Profesori universitar shqiptar deklaroi se autoritetet izraelite dhe një grup terroriste i quajtur “Muxhahidine Khalk” po zhvillojnë projektin e Iranofobisë në Shqipëri.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Olsi Jazexhi, profesor universitar në Shqipëri, gjatë fjalës së tij në takimin “Arsyeja e Islamofobisë në Perëndim” që u organizuar nga Asambleja Ndërkombëtare e Profesorëve Myslimanë, deklaroi: “Në rajonin e Detit Mesdhe, Islami është duke u forcuar dhe Franca gradualisht në shumë vende ish-koloni të saj po humb ndikimin kolonialist të vet në rajonin e Detit Mesdhe”.
Eksperti i historisë dhe gazetari i njohur shqiptar shtoi: “Për shkak të politikave të çmendura të Francës kundër Sirisë ose Libisë, tani po vërejmë se një fluks i madh i refugjatëve myslimanë i janë drejtuar Francës. Ata po kalojnë nëpër Detin Mesdhe dhe po arrijnë në Paris ose në qytetet e tjera të Francës”.
Dr. Olsi Jazexhi gjithashtu theksoi: “4-5 vite para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, Bernard Luis kishte shkruar një libër në lidhje me historinë e kësaj çështjeje. Bernard Luis e kishte lavdëruar mbretin e Iranit ashtu siç e lavdëronte edhe Ataturkun e Turqisë, edhe atë për shkak të luftës që kishte filluar ai kundër Islamit. Mbreti i Iranit bënte përpjekje që të bënte një deislamizim të plotë në Iran, por për fat të mirë në Iran ndodhi Revolucioni Islamik dhe të gjitha zhvillimet ndërruan drejtimin e tyre. Ndërkohë, në Turqi që nga koha e ardhjes në pushtet të Arbekanit dhe pas tij të Rexhep Taip Erdoganit, po vërejmë një përpjekje të myslimanëve të Turqisë për ta rifituar ose ripërtërirë identitetin e tyre islamik. Në rajonin e gjerë të Detit Mesdhe, Franca tani po përballet me forcimin e dy fuqive islame. Ato dy fuqi janë Irani dhe Turqia që ndodhen në anën tjetër të Detit Mesdhe. Tani Franca po ndjen rrezikun. Kjo frikë e Francës ka rrënjë historike. Kur të hedhim një vështrim në histori, vërejmë se kur osmanlinjtë morën pushtetin në rajone të ndryshme të Evropës Jugore, numri i myslimanëve ishte rritur shumë. Prandaj, po në atë kohë filluan luftërat e Kryqëzatave kundër myslimanëve. Mirëpo me shembjen e Perandorisë Osmane, lëvizja e Islamofobisë në Evropë u përhap me një intensitet të madh”.
Dr. Olsi Jazexhi në vazhdim theksoi: “Kur të flasim në lidhje me Shqipërinë, duhet ta dimë se Shqipëria është i vetmi vend evropian me shumicë myslimane. Pas Shqipërisë, e kemi Kosovën e cila është një republikës gjysmë e njohur zyrtarisht dhe që si shtet është formuar pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Shumica e shqiptarëve janë myslimanë, por në vendet e tjera të Evropës Juglindore, gjendja është më e ndryshme. Në këto rajone pas shembjes së Perandorisë Osmane, Islamofobia është përhapur në masë të madhe. Shumica e shqiptarëve dhe kosovarëve janë myslimanë, por në vendet e tjera të Evropës Juglindore situata është tërësisht ndryshe. Islamofobia ka filluar të përhapet në përmasa të mëdha në këto rajone pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane. Kur Perandoria Osmane pësoi disfatë, filloi vrasja masive e myslimanëve dhe dëbimi i tyre nga trojet e tyre. Myslimanët u dëbuan nga Serbia, nga Greqia, nga Bullgaria dhe nga Mali i Zi. Një numër i tij i madh u shpërngulen në rajonin e Anatolisë që më pas në po këtë rajon u formua Republika e Turqisë, ose një numër i tyre u shpërngulen në Shqipëri dhe një pjesë e tyre gjithashtu u vendosen në Kosovë që më parë ishte pjesë e Federatës së Jugosllavisë. Ne myslimanët e Gadishullin e Ballkanit që nga koha e zhvillimeve dhe luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, kemi vërejtur forma të ndryshme të Islamofobisë. Ata kanë bërë përpjekje që në këtë rajon të zbatojnë politikën e deislamizmit. Në Shqipëri në periudhën e regjimit komunist, janë shkatërruar shumica e xhamive dhe e kishave. Kjo politikë gjithashtu ishte po ai projekt i deislamizmit. Në Shqipëri tani po vërejmë zhvillimin e disa lëvizjeve për udhëzimin dhe drejtimin e myslimanëve shqiptarë. Por në dorën e kujt është udhëheqja e këtyre lëvizjeve? Këto lëvizje dhe udhëheqja e tyre i është dorëzuar Fet’hullah Gylen e cili ndodhet me qëndrim në Amerikë. Çdo person që në Shqipëri dëshiron të bëhet imam i një xhamie, ai duhet të konfirmohet nga rrjeti i Fet’hullah Gylen. Kjo është pikërisht ajo lëvizje e cila ekziston edhe në Amerikë. E dini se Fet’hullah Gylen ndodhet në Amerikë. Lëvizja e Fet’hulla Gylen është shumë e fuqishme në Shqipëri. Pavarësisht pikëpamjeve politike të Fet’hullah Gylen, duhet të marrim parasysh se kjo lëvizje ka prani shumë të madhe në sektorin e mediave dhe në sektorin e arsimit në Shqipëri. Në vitin 2010, unë kam shkruar një libër me titull “Një transmetim nga Azia: myslimanët dhe të krishterët”. Ky libër trajton disa versione që ekzistojnë në lidhje me myslimanët dhe në lidhje me këtë se si trajtohen besimtarët myslimanë në librat shkollore të Shqipërisë dhe Kosovës. Në këto libra është bërë përpjekje që të induktohet ky termë se Islami është një fe terroriste dhe shqiptari është një person i cili duhet të heqë dorë nga feja e tij, do të thotë Islami dhe duke ndryshuar fenë e vet, të anojë drejt fesë krishtere katolike. E dini se në librat tona shkollore çfarë imazhi prezantohet nga osmanlinjtë? Myslimanët osmanlinj janë paraqitur si fise barbare dhe të egra të cilët kanë ardhur dhe e kanë përhapur Islamin në këto rajone! Kjo është propaganda anti-islame që ekziston në Shqipëri. Në vitin 2016, në vendin tonë Shqipërinë është shfaqur një formë e fuqishme dhe e re e Islamofobisë e cila është shndërruar edhe në Iranofobi. Autoritetet izraelite dhe një grup terrorist me emrin “Muxhahidine Khalk” që në Iran njihen me emrin “Monafekin”, po përhapin dhe po zbatojnë projektin e Iranofobisë në Shqipëri. Amerikanët në vitin 2016, e sollën këtë grup terrorist në Shqipëri. Ky grup terrorist bënë çfarëdo lloj veprimi që mundet në universitete dhe në media në bashkëpunim me politikanët për të sulmuar Republikën Islamike të Iranit dhe të mund të thotë se Republika Islamike e Iranit është një shtet terrorist. Ky grup terrorist sulmon liderët politikë të Iranit, Qeverinë e Iranit dhe Kushtetutën e Iranit. Islamofobia është një armë politike të cilën e shfrytëzojnë dhe e përdorin shumë faktorë të ndryshëm për të sulmuar origjinën e myslimanëve dhe të Islamit. Kjo armë gjithashtu po përdoret në masë shumë të madhe në rajonin e Detit Mesdheut për të sulmuar pozitat e Turqisë dhe të Iranit në sferën e politikës së jashtme. Fundamentalistët e krishterë në rajonin e Ballkanit po përdorin Islamofobinë për të arsyetuar veprimet e tyre dhe për të përhapur urrejtjen kundër myslimanëve”.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir