Lot krokodili të hipokritëve për mësuesin Francez

Categoria: Artikuj

Doktor Sejid Muhsen Musavi Zadeh, Fondacioni Habilian

Ndërkohë që e gjithë bota myslimane me prirje të ndryshme intelektuale janë duke dënuar fyerjen e Macron, presidentit të Francës ndaj profetit të shejtë, Muhamedit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij),  kryetarja e grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk, Maryam Rajavi, me pretekstin e mbrojtjes së lirisë, shkroi në Twitter: “I shprehim ngushëllimet popullit dhe republikës së Francës në këto momente të vështira dhe tragjike për vrasjen e pamëshirshme dhe tronditëse të mësuesit francez. Me keqardhje të thellë nga ana e popullit iranian, i cili është viktima e parë me 120 mijë të vrarë nga barbarizmi, terrorizmi dhe fashizmi fetar nën emrin e Islamit. Islami është tolerant dhe demokratik, është feja e mëshirë , e çlirimit , dhe antidoti ndaj fundamentalizmit.”

Maryam Rajavi flet për vrasjen e pa mëshirshme të mësuesit francez ku por të shqyrtojmë aktivitetin e zi të grupit të Muxhahedinëve Khalk, do të shohim se 158 persona nga 17 mijë të vrarë prej tyre, kanë qenë mësues. Dëshmor Sadek Mehdavi, në të njëjtën kohë ishte edhe mësues edhe anëtarë i Komitetit të Rezervave të Revolucionit Islamik dhe shërbente si ushtar dy herë në javë. Më 26 janar 1982 kur po largohej nga Shoqata Islame e Teliranit (një fshat në pjesën qendrore të Amolit) drejt qytetit, u mor peng nga muxhahedinët që ishin vendosur në rajonet pyjore. Atë e morën në pyll dhe e varrosën për së gjalli. Gjithashtu edhe Sejid Musavi ishte nga mësuesit që u kap peng nga muxhahedinët gjatë operacionit Mersad. Pasi e kapën, muxhahedinët e shkelmuan nga fytyra  dhe ia rropën lëkurën për së gjalli, e  më pas e vranë. Kur Maryam Rajavi flet në Twitter për vrasjen tragjike të një mësuesi francez, duhet të kujtohet se veprimtaria e kësaj organizate tregon se ata kanë vrarë një numër të madh shtetasish pasi i kanë torturuar në mënyrën më të keqe. Një shembull i famshëm është vrasja e tre rojeve të Revolucionit Islamik gjatë operacioneve “Inxhinierike”.

Kryetarja e grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk, e përmend Islamin demokratik dhe tolerant në tuitin e saj si antidot ndaj fundamentalizmit  në një kohë kur me pranim të të gjithë atyre personave që kanë qenë aktivë në këtë organizatë gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar, muxhahedinët llogariten si një nga organizatat më totalitare dhe terroriste në botë. Me rrëfime nga ana e anëtarëve të ndarë nga MEK, kjo organizatë kishte krijuar një atmosferë aq mbytëse në kampet e saj saqë kushdo që donte të kishte një jetë ndryshe nga ajo e përcaktuar organizata, nuk do të kishte shpëtim nga ngacmimet dhe dëmtimet sistematike nga ana e saj.

Krijimi i burgjeve për anëtarët që kanë ndërmend të ndahen, torturimi fizik dhe vrasje e personalitetit të personave që ia lejonin vetes të merrnin në pyetje organizatën, janë vetëm një pjesë e sjelljes së këtij grupi me anëtarët e vet.

Për shprehjet rreth lirisë personale gjithashtu mjafton të tregojmë disa veçori të kampit Ashraf që në përgjithësi ka tiparet e një burgu. Anëtarët e grupit të muxhahedinëve zgjohen të gjithë në një orar të caktuar dhe në koordinim të plotë dhe e kanë të organizuar  çdo moment të tyrin deri në orët e vona të natës.  Nga punët e kota e deri tek profesionet e vështira për femrat,  pa pasur parasysh ndryshimet gjinore mes personave, janë bërë të gjitha shkak që askush nga anëtarët të mos ketë rastin për t’u menduar. Kjo metodë e kontrollit të mendjes plotësohet në kohën kur anëtarët janë të ngarkuar të marrin pjesë  çdo ditë e çdo javë në mbledhjet rreth veprimtarisë dhe “pastrimit” javor kur flasin rreth mendimeve të tyre të fshehta që kështu sipas tyre të pastrojnë veten nga mendimet e pista. Këto lloje marrëdhëniesh sektare të organizatës gjithashtu vazhdojnë të ndiqen në Evropë dhe Shqipëri, dhe sigurisht llogaritet si shembull unik dhe interesant në shkeljen e lirisë dhe të drejtave parësore të njeriut.

Krahas këtyre çështjeve, lind dhe pyetja se përse grupi i muxhahedinëve e mbështet Macron-in në një kohë kur e gjithë bota Islame e fajëson presidentin e Francës për fyerjen e profetit Muhamed (s.a.a)? Në fillim duhet të tregojmë se kjo lloj sjellje nga një organizatë për të cilën qëllimi e ka justifikuar gjithmonë  mënyrën e arritjes, është shumë e natyrshme.  Një organizatë e cila në eksperiencën e saj mban mbi supe aktin  e vendosjes së bombës në faltoren e shenjtë të Imam Rizait (a.s), atje ku i leverdis, mund të përkrahë edhe atë që fyen profetin e Islamit.

Përveç kësaj gjithashtu duhen marrë parasysh  lidhjet e ngushta të grupit të muxhahedinëve me shërbimin sekret francez dhe spiunimi për hesap të tyre. Ky grup terrorist, nga vitet e kaluara e deri më tani, me anë të mercenarizmit për shërbimin sekret francez, ka arritur të zgjerojë fushat e aktivitetit të tij në atë vend. Padyshim që për t’i dhënë një shërbim të mirë padronëve të tij, ky grup, në kushtet e tanishme ku i gjithë opinioni publik po e dënon Francën, mban pozicionin e padronëve duke u treguar se janë më të përkushtuar se kurrë më parë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur