MEK një problem për Shqipërinë, jo për Iranin

Categoria: Artikuj

MEK shpik teori konspirative për të mbijetuar

Nga Anne Khodabandeh

Nga thellësia e gropës së tij të lepurit në Shqipëri, MEK ka krijuar një tjetër përrallë të ngjashme me Lizën në botën e çudirave rreth spiunëve dhe agjentëve iranianë të cilët vijnë për të kapur ata. Duke bërë kështu, Maryam Rajavi na rikujton saktësisht se përse Bashkimi Evropian dëboi atë dhe ndihmësit e saj nga Evropa dhe i dërgoi në mërgim në Shqipëri. Prezenca e MEK (një magnet trazirash) prezanton një rrezikim të papritur të sigurisë kombëtare për çdo vend. Nga shpërthimet me bombë në Paris dhe Belgjikë, vrasja e vetë njeriut të tyre Mohammad Reza Kolahi në Holandë, vrasjet misterioze të kritikëve të MEK, një sulm i dhunshëm jashtë Parlamentit Evropian,  vetë-djegiet dhe shumë incidente të tjera të dhunshme në të cilat është përfshirë MEK në Evropë, në vitin 2018, më në fund prezenca e tyre u bë a padurueshme. Për fat të keq, Shqipëria, nën thembrat e Amerikës, është detyruar të presë këtë grup të rrezikshëm.

Dhe me këtë deklaratë të fundit, Rajavi gjithashtu na rikujton dëmin që tashmë MEK i ka shkaktuar jetës civile në Shqipëri dhe institucioneve të saj. Mesa duket shumë politikanë shqiptarë, policë dhe shërbime sigurie janë entuziazmuar nga metodologjia e MEK për kontrollin e mendjes. MEK jo vetëm që ka ndikuar padrejtësisht në politikën e jashtme të Shqipërisë ndaj Iranit, por kulti gjithashtu ka ushtruar ndikim të papërgjegjshëm mbi sigurinë e brendshme të vendit , pa dyshim duke përdorur si përkrahjes presionin amerikan. Ja një shembull: Në ditët e fundit, policia shqiptare ka arrestuar një iranian, Bijan Pooladrag, që ka lidhje me MEK. MEK menjëherë lëshon një deklaratë duke e mohuar atë e duke thënë se është një agjent i Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit iranian (MOIS). Në fakt, sipas dëshmitarëve okularë, Pooladrag është arrestuar menjëherë pasi doli nga zyrat e MEK në Tiranë ku kishte shkuar për të marrë rrogën e tij. Kjo është për shkak se, pavarësisht se vazhdon të punojë për MEK, ai refuzon të jetojë brenda kampit të tyre. Në rrethana të veçanta dhe në nevoja të domosdoshme, MEK i lejon anëtarët e vet të jetojnë jashtë përbërjes nën kushte që të mos flasin publikisht rreth eksperiencave me MEK. Ndihma financiare që ata japin është e kushtëzuar me subjektin për të vazhduar punën për MEK në mesazhet kompjuterike dhe përdorimin e llogarive të rreme.

Arrestimi erdhi kur pronarja e shtëpisë së Poolagrad dhe vajza e saj dyshonin se ai po përdorte celularët dhe kompjuterët pa dijeninë e tyre. Prokurori i çështjes thotë se ai akuzohet për kryerjen e ofensivës kriminale të përgjimit të të dhënave kompjuterike, keqpërdorim të pajisjeve dhe përgjimin e sistemit kompjuterik, të mundësuar nga nenet 293/a,b,c të Kodit Ligjor. Thuhet se Poolagrad ka përdorur celularë të paautorizuar për të hapur llogari në gjuhën persiane në Instagram, Facebook, WhatsApp, Messenger dhe Telegram. Kjo përputhet saktësisht me kërkesat e MEK për personat si Poolagrad që jetojnë jashtë kampit të punojnë në mediat sociale që të paguhen. Është gjithashtu e qartë për ata që e njohin se Poolagrad nuk ka shumë njohuri rreth kompjuterit në mënyrë që të hapë rrjetin dhe sistemin e tij. Në ndonjë fazë të caktuar këto duhet të jenë bërë nga MEK për të. Qartësisht, Poolagrad merrej me klikimin e Heshmat Alavit.

Pa kurrfarë dyshimi, Poolagrad është një anëtar i thekur i MEK.  Ai është plagosur në masakrën e 1 shtatorit të vitit 2013 në Irak  si një nga 100 anëtarët specialë me detyrën për të mbajtur Kampin Ashraf, duke dëshiruar vdekjen për liderët e tij. Që kur erdhi në Shqipëri, pavarësisht se jeton jashtë kampit, Poolagrad nuk ka bërë asnjë përpjekje për të kontaktuar me familjen e tij në Iran, një kërkesë për të qenë i anëtarësuar te MEK. Motra e tij vazhdon të kërkojë për kontakt.

Sipas ish-anëtarëve të MEK të cilët e njihnin Poolagrad, ai është paralajmëruar disa herë nga MEK për sjelljen e tij jashtë kampit. Atij i është thënë se nuk mund të shkojë në breg të detit dhe të postojë foto të vetes lakuriq dhe të presë që ata të mos bëjnë asgjë. Mesa duket MEK ka përfshirë SHISH-in për ta dënuar. Ironikisht, dënimi për këto lloje krimesh në Shqipëri është 7 vite burgim. I njëjti dënim me të cilin gjykatat e Sadam Husejnit kërcënonin ata anëtarë që donin t[ë largoheshin nga MEK ,7 vite në burgun Abu Graib për hyrje ilegale në Irak). Është interesante se sa shpejt dhe në mënyrë të pashembullt e ka marrë rolin e dënimit të armiqve të MEK sistemi gjyqësor shqiptar.

Kushdo që mendon se fjalët e MEK nuk janë plot me gënjeshtra dhe keq informim, është naiv. MEK është një nga ato entitetet e habitshme që jo vetëm shpikin teoritë e tyre të konspiracionit, por gjithashtu besojnë verbërisht në to.

Një provë e ndikimit të MEK mbi sjelljen e policisë mund të gjendet në deklaratën për Pooladrag.  Për ta ngatërruar qëllimisht çështjen, në mesin e agjentëve të MOIS që jetojnë në Tiranë MEK ka përfshirë një italian të quajtur Daniel Kasraei i cili është i mirënjohur si një ndjekës i MEK, i cili është dëbuar në Itali për spiunim.

Sidoqoftë, të tjerët e listuar janë ish-anëtarë të mirëfilltë të MEK, të cilët kanë denoncuar grupin për abuzim e të drejtave të njeriut. E shkuara e tyre në vetvete është shumë interesante.  Le të marrim rastin e  Ehsan Bidit. MEK pretendoi se ai ishte depërtuar herët gjatë këtij viti. Në fakt nën porosinë e MEK, Bidi ishte subjekt i heqjes së jashtëligjshme të lirisë për një vit,  dhe i trafikimit ilegal nga policia shqiptare drejt kufirit grek në gusht të këtij viti, duke u ndjekur nga një kthim i shpejtë në Tiranë me një kërkesë për falje nga ana e shefit të policisë pas ndërhyrjes së avokatëve.  Ai po jetojnë i lumtur me shokët e tij në Tiranë derisa MEK përsëri bëri një deklaratë më 14 tetor se Bidi ishte dëbuar. Tre ditë më pas, policia shqiptare e vendosi Bidin përsëri në një qendër burgimi për disa ditë, dhe i kërkuan të firmoste letrat e dëbimit. Ndërhyrja e MEK në situatën e brendshme të Shqipërisë po bëhet e paqëndrueshme.

Një tjetër ish-anëtar i MEK i përmendur në deklaratë është Hassan Heyrani, i coli sipas MEK-ut del në një kafe në Tiranë. Në fakt, Heyrani është menaxher i Faranak Cafe. Ashtu si Ehsan Bidi, Heyrani përfaqëson makthin më të madh të MEK: një ish-anëtar  i cili është rimëkëmbur me sukses dhe qëndron mbi këmbët e veta, duke punuar dhe jetuar një jetë të lirë pas arratisjes nga kulti.

Që kur Ehsan Bidi u lirua, një tjetër ish-anëtar është marrë në shenjë nga MEK  për ndërhyrje nga policia. Gholamreza Shekari, i arrestuar përsëri vetëm mbi bazë të pretendimeve të aktivitetit kriminal të MEK, është ndaluar që në shtator ndërkohë që hetimet vazhdojnë.  Akuzat e MEK për trafikim njerëzish janë korrigjuar nga Olsi Jazexhi, një person i mirënjohur i medias dhe historian i cili ka ndjekur aktivitetin e MEK që nga koha e ardhjes së tyre në vitin 2016. Ai thotë: “Gholam Shekari nuk e dërgoi refugjatin iranian në kufijtë e Shqipërisë. Ai e dërgoi atë në te një stacion autobusi.”

Në një vend tjetër Jazexhi thotë se Rajavi i ka deklaruar luftë iranianëve që shkelin në Shqipëri, dhe ka pasur ndikim në dëbimin e 80 iranianëve nga vendi. Ironikisht, MEK nuk ka thënë asgjë për arrestimin e dy iranianëve në Aeroportin e Rinasit dy ditë më parë, të cilët po mundoheshin të kalonin pa leje 30,000 paund në kartëmonedha 20 paund në një fluturim drejt Luton, Angli. Kushdo që di ndonjë gjë rreth MEK, e di që sigurisht, ai është standardi i MEK për të transferuar shumë të mëdha parash nga një vend në tjetrin me qëllim pastrimin e parave.  Ne nuk e dimë me siguri se janë të lidhur me MEK, por nuk asnjë arsye tjetër që organizata të mos ketë folur një fjalë për ta, ndërkohë që djallëzon çdo iranian tjetër që shkelur brenda vendit.

Si zakonisht, MEK zbulon më shumë për veten dhe gjendjen e tyre aktuale në deklaratat publike se sa kuptojnë apo kanë për qëllim. Ka një ndjenjë dëshpërimi në shkarjet e fundit të MEK. Në  vazhdën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, dhe në mesin e shkatërrimit të kryer nga Korona virusi, askush nuk po u kushton vëmendje. E izoluar dhe e braktisur në një vend të vogël, Maryam Rajavi është munduar të shtyrë SHBA-të të detyrojë BE-në ta lejojë atë të kthehet pas në Paris apo Bruksel qoftë dhe për disa orë për të treguar se ajo vazhdon të jetë e mirëpritur atje. Kjo është mohuar. Kontakti i BE-së thjeshtë këshillon t’i marrin ata në Uashington. Disa dokumente ishin vendosur mbi tavolinë duke treguar raste të MEK duke punuar për amerikanët kundër BE-së si në vrasjen e Kolahi në Holandë, lajmërimin fals  për bombë në Paris dhe pagesat për ekstremin e djathtë në Spanjë, Partinë VOX. E përballur me këtë dështim për t’u rifutur në Evropë, Rajavi ka përdorur vendosjen në punët ë një tjetër shtrese të besnikëve të MEK, të atyre që bëjnë si analistë të pavarur, për të mbajtur kultin e saj të përshtatshëm. Kjo shpjegon nxitjen e një numri tronditës të deklaratave të promovuara nga veteranët e MEK në SHBA si Ali Safavi, Alireza Jafarzadeh dhe Sona Samsami.  Përdorimi i “Arab Neqs” për të lëshuar këto sinjale fushate që jo vetë  që Maryam Rajavi është duke vdekur për vëmendje, por edhe që sauditët janë të shqetësuar për një fitore të Biden e cila do të vendoste në rrezik pushtetin e ri të fituar nën presidencën e Trump. Mercenarët e MEK janë të lumtur të hipin në këtë vagon bande si një mjet për të kumbuar prezencën e tyre në arenën politike anti-iraniane të rrëzimit të regjimit.

Kjo është në kontrast me aktivitetin aktual të MEK në Shqipëri, ku është e qartë se ka për të mbetur.  Një informacion nga brenda kampit zbulon se është formuar një departament për marrëdhëniet me publikun nga e ashtuquajtura Këshilli i Lidershipit, i cili është ngarkuar me detyrën për të shpërndarë ndihma për popullatën lokale rreth kampit. Kryetari i Bashkisë Durrës, po blihet ashtu siç është blerë kryetari i Bashkisë Auvers sur Oise më parë. Vendasit po rekrutohen ndërkohë që MEK po fiton kontroll ndaj qytetarisë së Durrësit. Sidoqoftë, në analizat e fundit mund të jetë shumë vonë për MEK për të ushtruar kontroll mbi mjedisin e jashtëm. Nga brenda kampit flitet se trupa e kampit është në kaos. Çdo ditë njerëzit janë duke bërtitur, ulëritur dhe duke u rebeluar. Një ditë burgosin njërin, dhe ditën tjetër largojnë një tjetër. Mosmarrëveshjet po u dalin jashtë kontrollit. Dhe sa më shumë ndodh kjo, aq më shumë i lëvizin ata njerëzit drejt qendrës së kampit që të mos dëgjohen apo shikohen nga jashtë. Shtresat e vëzhgimit dhe sigurisë janë në vend për të parandaluar shpërthimin e problemeve.

Pa dyshim, sa më keq të bëhen gjërat në botën e jashtme për të, aq më i madh do të jetë rreziku që do t’i vijë Maryam Rajavisë nga anëtarët e saj . Me asgjë tjetër përveç dënimeve dhe goditjeve për të ofruar, dhe pa fitore politike për të rritur reklamimin e vetes, është e vështirë për t’u parë se si do ta ripërtërijë moralin e anëtarëve. Ashtu siç po e zbulojnë shumë liderë tani, kur ti e humbet besimin e njerëzve të tu për të drejtuar, nuk ka asnjë vend për t’u fshehur dhe asnjë vend për të shkuar përveç se poshtë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur