Amerika pas armës së Koronës

Categoria: Artikuj

Nuk është e pamundur që Amerika të përdorë armë biologjike. Amerika është i vetmi vend në historinë e njerëzimit që ka përdorur  bombat atomike në Japoni dhe nuk është e pamundur që të jetë shteti i parë në botë që ka përdorur koronën si armë biologjie. Pas gjithë këtyre luftërave fshihet Amerika.

Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian të cituar nga Qendra e Informimit të kanalit Khabar, analisti me rang botëror, Abdulbari Atavan,  në redaksinë e gazetës trans-rajonale “Ray Elium” ka folur në lidhje me deklaratat e fundit të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Kineze që akuzoi Amerikën për përhapjen e Koronavirusit.

Si gjithmonë ai e filloi artikullin e tij me publikimin e disa pyetjeve dhe shkroi: “ Kina ka akuzuar zyrtarisht Amerikën për ndërtimin e koronavirusit dhe përhapjen e tij në Wuhan. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është krim kundër njerëzimit.”

Atavan shkroi: “Në një shkrim të tijin në gjuhën angleze në twitter, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze akuzoi ushtrinë e Sh.B.A se ka futur Koronavirusin në Wuhan, vendin që ka patur numrin më të madh të viktimave që nga përhapja e virusit. Kjo akuzë është shumë serioze dhe i drejtohet Amerikës dhe vet Donald Trumpit, presidentit të Sh.B.A-ve për krim kundër njerëzimit. Kjo sëmundje i ka shkaktuar shumë probleme bursave dhe tregjeve të tyre ekonomike, duke i shkaktuar edhe 3000 viktima.

Pyetje që zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze shtron ndaj Sh.B.A-ve duket e drejtë dhe ka nevojë për reflektim. Veçanërisht kjo: “Kur është zbuluar pacienti zero në Sh.B.A? Sa njerëz janë prekur? Si quhen spitalet ku janë shtruar?  Tregohuni transparentë! Tregojini humbjet tuaja! Amerika na detyrohet një shpjegim.”

E gjithë bota është në pritje të këtyre përgjigjeve. Amerika, me një popullsi prej 300 milionësh, është shteti me më pak dëme nga Korona dhe Trump e sheh Kinën si armikun e tij numër një dhe ka shpallur luftë tregtare për të shkatërruar ekonomikë e këtij vendi. Stërgjyshërit e Trump kanë përdorur të njëjtën mënyrë duke përhapur malarjen dhe vrarë miliona lëkurëkuqë.

Nga koha e luftës së dytë botërore, ekonomia kineze zë vendin e parë në botë dhe e ka lënë pas ekonominë amerikane. Udhëheqja kineze ka për qëllim që të mbysë ekonominë amerikane me projektin e “Rrugës së Mëndafshit” dhe ka projektuar një sistem ekonomik që do të zëvendësojë mbizotërimin e dollarit gjatë 5 viteve në vijim. Ndoshta të gjitha këto veprime mund ta shtyjnë një president të pamatur si Trump të kryejë një krim të tillë ushtarak.

Me të vërtetë Kina ka treguar se është një superfuqi botërore.  Gjatë këtyre javëve ka mundur të frenojë këtë virus. Numri i të vdekurve nga Korona është rreth 3169 dhe kjo ka ndaluar, duke shëruar edhe 80 mijë pacientë. Tani, qyteti i Quhanit është plotësisht i pastruar nga kjo sëmundje.

Fakti që ka arritur ta kontrollojë atë sëmundje gjithëprekëse në heshtje të plotë dhe pa pretendime, tregon që Kina ka sekretet e saj dhe nuk është e mundur që të bëjë akuza pa patur argumente dhe prova.

Ne kërkojmë kërkime të menjëhershme botërore dhe formimin e një komiteti të së vërtetës për të shqyrtuar këto akuza të Kinës dhe gjithashtu kërkojmë deklarimin transparent të këtyre kërkimeve. Europa dhe Rusia gjithashtu duhet të mbajnë qëndrim ndaj kësaj dhe të përdorin të gjitha mjetet e mundshme për ta mbështetur.

Amerika është i vetmi vend i botës që ka përdorur bombën atomike dhe atë e a ka përdorur në Japoni.  Kjo tregon që nuk është e pamundur që vendi i pari që ka përdorur bombën atomike në botë të përdorë dhe bombën e Koronës dhe armë të tjera biologjike. Pas gjithë këtyre luftërave fshihet Amerika.

Ne i pranojmë teoritë e konspiracionit sepse ne si arabë dhe muslimanë, kemi qenë vazhdimisht viktimë e tyre. Argumenti ynë më i rëndësishëm është gënjeshtra e armëve kimike të vrasjes në masë në Irak.

Mahmud Dervishi, një poet i famshëm arab, nuk e ka tepruar kur ka thënë: “Amerika është plagë, plaga është Amerikë.”

Nuk do të habitem nëse një ditë do të zbulohet e vërteta se virusi është përhapur nga Amerika  dhe përhapja e saj në Kinë dhe Iran është bërë për të shkatërruar ekonominë e tyre.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur