Gënjeshtrat që zbulohen shpejt!

Categoria: Artikuj

 

 

 

Dy javë më parë(12 gusht) një trupë diplomatike prej katër senatorësh amerikanë ka hyrë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë,  ka zhvilluar një sërë takimesh , ka biseduar  me autoritetet vendase dhe  shefat e opozitës.

 Kjo trupë , ashtu siç kishte deklaruar për mediat shqiptare, kishte ardhur me qëllim për të diskutuar dhe për të vëzhguar nga afër ecurinë e zhvillimit të grupeve ekstremiste selefiste në Ballkan. Ballkani ka qenë dhe është zona tranzite për kalimin e ekstremisteve nga Evropa drejt Sirisë , Irakut dhe e kundërta. Është bërë e ditur se afërsisht 500 ekstremistë ballkanas u janë bashkangjitur ISIS-it në luftën që po zhvillohet në perëndim të Azisë. Këtij numri i duhen shtuar dhe 140 shqiptarë.

Vendet e Ballkanit si Serbia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia, kanë marrë masa të ashpra për të gjithë  qytetarët që kanë pikëpamje terroriste tekfiriste.

Duke shtuar dhe kthimin e tyre në vendet e origjinës, vendet e Ballkanit shndërrohen në vatra të rrezikshme nacionaliste dhe separatiste siç ishte në vitet 90. Kjo gjendje konsiderohet e rrezikshme  nga shumë vende perëndimore.

Sipas deklarimit të autoriteteve dhe mediave shqiptare, arsyeja e vizitës së senatorëve amerikane ka qenë shqetësimi për dhunën ,ekstremizmin dhe separatizmin në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Organizata terroriste Muxhahidinët Khalk e ka konsideruar këtë vizitë të senatorëve amerikanë si një mbështetje për ta në një kohë kur Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit po mundohen të bllokojnë me ligje të forta dhe reforma në drejtësi çdo përpjekje për të zhvilluar terrorizmin dhe separatizmin në vendet e tyre duke ndaluar kështu mundësinë që të rikthehet edhe njëherë gjendja e viteve 1990.

Nga ana tjetër shumë nga politikanët amerikanë mundohen të jenë konfidencial për sa u përket marrëdhënieve me Organizatën Muxhahidinët Khalk. Rekordet kriminale dhe terroriste të Muxhahidinët Khalk tregojnë se bashkëpunimi apo përkrahja e tyre i ka dhënë një goditje të rëndë imazhit të politikanëve amerikanë. Për shembull rasti i Rudy Giulianit është një shembull ku tregohet qartë ndikimi që ka bashkëpunimi me MEK. Bashkëpunim me MEK ka bërë që shumë armiq të tij politikë të protestojnë kundër  me rastin e  marrjes së postit të Ministrit të Jashtëm në qeverinë Trump.

Është e qartë se politikanët amerikanë e kuptojnë rrezikun e marrëdhënieve të hapura me lideren e Muxhahidinët Khalk dhe për këtë arsye, senatorët e qeverisë Trump do të bashkëpunojnë dhe do të bisedojnë me MEK nën tutelën e shqetësimit për përhapjen e ektremizmit dhe separatizmit në Ballkan.

Grupi i muxhahedinëve pretendon se qëllimi i kësaj vizite është takimi i senatorëve me lideren e tyre(muxhahedinëve) që t’u japin asaj mbështetjen në mënyrë të qartë , por të gjithë ata harrojnë se edhe kjo gënjeshtër do të zbulohej si çdo gënjeshtër tjetër.

Është e sigurt se po të vëresh  mbështetjen që Organizata Muxhahidinët Khalk po i jep grupeve të armatosura në Siri dhe Irak do të shohësh që kjo gjë është e reflektuar haptazi në mediat e tyre(e MEK) . Grupi që kërkon të vërtetën, pra trupa diplomatike e senatorëve të ardhur nga Amerika vetëm për këto lloj problemesh , duhet të marrë parasysh këtë gjë dhe të veprojë kundër marrëdhënieve të MEK me grupet ekstremiste. Gjatë kohës së sundimit të ISIS dhe grupeve të tjera ektremiste në Siri dhe Irak, me anë të ndihmës logjistike, MEK është munduar të godasë qeverinë e Irakut dhe Iranit, prandaj kjo trupë e senatorëve duhet të shqyrtojë këto marrëdhënie në mënyrë që të ruajë sigurinë dhe qetësinë e vendit mikpritës, Shqipërisë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur