Skandali i Ville de Pont

Categoria: Artikuj

 

Organizimi i skandalit të Ville de Pont, ky vit(2012) ishte më i gjatë se viti i kaluar dhe Merjem Rexhavi me rimbajtjen e një shfaqjeje ekstra, i shtoi një gabim tjetër strategjik  historisë së gabimeve të kryera gjatë këtyre 33 viteve të fundit, por  para se shqyrtojmë këtë gabim strategjik, është më mirë të flasim pak për filozofinë e këtyre të ashtuquajturave mbledhje.

Sipas asaj që Merjem Rexhavi, gruaja e liderit të Organizatës Muxhahidinët Halk ka deklaruar në fjalimet e saj, i gjithë qëllimi dhe dëshira e saj dhe e MEK në këtë mbledhje është heqja e emrit të MKO-së nga lista amerikane e organizatave terroriste. Përqëndrohuni pak te këto fjalë plot lakmi të Merjem Rexhavi drejtuar udhëtarëve dhe emigrantëve të huaj që ndodheshin në Ville de Pont (Që kanë kuajtur  rolin e iranianëve të lirë!): “Ju e keni thyer këtë dispozitë të helmuar. Ju keni dalë fitimtarë në dhjetëra gjykata në Amerikë dhe Evropë. Tani qëndresa juaj është mes dallgësh gjaku njëqind herë më të larta se më parë. Ju u keni bërë ballë shpifjeve të një peticioni kundër lëvizjes së lirë në Angli. Ju e keni skandalizuar listën e organizatave terrosite të Bashkimit Evropian që ishte kundër Organizatës Muxhahidinët Halk. Ju i keni bërë ballë raportit të rremë të Kompanisë së Sigurimet në të 16 rajonet gjermane.”

Të gjitha ato që ajo shprehu me gjaknxehtësi, ulërimë dhe lakmi në Ville de Pont, nuk ishin për udhëtarët që nuk e kuptonin gjuhën e saj, por një lutje e dëshpëruar ndaj Amerikës për të hequr emrin e tyre nga lista e Ministrisë së Jashtme Amerikane për organizatat e huaja terroriste.

Në të vërtetë  këto mbledhje që konsiderohen si “Shfaqja e fuqisë së MEK” nga sajtet e varura nga vetë MKO nuk janë gjë tjetër veçse një blerje dhe marrje me qira e të pranishmëve duke u munduar të ndriçojnë figurën e zbehtë dhe të zymtë të këtij kulti.

 

Sigurisht që në atë mes kishte dhe gjëra të tjera për të cilat Merjem Rexhavi fliste me pasion dhe kënaqësi, por duke patur parasysh gjëndjen jo të rehatshme të Organizatës Muxhahidinët Halk kjo mbetet një ironi tallëse dhe bllof i madh i sjellë nga gjuha e një budallai që kërkon të mbulojë paaftësinë e tij. Bllofe si “Pavarsisht shtypjes që bën regjimi , pranvera iraniane akoma ekziston dhe është shpërthyese.”, “Regjimi iranian e ka marrë mësimin e tij nga ngjarjet që kanë ndodhur në Libi dhe Siri dhe tani po mundohet ta mbulojë realitetin me programin bërthamor që kështu ta zhdukë MKO-në si një alternativë demokratike.”

 

Përse nuk i ka rënë në sy Ville de Pont politikanëve amerikanë?

1-Duke mbajtur një tubim të tillë, Merjem Rexhavi po përpiqet që me anë të metodave të vjetra të hedhë hapin për një plan të ri të gjuajtur madhështor i cili ripërsëritet me të njëjtat fytyra politikanësh me karrierë të dyshimtë që paguhen për të mbajtur fjalime pro MEK. Fytyra si Rudolf Giuliani ish-guvernatori i New York, James Woolsay, ish-shefi i CIA-s , Tom Ridge, ish-ministri i sigurisë i cili ka pas vetes autoritetet gjyqësore në SHBA dhe persona si gjenerali Hug Shelton, ish-kryetari i Shefave të Bashkuar të Ushtrisë Amerikane, Louis Freeh, ish-drejtor i FBI-së dhe Michael Mëkejsi , ish-prokurori i përgjithshëm i thesarit të shtetit amerikan, pas hulumtimeve të kryera është vërtetuar se mbështesin terrorizmin. I vetmi lajm dhe informacion i publikuar për këta persona, si shumë të tjerë që marin pjesë në mbledhjet e sektit, është se  përballen me akuza  dhe thirrje gjyqësore. Përveç kësaj është zbuluar se këta persona marrin para në këmbim të fjalimeve që mbajnë për këtë sekt. Kjo është një ngarkesë e madhe për të gjithë ata që bashkëpunojnë në çdo aspekt me Organizatën Muxhahidinët Halk ose që mbajnë fjalime në tubimet e tyre.

2-Edhe pse prania e qindra mijërave iranianëve në këtë miting dhe në tubime të tjera nuk ka qenë e dukshme, afërsisht 3000 afganë, arabë dhe hungarezë kanë qenë baza e këtyre të pranishmëve. Ata kanë marrë pjesë në këto tubime për një gjellë të ngrohtë, një shëtitje në Paris dhe për disa dollarë në këmbim.

Reth 200 politikanë amerikanë të pensionuar gjithashtu kanë marrë pjesë në këto tubime të Organizatës Muxhahidinët Halk në këmbim të 40-150 mijë dollarëve.

Me këto shpjegime tregohet se MKO është aq e dobët saqë edhe në momentet kur do të organizojë ndonjë tubim është e paaftë të mbledhë në të përkrahësit e vet dhe në vend të tyre mundohet të paguajë emigrantë dhe azilantë të huaj në këmbim të pjesëmarrjes. Historiku i tyre gjatë 30 viteve të fundit është aq i zi saqë  politikanët amerikanë dhe evropianë mund të jenë të gatshëm për t[ë pranuar ftesën dhe gostinë e tyre vetëm në këmbim të shumave të mëdha të parave. Zyrtarët e Departamentit  Amerikan e shohin  si një tallje dhe shaka të politkanëve amerikanë  faktin që bëjnë reklamë për një sekt terrorist.

 

3-Me mbajtjen e këtij tubimi , pavarsisht nga shpenzimi i disa dhjetëra milionave dollarë( që udhëheqësit e sektit nuk do të dëshironin kurrë të tregonin për mënyrën se si i marrin dhe i japin këto para) një tjetër dëm i madh për MEK ishte edhe prezenca e të huajve që nuk kishin lidhje me këtë kult  në vend të iranianëve. Autoritetet amerikane u përpoqën shumë ta prezantonin MEK si një alternativë demokratike opozitare të Regjimit Islamik dhe këtë gjë u mundua ta bëjnë me gënjeshtra të mëdha. Me fjalë më të përshtatshme, MEK për të shembur murin që e pengon të ketë përkrahjen e hapur të qeverisë amerikane dhe gjithashtu të hiqet dhe nga lista terroriste e këtij shteti nuk ka kryer asnjë punë të re. Ata nuk kanë arritur një veprimtari kreative që të mund të fitojnë besimin e amerikanëve. Nga ky këndvështrim , ashpërsia e rëndë intelektuale dhe mungesa e vullnetit për të ecur para është një prirje që rritet çdo vit dhe më shumë duke shkaktuar regresionin e këtij sekti. Këto janë fakte të vërteta që MKO nuk i pranon , por amerikanën janë  të njoftuar mjaft mirë rreth tyre.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur