Një i burgosur lufte dënohet nga MEK për mos dorëzim

Categoria: Artikuj

MEK i ndërpret fondet njërit prej anëtarëve për shkak se ka refuzuar pozicionin e saj (dokument)

Ditën e diele, Ashraf News publikoi një dokument të aprovuar nga MEK në Shqipëri, duke i dhënë fund shërbimit të njërit prej ish-anëtarëve të saj me ndërprerjen e mbështetjes financiare, me pretekstin se nuk ishte i një linje me pozicionin e saj ndaj regjimit iranian.

Dokumenti që është firmosur nga i ashtuquajturi Hassan Nayeb Agha, përfaqësues i banorëve të Ashraf 3 në Shqipëri, dhe është lëshuar më 2 dhjetor  të vitit 2020 , afirmon se Reza Maji, një i burgosur iranian lufte ( në luftën Iran-Irak) i është bashkuar Ushtrisë Çlirimtare  të PMOI-së. Ai është transferuar në Shqipëri në vitin 2016, dhe në vitin 2017 ai deklaroi dezertimin e tij nga  PMOI.

Në dokument shtohet: “Gjatë tre viteve të shkuara, Reza Maji ka marrë 913 mijë lek nga Organizata Muxhahedinët Khalk,”-shuma është afërsisht 9 mijë dollarë amerikanë.

Sipas dokumentit, ndërprerja e shërbimit të Reza Majit dhe shkëputja e ndihmës së tij financiare erdhi si pasojë e asaj që ata e quajnë “refuzim të takimeve publike me armik çnjerëzor dhe me ministrinë iraniane të inteligjencës, gjë që është në kontradiktë me obligimet e tij.”

Sipas këtij dokumenti, që nga ajo datë (2 dhjetor), do të shkëputet plotësisht çdo ndihmë financiare nga ana e PMOI për Reza Majin për arsye të situatës së tij të dyshimtë.

Një përfaqësues i banorëve të kampit Ashraf 3 në Shqipëri dhe një anëtar i MEK i quajtur Hassan Nayeb Agha i dërgoi një kopje të këtij dokumenti këshilltarit ligjor të MEK, përfaqësuesit të MEK dhe gjithashtu edhe përfaqësuesit të organizatës në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Irani të udhëhequr nga Maryam Rajavi.

Sipas raporteve dhe informacioneve të marra nga Ashraf News gjatë muajve të fundit, udhëheqja e MEK po përballet me një problem në kontrollin e anëtarëve të saj që ndodhen në kampin Ashraf 3, i cili ndodhet në Manzë, afër kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur