MEK kundër kujtdo që është pro diplomacisë

Categoria: Artikuj

Nga Nejat Bloggers, postimi i fundit më 30 tetor, 2019

 

Duke ndjekur zgjedhjet federale në Kanada, Kongresi Iraniano-Kanadez(ICC) raportoi rreth " një fushate të pistë të Muxhahedinëve Khalk (MEK) kundër politikanit iraniano-kanadez, kanditatit të Richmond Hill, Majid Jowhar-it.

Liberali Majid Jowhari u rizgjodh, duke mundur kandidatin e Conservative Costas Menegakis, i cili përkrahet nga Organizata Muxhahedinët Khalk për shkak të rivalitet që ka me Jowharin. ICC sqaron për fushatën e pistë të MEK-ut kundër Jowharit:

" Në mediat sociale, disa llogari false të lidhura me MEK, kanë shpërndarë informacion fals për zotin Jowhari. Në dukje, e vetmja arsye për shenjestrimin e zotit Jowhari nga MEK, ka lidhje me premtimin e kryeministrit Trudeau në vitin 2015 për të rilidhur marrëdhëniet me Iranin dhe për të rihapur ambasadat. Jowhari e ka përkrahur këtë premtim gjithashtu ka prezantuar dhe mendimet e përzgjedhjes së tij te qeveria kanadeze. Me kalimin e kohës ne kemi vënë re se shumica e kanadezo-iranianëve  gjithashtu përkrahin diplomacinë dhe paqen me Iranin dhe janë kundër politikave të luftës dhe sanksioneve."

Llogaritë false të lidhura me MEK janë denoncuar vetëm disa muaj më parë nga Murteza Hussain-i i Intercept-it.  Mortezai zbuloi se një personazh i quajtur Heshmat Alavi, rezulton inekzistent dhe as që ekziston njeri me atë emër dhe është thejshtë një operacion propagande i udhëhequr nga MEK. Zbulimi i Mortezait ishte gjerësisht i mbuluar nga mediat kryesore  dhe për pasojë Twitter ka pezulluar llogarinë e tij për një periudhë kohore për ta rikthyer dhe një herë më vonë në pozitën e mëparshme.

Heshmat Alavi sulmonte vazhdimisht para zgjedhjeve  kandiatatin iraniano-kanadez të liberalëve , Majid Jowharin.  Ky është një nga tweet-et e publikuara nga Heshamat-i kundër Jowharit:

"@MajidJowhari, një politikan Liberal në Kanada, i njohur për pikëpamjet dhe politikiat e tij pro regjimit iranian,  është duke rikandiduar në zgjedhje. Ky fill lëshon dritë mbi Jowharin duke u bërë një apologjet/lobues i Teheranit, i përkrahur nga @ICCongress, armata e lobimit të mullave në Kanada, dhe nuk duhet rivendoset kandidat."

Fatmirësisht Jowhari i fitoi zgjedhjet. Sidoqoftë, i ashtuquajturi Heshmat Alavi është një produkt i një ekipi të anëtarëve të MEK që shpif kundër çdo personi që përkrah paqen dhe diplomacinë me Iranin.  Ky grup nuk ndalon së demonizuari të gjithë ata që besojnë për marrëdhënie me Iranin në vend të luftës dhe sanksioneve dhe Jowhari nuk është i pari  që është goditur  nga tweet-et  dhe nga artikujt e publikuar nga persona fiktivë si Heshmat Alavi.

Negar Mortazavi, redaktori këshillues i The Independent dhe Trita Parsi, themeluesi i National Iranian American Council (NIAC) janë disa aktivistë të tjerë me origjinë iraniane që janë sulmuar disa herë nga Alavi.

Jeremy Scahill është një gazetar investigues  dhe njëri nga tre redaktuesit themelues të The Intercept. Në podcastin e tij që është publikuar disa ditë pas artikullit të Murtazait, Scahill pyeti Negar Mortazain t'i jepte më shumë shpjegime rreth zbulimeve të kolegut të tij. "Çfarë mund të na thuash më shumë rreth atij personi  rreth të cilit raporti i Murtazait thotë se është një krijim i MEK, Heshmat Alavit?", e pyeti ai Negarin.

"Në fakt Murtazai ka folur me mua dhe disa vëzhgues të tjerë iranianë", i përgjigjet Negari. "Për ne që kemi vëzhguar Heshmat Alavin dhe ata që janë bërë objektivë të sulmeve të pista të tij, ishte e dukshme që ai nuk ishte një person real. Nuk kishte asnjë foto të tijën. Nuk kishte asnjë video të tijën. Ishin vetëm artikujt e tij të errët. Dhe gjithashtu kjo linjë e qartë, nëse shikoni punën e tij, nuk ishte e veçantë, në punën e tij vërehej qartë linja pro MEK, siç e thatë ju, në punën e tij vërehej linja e Muxhahedinëve Khalk. Artikujt e tij dhe gjithashtu tweet-et, dhe gjithastu mënyra se si ai sulmon shumë prej nesh në Twitter. Por ishte një dështim i plotë në një pjesë të disa organizatave mediatike të besuara."

"Qëllimi i projektit  me demek ishte lufta kundër propagandës iraniane online, por, në vend të kësaj,  iniciativa u fokusua në sulmin ndaj kritikëve të administratës së Trumpit në lidhje me politikën ndaj Iranit", i tha Trita Parsi Aljazeeras.

"Për ta bërë më keq, fondi që erdhi nga Departamenti i Shtetit, në fakt ishte për të luftuar propagandën e ISIS-it dhe ndërhyrjet Ruse në SHBA. Në vend të kësaj, administrata e Trumpit i devijoi ato para për të luftuar kritikët e politikës së Trumpit ndaj Iranit", Parsi dha shpjegime rreth burimeve financiare të karremit të MEK në mediat sociale.

"Provat e makinacionit të MEK janë vërtetuar nga fushtatat online me qëllim për të ndikuar në tregimet rreth Iranit në favor të ndryshimit të regjimit", shkruajti në Lobelog, Assal Rad, një kërkuese e NIAC. "Ish-anëtarët e MEK kanë konfirmuar fushatën e karremave të MEK me bazë në Shqipëri, ku anëtarët hapin mijëra llogari false për të bërë propagandë dhe për të tweet-ur kundër të gjithë atyre që favorizojnë diplomacinë me Iranin.  Grupi gjithashtu përdor organizata frontale, si OIAC,  për të fituar pagesa të cilat i avancojnë çështjete e tyre me shpenzimet e interesave të sigurisë amerikane në rajon."

Në fakt, personi Heshmat Alavi nuk është as i pari dhe as i fundit që MEK ka krijuar për të manipuluar mediat sociale duke udhëhequr një agjendë të kërkuesve të luftës kundër Iranit. Mbijetesa e MEK varet nga shumë e më shumë konflikte  mes botës dhe qeverisë Iraniane. Udhëheqësve të MEK nuk u intereson nëse populli iranian preket nga strategjia e presionit maksimal që ata përkrahin kundër Iranit.

Mazda Parsi


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur