëheqësit e organizatës, veçanërisht vet Masoud Rajavi , kanë qenë në burg dhe nuk kanë pasur asnjë rol efektiv në menaxhimin e përballjes fizike dhe intelektuale kundër regjimit të shahut. Ndërkohë anëtarët e kësaj organizate  kanë pretendime qesharake duke thënë se revolucioni u është rrëmbyer atyre për shkak të mos pranisë së Masoud Rajavit. Gjithashtu edhe pretendimi i muxhahedinëve dhe vëllait të liderit të tyre Kazem Rajavit se ky i fundit kishte arritur ta lironte vëllain e tij me anë të përpjekjeve ndërkombëtare duke bërë të mundur që të parandalohej dhënia e urdhërit për dënim me vdekje, duke e kthyer kështu Masoudin në një hero, nuk është i vërtetë. Kazem Rajavi njihej si ambasodur i shahut në bashkëpunim me SAVAK-un dhe dokumentet që kemi marrë nga SAVAK tregojnë se bashkëpunimi i Masoud Rajavit me ta gjatë kohës së burgimit dhe marrjes në pyetje, ka qenë mjaft efektiv.

Nga pikëpamja ideologjike, në fillimet e organizatës kishte tendenca fetare dhe patriotike te disa anëtarë të këtij grupi, por me kalimin e kohës, duke ndërruar lëkurën dhe duke zgjeruar aktivitetin, në mesin e udhëheqësve të tyre filluan të shfaqen mendimet marksist-leniniste. Një problem që shkaktoi tensione në brendësinë e organizatës , dhe në kulmin e luftimeve të revolucionarëve, filluan të vriten shumë anëtarë  ku njëri prej tyre ishte edhe Mexhid Sherifi. Diçka që dëshmon intolerancën e ideve të tjera (jo domosdoshmërisht kundërshtuese) nga ana e kryesisë. Sipas këtij zotërie, shqyrtimi i këtij transformimi intelektual ka patur shumë ndikim në analizimin e veprimeve antisemite të muxhahedinëve .  Me kapërcimin e këtyre tendencave, shumë shpejt u zhdukën të gjitha forcat patriotike dhe fetare nga mesi i organizatës. Në një atmosferë revolucionare nën ndikimin e ndërhyrjes së forcave të huaja në punët e brendshme, dhe në ndikimin e parrullave " as lindje, as perëndim",  u theksua edhe një herë diferenca mes forcave revolucionare që ishin kundër ndërhyrjes së huaj dhe organizatës e cila mundohej të krijonte marrëdhënie me Bashkimin Sovjetik. Sigurisht që përpjekja e e tyre për të krijuar marrëdhënie me Bashkimin Sovjetit nuk e tërhoqi shumë vëmendjen e masave popullore. Që në fillim të fitores së revolucionit u zbuluan disa faktorë të ndryshëm për këtë lidhje të tyre.  Si çështja e spiunimit të Muhamed Reza  Seadetit i cili deklaroi në gjyq se MEK kishte marrëdhënie me KGB-në pa dijeninë e qeverisë së Republikës Islamike të Iranit. Një tjetër dëshmi për këtë lidhje mes tyre janë edhe kujtimet e kryetarit të KGB-së në Teheran që tregojnë për marrëdhëniet e muxhahedinëve me Bashkimin Sovjetik , letrat e dërguara nga udhëheqësit e MEK në adresim të Partisë Komuniste të sovjetikëve ku u kërkojnë t'u japin azil përkohësisht për anëtarët e organizatës, marrja e një kredie 300 milion dollarëshe  dhe sigurimi i mbështetjes së tyre ,  fakte  që vërtetojnë përsëri se qëllimi i muxhahedinëve ndryshonte nga ai i revolucionarëve.

Nga pikëpamja e mënyrës së luftimit;  operacionet e ndryshme  të vrasjeve dhe shpërthimeve të ambienteve të ndryshme ( në veçanti vendet që i përkisnin njësive amerikane)  nga ana e organizatës  në kohën e shahut, tregojnë për mënyrën e luftimin partizan të ndërmarrë nga MEK.  Për të kuptuar më shumë se çfarë ndikimi kanë patur këto veprime në zhvillimin e revolucionit do të shohim se çfarë thuhet në dokumentet e SAVAK-ut (ish-shërbimi sekret iranian në kohën e shahut) . Në to thuhet se këto veprime u kanë dhënë atyre më shumë mundësi për të shtypur luftëtarët e vërtetë kundër sistemit të cilët kishin një metodë tjetër luftimi dhe ishin mjaft të përhapur në popull, dhe gjithashtu me anët të këtyre veprimeve të MEK , SAVAK favorizohej të shtrinte ndjenjën e mos pasjes siguri në popull që të mund të ndikonte në grupe të ndryshme të njerëzve.

Me gjithë këto që thamë, edhe pse MEK ka marrë pjesë në luftimin kundër regjimit të shahut, nuk ka patur aspak ndikim në fitoren e Revolucionit Islamik dhe pjesa më e madhe e reputacionit të tyre në kohën përleshjeve, është ndikuar nga vrasjet dhe përballjet e armatosura.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur