MEK dhe fëmijët-Hanif Bali

Categoria: Artikuj

Hanifi mbërriti në Suedi kur ishte tre vjeç dhe ka lëvizur në mesin e tetë familjeve të ndryshme derisa u bë 18 vjeç. Ai foli për disa nga mamatë e tij duke thënë se kur pyetej për mamanë, i duhej të thoshte cila mama, sepse kishte disa. Hanifi është një qytetar i suksesshëm suedez tani sepse ai është njeri prej atyre pak fëmijëve me fat të MEK të cilët nuk janë rikthyer te Kampi Ashraf në Irak për të marrë mësime ushtarake. MEK dhe fëmijët-Hanif Bali.

Isha me fat që nuk u riktheva më mbrapsht te MKO-ja!(Muxhahedinët Khalk, kulti Rajavi)

Hanifi ka kaluar në tetë familje të ndryshme derisa mbushi 18 vjeç. Ai ka qenë një anëtar i Parlamentit të Suedisë që nga viti 2010 por ai është lindur në Kramanshah, në Iran në vitin 1987. Tre vite më pas në Kampin  Ashraf, prindërit e tij muxhahid e lanë atë në duar e agjentëve të Organizatës Muxhahedinët Khalk (MKO, MEK, PMOI, Kultit Rajavi) për ta sjellë Hanifin në Evropë së bashku me qindra fëmijë të tjerë të anëtarëve të MEK.

Tani Hanifi është një qytetar i suksesshëm suedez për shkak se është një nga ata fëmijët me fat të MEK që nuk janë rikthyer në kampin Ashraf në Irak për të marrë trainime ushtarake. Sidoqoftë në një intervistë me TV Manoto në vitin 2016, ai tregoi histori prekëse të fëmijërisë së tij si një jetim në një vend të huaj. Kjo është ajo që tha ai për prindërit e tij biologjikë: “Nënat ishin lejuar të telefononin fëmijët e tyre vetëm një herë në vit. Baba im më ka telefonuar vetëm dy herë gjatë gjithë jetës sime.”

Hanifi mbërriti në Suedi kur ishte tre vjeç dhe ka lëvizur në mesin e tetë familjeve të ndryshme derisa u bë 18 vjeç. Ai foli për disa nga mamatë e tij duke thënë se kur pyetej për mamanë, i duhej të thoshte cila mama, sepse kishte disa.

Sot, mund të gjesh  disa detaje më shumë të Hanifit duke sfiduar fëmijërinë e tij në mesin e prindërve dhe familjeve të tij të ndryshme. Në maj të vitit 2017, a shkroi një shkrim të shkurtër  në Instagram për një foto të tijën  krah babait të tij biologjik duke thënë: “Takova babanë tim biologjik në orën 13:30 . Nuk mendoj të jetë nevoja për një test të ADN-së (duke iu referuar ngjashmërisë së tyre të madhe).”

Një tjetër foto domethënëse tregon Hanifin e vogël krah një burri tjetër. Fotoja e qartë shpjegon jetën e tij kontraversiale larg nga prindërit e tij biologjikë:

“Gjatë gjithë fëmijëri sime, kam pasur shumë baballarë. Babai nuk është gjithmonë biologjik apo ai me të cilin ke jetuar më shumë, apo ai që ka qenë më i dashur apo më i dhunshëm se të tjerët. Ndonjëherë babai yt mund të jetë ai me të cilin ke pasur më shumë marrëdhënie sfiduese  por që ka qenë njeriu të cilin e ke njohur thellësisht dhe e ke dashur më shumë. Në mendjen time kam portretin e disa baballarëve por kam pasur vetëm një baba. Më mungon çdo ditë.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur