Intervistë me një grup iranianësh, që e kanë braktisur Kultin Rajavi

Categoria: Artikuj

Në vitet 2013-2016 disa mijëra anëtarë të Organizatës MEK (Muxhahedinët e Popullit Iranian), u vendosën në Shqipëri. Kjo organizatë e njohur ndryshe edhe si Kulti Rajavi në Manzë ka ndërtuar një kamp të mbyllur të quajtur Ashraf 3. Disa dhjetra anëtarë të këtij kulti rast pas rasti e kanë braktisur kultin dhe po përpiqen të deradikalizohen dhe të bëjnë një jetë sa më normale në Shqipëri.

Krerët e Kultit Rajavi bëjnë pa pushim një propagandë të jashtëzakonshme për t’i denigruar këta ish anëtarë të kultit. Mund të përmendim këtu disa ndër akuzat më të zakonshme kundra tyre:

Janë terroristë! Janë spiunë të Teheranit. Po përgatisin akte terroriste kundra MEK (Kampi Ashraf 3 në Manëz) si edhe kundra qytetarëve shqiptarë. Teherani i vjedh paratë e bukës së fëmijëve iranianë për të mbajtur me para dhe me të gjithë të mirat në zemër të Tiranës këta spiunë dhe terroristë.

Duke zbatuar parimin e shenjtë të gazetarisë për të dëgjuar të dyja këmbanat i kam bërë një intervistë këtyre zotërinjve ish MEK-sa, duke u bërë lloj lloj pyetjesh sa më të drejtpërdrejta. Publikimi i intervistës shoqërohet edhe me foto të mijat me këta ish anëtarë të MEK, si edhe me foto të tyre duke punuar në ndërtim apo si bojaxhinj dmth bukën e gojës e nxjerrin me djersë dhe nuk rrojnë në Tiranë me paratë, që u dërgon qeveria e Teheranit.

GHOLAM MIRZAI

Mosha: 62 vjec, anëtar i MEK për 30 vjet.

-Pse e le MEK-un pas 30 vjetësh anëtarësie?

-E lashë MEK-un, sapo mu krijua mundësia për tu arratisur nga rradhët e kësaj organizate dmth, sapo erdhëm në Shqipëri, ku kontrolli i organizatës mbi ne ishte më i kufizuar se në Irak. E braktisa organizatën, sepse më kanë trajtuar keq. Në Irak erdhën afër kampit familjarët e mij. Ata me megafon më thërrisnin, më luteshin të dilja e t’i takoja. Kur pyeta komandantët e organizatës, ata mu përgjegjën, se ata që bërtasin me megafon nuk janë familjarët e askujt në kamp. Ata janë të gjithë spiunë të regjimit të Teheranit, që i kanë dërguar në Irak për të përgatitur akte terroriste kundra MEK-ut. Në Kampin Liberty (afër Bagdatit) na tregonin vetëm rrena duke i quajtur familjarët tanë mercenarë të mullahëve. Kur u vendosëm në Shqipëri, Rrahmani një miku im anëtar i MEk, më dha një telefon të futur kontrabandë në ambjentet, ku banonim. Me atë telefon fola me anëtarët e familjes pas 30 vjetësh. Në biseda me to kuptova, që na kishin gënjyer për familjarët tanë se gjoja ishin mercenarë të regjimit të mullahëve, kur ata ishin në fakt thjesht njerëzit e mij! Pas kësaj e ndava mendjen të arratisesha nga MEK, në rastin më të parë të volitshëm.

– Z. Mirzai ju a jeni terrorist?

– Jo sigurisht që nuk jam terrorist. Unë kam qene NCO (nënoficer) i “Artes” (ushtrisë iraniane).U kapa rob lufte nga ushtria e Sadamit dhe më pas midis dy alternativave: kampit të robërve të luftës dhe Kampit Ashraf të MEK, preferova më mirë me MEK, sesa rob lufte në duart e Sadam Husejnit. Kur u bëra unë terrorist? Kur isha ushtarak iranian? Kur isha rob lufte i Sadamit? Mos ndoshta u bëra terrorist në rradhët e MEK-ut?!?!??!

– A je spiun I VEVAK (shërbimi sekret iranian)?

– Jo unë nuk di të jem spiun!

– Për të jetuar në Tiranë a të paguan para qeveria iraniane?

– Jo paratë për të jetuar në Tiranë në mënyrë mëse modeste mi dërgon familja ime me rrugë bankare (Banka BKT), ose me anë të Ëestern Union-it. Për këto transferta paresh kam faturat bankare dhe të Ëestern Union-it.

– A po planifikon të vrasësh iranianë të Kampit Ashraf 3 në Manëz?

– Jo, jo! Sigurisht jo. Si mundem unë të vras iranianë të kampit të Manzës, kur ata ishin shokët e mij për 30 vjet?!?!??! Unë jam kundër Miriam Rajavit jo kundër miqve të mij të 30 viteve!

– Deri tani a ke kryer ndonjë krim në Shqipëri si: vrasje, plagosje, vjedhje, armëmbajtje pa leje, përdhunim, drogë, rrahje etj??

-Jo! Jo! Asnjë krim! Policia shqiptare më njeh mirë mua dhe shokët e mi, që kemi braktisur MEK-un! Kurrë, kurrë ne nuk kemi kryer ndonjë krim në Shqipëri.

-Si e mendoni të ardhmen tuaj në Shqipëri?

_ Me shumë lutje kërkojmë nga qeveria shqiptare të na trajtojë si refugjatë. I përgjërohemi shtetit shqiptarë t’i lejojë të afërmit tanë të vinë në Shqipëri për të na takuar e për t’u cmallur me ne. I lutemi autoriteteve shqiptare të na pajisin me dokumente identifikimi dhe udhëtimi si psh Travel Document (Titre de Voyage; Titolo di Viaggio) etj sic pajisen të gjithë refugjatët në cdo vend të Evropës.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur