Kampi i punës së detyrueshme të Rexhavisë në Tiranë

Categoria: Artikuj

Përshëndetje. Ju falenderoj shumë që u kushtoni vëmendje fjalëve të mia. Tani dua të futem në temë dhe tju them se siç e dini dhe ju, Rexhavi dhe dordolecët e saj në Tirana po përpiqen që të ndërtojnë  me anëtarët e mbetur një kamp për punë të detyrueshme në Tiranë ashtu sikurse e kishin ndërtuar në Irak kampin Liberty dhe Ashraf . Kur ndodhesha atje , gjithmonë i thoja vetes se kur do të mund të largohesha nga ai ferr sepse në të vërtetë atje ishte një ferr që askush nuk e pëlqen . Kjo sepse edhe ujin duhet ta pije me lejen e përgjegjësve . Më besoni edhe për të shkuar në banjo duhet të mendoheshe mirë sepse kur të ktheheshe përgjegjësit e kultit do të të bënin mijëra pyetje dhe do të të hapnin telashe për hiçgjë.

Tani tema më interesante është kjo se këta përveç faktit që këto gjëra i zbatojnë mbi anëtarët e tyre, duan  që t’i zbatojnë dhe mbi qytetarët e Tiranës. Historia është e tillë se këta në rrugën ku kalonin qytetarët e Tiranës kanë vendosur një derë të madhe hekuri që i ndalon ata të kalojnë aty. Ata duan të ndërtojnë një portë hyrëse kryesore si në kampin ashraf që quhej dera Asad, por fatmirësisht me protestën e qytetarëve ata u detyruan ta hiqnin atë dhe kjo luftë mes kultit Rexhavi dhe qytetarëve të Tiranës ende vazhdon sepse ata e vendosën dhe hoqën disa herë derën dhe tani nuk e di me siguri nëse e kanë vendosur apo jo.

Me të vërtetë që është për tu tallur që kërkon t’i vësh kyçin çdo gjëje dhe t’i mbyllësh njerëzit brenda. Po ju them se kështu sillen ata në Tiranë. Tani mendoni nëse , mos e dhëntë Zoti,  këta do të ndodheshin në Iran, se çfarë belaje do t’u hapnin bashkatdhetarëve tanë. Më besoni që do ta shndërronin Iranin në një burg të madh. Këtë ide kanë ata për Iranin që Zoti mos e krijoftë kurrë atë ditë. Të gjitha fjalët e mia janë të vërteta dhe aspak shaka. Deri më tani kanë mbetur shumë persona në sistemin organizativ të atij ferri , kjo për shkak se prindërit e tyre kanë rënë “dëshmorë” për organizatën ose disa nga të afërmit e tyre janë anëtarë të këshillit drejtues dhe janë të detyruar të qëndrojnë. Ata i kanë gënjyer duke i thënë se të gjithë familjarët e tyre duke filluar nga vëllezërit deri te motrat kanë vdekur. Po të ishte për ata, nuk do  të qëndronin as edhe një moment të vogël në atë ferr të shkatërruar.

Tani e çuditshme është edhe kjo se përgjegjësit nuk janë të kënaqur me këtë gjëndje dhe duan që t{i mbyllin të gjithë brenda. Ata duan të krijojnë një kamp si Liberty dhe Ashraf ku mund ti kontrollonin të gjithë. Duan të mos i lejojnë më të dalin jashtë dhe t’i kryejnë të gjitha punët e tyre brenda kampit. Duan që të krijojnë një kamp me punë të detyruar .

Ku qëndron ironia e kësaj historie?Qëndron te fakti se këta gjatë gjithë viteve që kanë jetuar te kampi Liberty dhe Ashraf thonin gjithmonë se qeveria Irakiane dhe regjimi Iranian na kanë mbyllur brenda dhe nuk na lejojnë tël dalim jashtë, fjalë të cilat ishin të gabuara. Tani le t’i llogarisim si të mirëqena fjalët e tyre, por tani ndodhemi në Tiranë  ku qeveria dhe komisariati i Shqipërisë janë me Organizatën Muxhahidine Halk dhe bëjnë gjithçka që u kërkojnë, përse kërkojnë të krijojnë një kamp burg të mbyllur dhe të zymtë si Liberty dhe Ashraf në Irak?!  Me të vërtetë njeriu nuk di kë nga fjalët e tyre të besojë. Më dëgjoni mua që kam jetuar dhe kam qenë pjesë ekësaj organizate për vite të tëra se nuk mund të besosh asnjë fjalë nga ato që thonë ata sepse unë e kam prekur vetë realitetin e tyre gjatë gjithë këtyre viteve. Ah sikur ta kuptoja më herë gjithë këtë dhe të mos e harxhoja kot jetën time.

Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit i lutem Zotit që të gjithë personat e mbetur te kjo organizatë të lirohen nga robëria , të mos mbesë asnjë person pranë tyre dhe të bashkohen me familjarët.

Shpresoj të kem shkruar diçka që të mund tju krijojë njëfarë ideje rreth kampit të punës së detyruar të Mas’ud dhe Merjem Rexhavi. Ju falenderoj që lexuat fjalët e mia.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur