Si çdo vit MKO ka mbajtur festën e përvjetorit të saj. Ata kanë mbajtur fjalimet e tyre në gjuhën perse për personat e huaj që ishin prezentë dhe që nuk e kuptonin atë gjuhë. Mrekullia e kryer nga MEK është kjo që kanë pritur 100 mijëra persona në një sallë ku nuk mund të presësh më shumë se disa mijëra. Kjo është shndërruar në një shaka të përvitshme që bëhet në ditët kur MEK feston përvjetorin. Këtë vit ,me tërë këto mashtrime dhe filmime mashtruese nuk mund ta zmadhonin dot këtë sallë kaq të vogël dhe ta tregonin të madhe ashtu siç nuk është. Një nga gjërat që organizon kjo organizatë në ditë të tilla është mbledhja e armiqve të Iranit dhe iranianëve, persona si Turki Al-Fasl, por bumi i kësaj shfaqjeje nuk zgjati aq shumë sa ai i viteve më parë.
Sa herë që i shoh shfaqjet e Organizatës Muxhahidinët Halk më vijnë disa pyetje ndërmend. Në qoftë se këto shfaqje janë për Iranin dhe iranianët , atëherë përse nuk merr pjesë në të qoftë edhe një iranian politikan dhe shkencëtar? Përse flet vetëm e veja e Mas’ud Rexhaviut në persisht? Këto pyetje kanë vetëm një përgjigje. Për shkak të 35 viteve tradhëti, vrasje dhe terror , Organizata Muxhahidinët Halk nuk ka asnjë vend në mesin e popullit iranian dhe për këtë arsye MEK e mbush sallonin me persona nga vende të huaja. Këtë gjë e kupton më mirë MEK dhe vetë Merjem Rexhavi. Për këtë arsye nuk mundohen kurrë të hapin një vend në mesin e iranianëve dhe gjithashtu e dinë mirë se nuk kanë as vendin më të vogël në Iranin e nesërm.
Organizata Muxhahidinët Halk feston më 20 qershor të çdo viti. Pyetja është këtu, përse organizohet një festë e tillë? Muxhahidinët thonë se është fillimi i “rezistencës”. Rezistencë kundër çfarë gjëje apo cilit person? Në qoftë se do ta dëgjojmë historinë nga vetë goja e muxhahidinëve, e vetmja gjë që vërehet në mesin e tyre është fakti që ata rezistojnë. Sipas fjalëve të muxhahidinëve , ata kanë filluar luftën e armatosur më 20 qershor të vitit 1981 duke sulmuar me një bombë e cila vrau 72 civilë dhe menjëherë pas kësaj, lideri i “rezistencës” u largua menjëherë nga “lufta e armatosur dhe rezistenca” duke u vendosur në Francë. Gjatë këtyre 35 viteve muxhahidinët dhe liderët e tyre kanë jetuar jashtë Iranit në Bagdad dhe Paris nga ku kanë organizuar sulme të armatosura dhe terroriste kundër Iranit. Në cilën pjesë të kësaj historie shihet rezistenca? Në historinë e Organizatës Muxhahidinët Halk , përveç tradhëtisë dhe terrorit nuk shihet asgjë tjetër.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir