"Karrigia e nxehtë" në kultin Rajavi!

Categoria: Artikuj

Saktësisht të gjithë anëtarët dhe ish-anëtarët e kultit Rajavi e kanë provuar disa herë uljen në "karrigen e nxehtë"! Të gjitha mbledhjet organizative të kultit kanë një karrige të veçantë me po atë emër. Kur një person ulet te karrigia e nxehtë, të gjitha karriget e tjera përveç asaj janë të rehatshme , por ai i mjerë që ulet në të është një gabimtar dhe kriminel! Ka kryer një gabim të rëndë dhe të poshtër në nivelet organizative. Karrigia e nxehtë është ajo karrige e veçantë në të cilën ulet një person i caktuar gjatë mbledhjeve. I uluri në të i nënshtrohet një disiplinimi të rreptë nga ana e komandantëve dhe të pranishmëve të tjerë.

Në të gjitha rastet detyrohet që t'i pranojë menjëherë të gjitha pretendimet e grupit. Është interesant fakti që ata që ulen në të , në vetvete nuk e pranojnë kurrë që anëtarët e tjerë së bashku me komandantët kanë të drejtë në ato që thonë. Frika nga ulja e vazhdueshme në të, zakonisht e bën personin të ulë kokën, të qetësohet dhe të bëhet i bindur në maksimum.

Përsakohë që ai qëndron i ulur në karrigen e "nxehtë" është një armik i brendshëm  dhe një tradhëtar i organizatës dhe liderit të saj. Për shak të besimit që kanë, në përgjithësi janë disa gjendje që nuk u ndahen anëtarëve të kultit Rajavi si përshembull ndjenja e fajit, frika, presioni psikologjik dhe lodhja mendore.

Besnikët dhe mbajtësit e fjalës nuk e shkelin besën e tyre. Disa persona të cilët ulen në karrigen e nxehtë, në veçanti ata që i përkasin nivele të ulëta të organizatës, kanë vite që vuajnë  nga shqetësime mendore dhe psikologjike. Të gjithë sipas mundësive që kanë mundohen të sillen në një mënyrë të atillë që të mos i detyrojnë të ulen në karrigen e nxehtë. E ulura në të ,të shkakton një ndjenjë faji, tradhëtie dhe frike të madhe për shkak të kërcënimeve dhe dënimeve. Personi i ulur në të fyet dhe poshtërohet aq shumë nga anëtarët e tjerë saqë është i gatshëm të kryejë punën më të rëndë fizike në mënyre që të ulet sa më pak në të. Shpesh për shkak të kontradiktave që u shfaqen në mendje, arrijnë në një pikë ku nuk pranojnë të ulen më në të . Në atë moment sjellja e liderit me ata persona është e ndryshme. Këta anëtarë nuk  ndryshojnë aspak dhe pak nga pak krijojnë një indentitet të pavarur në organizatë  dhe kjo gjë është e papranueshme për liderin e kultit. Nga njëra anë ai nuk do ta humbë me kaq lehtësi një anëtar për të cilin ka shpenzuar shumë për ta sjellë deri në këtë fazë, prandja për t'i mbajtur të qetë të tjerët i vendos përballë një grupi të madh për t'i turpëruar në emër të tyre jo në të liderit. Kështu të gjithë anëtarët e tjerë do të marrin mesim dhe do të përdorin fjalët më ofenduese ndaj personave në fjalë. Më pas ai që ulet në karrige dërgohet në burg dhe izolohet në qeli duke u torturuar dhe zhveshur lakuriq.

Lideri i organizatës e di që të gjitha këto janë gënjeshtra(pretendimet e komandantëve dhe të tjerëve ndaj personave që ulen në atë karrige), por për shkak se ai i konsideron të gjithë idiotë thjeshtë kërkon t'u tregojë atyre se gjithçka është nën kontroll dhe veprohet siç urdhëron ai. Për shkak se e vërtetë del gjithmonë në sheh ashtu siç nuk qëndron dhe dielli përgjithmonë pas reve, edhe dënimet dhe torturat e kultit Rajavi po dalin sheshit!

Ajo që është e dobishme për këtë kult nuk është në interes të njerëzimit. Gjithçka është vazhdimisht nën kontrollin e turpshëm të liderit. Të drejtat e anëtarëve janë shkelur dhe poshtëruar vazhdimisht për vite të tëra. Në Shqipëri kemi të bëjmë me një kult të dëbuar. Jemi në dijeni se ky kult ka vite që i shkel të drejtat e njeriut dhe kjo gjë është zbuluar nga ish-anëtarët e tij. Sot ka marrë fund gjithçka për kultin dhe të izoluarit në të, të ndarët dhe familjarët e tyre duhet t'u japin shtysën e fundit për t'i dhënë këtij grupi terrorist disfatën e merituar.

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur