Miliardat e të ndarëve nga MEK!

Categoria: Artikuj

Kryetarët fodullë të bandës Rajavi gjithmonë thonë dhe pretendojnë se do t’i sjellin të gjitha paratë për t’i investuar te kampet e tyre në Shqipëri. Në Shqipëri, personat të cilët janë shkëputur nga organizata  janë të privuar nga marrja e një shume parash që duhet të paguhet me anë të rrugëve të ndryshme nga organizata. Ky artikull është lëshuar zyrtarisht në publik dhe është shkruar me shkrim të thjeshtë. Nga ana tjetër në një shkrim të njërit nga udhëheqësit e kultit, shpallet: Gjatë pesë viteve që ndodheshim në kampin Liberty(në afërsi të Bagdadit), është bërë 30 milion orë punë. Vendi u shndërrua nga një shkretëtirë shkëmbore në një lulishte.

Mirë, në qoftë se këto 30 milion orë pune do t’i llogarisim me 15 dollarë ora, pagesa që bëhet për çdo orë punë në Evropë, puna e anëtarëve që ndodhen në  Shqipëri i ka kursyer Maryam Kajarit (Rajavit) afërsisht 45 milion dollarë.  Ky është vetëm përfitimi i 5 viteve te kampi Liberty. Për këtë arsye në qoftë se do të llogarisim gjithçka që nga momenti i hyrjes në Irak dhe i formimit të ushtrisë çlirimtare, nga viti 1987 deri në çastin kur shkuan te kampi Liberty në vitin 2012 , bëhen edhe 27 vitet të tjera pune. Dhe në qoftë se këto vite i llogarisim me orë punë të një një numri të përafërt të anëtarëve dhe më pas çdo orë pune ta llogarisim me 15 dollarë bëhen afërsisht 5000 miliard dollarë ose me fjalë të tjera 5 trilion dollarë përfitime për Rajavin.

Edhe në qoftë se numrin mesatar të anëtarëve të organizatës pas vitit 1985 do ta llogarisim 3500 persona( që është një numër shumë i vogël) shuma për çdo person është marramendëse. Çdo anëtari i takon 1.5 milion dollarë.

Në qoftë se këto 5 trilion dollarët do t’i llogarisim së bashku me dhuratat dhe ndihmat e Sadam Husejnit, shuma e përfituar do jetë marramendëse, por unë këtu po flas vetëm për 5 trilion dollarët dhe nuk do të merrem me çështjen e parave të përfituara nga Sadami me anë të shitjes së naftës që i dhuronte ai. A është e drejtë që personat të cilët u bënë shkak që Rajavi të kursejë 5 trilion dollarë , ditën kur heqin rrobat e shërbimit dhe largohen nga organizata t’u thuhet se paratë tuaja i kemi shpenzuar në ditën kur jemi shpërngulur nga Iraku në Shqipëri?!

Rajavi ka grabitur 1.5 milion dollarë pagesë të anëtarëve të saj gjatë 32 viteve të kaluara, por me  poshtërsi , me anët ë dokumentacioneve thonë që edhe shumën e azilit prej 350 dollarëve në muaj që u jepet nga Kombet e Bashkuara, nuk ua japim. Kjo është tradhëtia e Maryam Rajavit ndal të ndarëve dhe atyre që akoma janë pjesë e organizatës.

Si duhet të kompensohet jeta që njerëzit kanë humbur në rrugët qorre të Rajavit?

Çfarë duhet bërë për nënat dhe baballarët e moshuar?

Ku të vendoset dëshira  për t’u martuar e cila ka mbetur e pastrehë  për 27 vite që ditën kur Rajavi i ndau të martuarit dhe i privoi nga dashuria ndaj njëri-tjetrit?

Çfarë të bëj me prindërit të cilët panë fëmijët e tyre të djegin veten nën presionin e Rajavit në kampin Liberty?

A nuk i kuptojnë rajavitët këto gjëra?!

A nuk e kupton Maryam Rajavi e cila shpenzon shuma të mëdha parash për të organizuar konferenca të ndryshme, se çfarë shkatërrimesh dhe krimesh ka bërë në emër të lirisë?!

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur