Familjarët e Muxhahedinëve të Manzës letër proteste krerëve të shtetit shqiptar

Categoria: Artikuj

Telashet e shtetit dhe të pushtetarëve shqiptarë me Muxhahedinët iranianë të strehuar në Kampin Ashraf 3 në Manëz nuk kanë të sosur. Për shkak të veprimtarisë së Kultit Rajavi në Shqipëri administrata shqiptare duhet të përballet me probleme diplomatike (peticioni drejtuar Ambasadës Shqiptare në Paris; incidenti Ihsan Bidi në kufirin Shqiptaro-grek), probleme sigurie për fqinjët e Shqipërisë, që janë edhe aleatë tanë në NATO (klandestinë iranianë ish terroristë apo ish luftëtarë me përvojë nga fushëbeteja, që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për t’ia mësyer vendeve anëtare të BE-së, apo të NATO-s), probleme shëndetësore (vatra e infeksionit Covid-19 në Kampin Ahsraf 3 në Manëz) etj etj.

Rasti më i fundit është një letër ankese-kërkese të shkruar nga 9 (nëntë) iranianë, që secili prej tyre ka një të afërmin e vet në Kampin Ashraf 3 në Manëz. Ata janë të gjithë nga qyteti Kerman i Provincës Kerman të Iranit. Këta iranianë i drejtohen me një letër kërkesë protestë krerëve të shtetit shqiptar si Kryeministri Rama, Presidenti Meta, Zv/kryeministri Brace, por edhe personave, me ndikim të posacëm te Kryeministri Rama si fjala vjen z. Endri Fuga, që është “Cari” i propagandës së Qeverisë Rama. Në thelb ata kërkojnë, ose më mirë të shkruaj ata i luten krerëve të shtetit shqiptar, që shteti shqiptar, meqenëse i ka strehuar anëtarët e Kultit Rajavi në Shqipëri të paktën, ta detyrojë shefen e Kultit, Maryam Rajavi-n, që t’i lejojë anëtarët e MEK-ut të kontaktojnë me telefon të afërmit e vet në Iran dhe në diasporën iraniane. Këta familjarë të ngratë, po ashtu u luten dhe u përgjërohen këtyre VIP-ave të Politikësë shqiptare, që pasi të jetë fashitur Pandemia e virusit Covid-19, shteti shqiptar të mos i pengojë ambasadat e veta për të pajisur me vizë shtetasit iranianë, të cilët kanë pjesëtarë të familjes të mbyllur në Kampin Ashraf 3 në Manzë në Bashkinë e Durrësit.

Shkrimit tonë po i bashkëngjitim edhe letrën origjinale të këtyre iranianëve. Letra është në anglisht dhe është shkruar në një anglishte të dikujt, që nuk e ka gjuhën angleze gjuhë të nënës.

Ekskluzive për Ashraf News _ GJERGJI THANASI


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur