Prezenca e Muxhahedinëve, është faktori i përhapjes së virusit Korona në Shqipëri

Categoria: Artikuj

Kohët e fundit, qendra kanadeze Global Research, ka shqyrtuar ndikimin e prezencës së muxhahedinëve në Shqipëri në përhapjen e Korona virusit të ri.

Sipas raportit të Habilian, në një shkrim të tijin, Robert Fantina, shkrimtar dhe hulumtues amerikan i Global Research, ka folur për gjendjen e rëndë të Shqipërisë për shkak të përhapjesë së Korona virusit të ri, veçanërisht duke paralajmëruar për ndikimin e prezencës së grupit të muxhahedinëve në përhapjen e sëmundjes në këtë vend.

Në shkrimin e tij të publikuar të dielën në sajtin e Global Research, Fantina, duke treguar për statistikat e personave të prekur dhe të atyre që kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit në Shqipëri, numri i të cilëve është i lartë në krahasim me popullsinë prej 3 milionësh, shkruan se duke patur parasysh mungesën e infrastrukturës së shëndetit dhe shërbimeve dhe kthimin e vazhdueshëm të emigrantëve nga Italia në Shqipëri, pritet një rritje e numrit të të prekurve.

Në vazhdim të artikullit të tij, duke theksuar dhe prezencën grupit të muxhahedinëve  me më shumë se 3000 anëtarë në një kamp në Tiranë, ky shkrimtar amerikan i prezanton ata si faktorë të rëndimit të gjendjes së përhapjes së Korona virusit të ri në Shqipëri. Duke shpjeguar gjendjen në brendësi të kampit të muxhahedinë në Tiranë, si  për shembull prezenca e një numri të madh të personave të moshuar të cilët edhe pse kanë arritur moshën e pensionimit, detyrohen të punojnë pas sistemeve të tyre kompjuterike, shkruan se personat që ndodhen në kampin e muxhahedinëve janë tepër të shqetësuar se mos vdesin nga sëmundja e Koronës.

Në shpjegimin e shkaqeve të rrezikimit të lartë të anëtarëve të MEK nga sëmundja e Korona virusit të ri, Robert Fantina tregon se kjo ndodh për shkak të jetës së tyre sektare në kampin e muxhahedinëve.  Në lidhje me këtë, ai shkruan se tubimi i 3 mijë forcave në një hapësirë të kufizuar ushtarake, plotëson kushtet për përhapjen e shpejtë dhe të gjerë të virusit. Mjafton ta marrë vetëm një person në mënyrë që të sëmuren të gjithë.

Shkrimtari i Global Research, moshën madhore të anëtarëve të MEK e quan një tjetër arsye për rrezikimin e jetës së tyre me përhapjen e Korona virusit. Duke treguar për këshillimin e mjekëve për personat mbi 60 vjeç për të mos u marrë me asnjë aktivitet që i ekspozon ndaj virusit, shkruan se fakti që shumë nga anëtarët e MEK janë mbi 60 vjeç, e ka kthyer kampin e tyre në një azil të izoluar  dhe në shumë vende të botës, azilet janë vendet me më shumë të prekur nga Korona virusi. Gjithashtu Fantina shkruan se jetesa për një kohë të gjatë në ambiente afërsisht të  izoluara është bërë shkak që këta persona të mbeten të paprekur nga sëmundje të papërfillshme, dhe për pasojë sistemi i tyre imunitar është dobësuar.

Në bazë të arsyeve të mësipërme, Fontana arrin në konkluzionin  se Korona virusi jo vetëm që është një kërcënim për mbijetesën e këtij sekti, por ka vënë në rrezik edhe shëndetin e popullit shqipëtar. Në lidhje me këtë , ai shkruan: “Nëse anëtarët e këtij grupi do të preken nga virusi dhe të largohen nga kampi për t’u mjekuar apo për çfarëdo lloj arsye tjetër (sigurisht nëse u jepet leje për këtë), çdo person që do të ketë kontakt me ta, do të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut.”

Duke vënë në dukje dhe statistikat në rritje të numrit të emrigrantëve të kthyer nga Italia, vendi i dytë në botë me numrin më të madh të të prekurve dhe i treti në botë për numrin e viktimave të virusit Korona, rreziku i anëtarëve të moshuar të MEK, e rrit rrezikimin e shëndetit të popullit të Shqipërisë dhe kjo do të bëhet shkak i rëndimit të kushteve në këtë vend.

Duke theksuar faktin se disa media kanë përmendur se burimi i përhapjes së Korona virusit në Shqipëri është kampi i muxhahedinëve, ky shkrimtar amerikan thotë se arsyet e mos reflektimit rreth tyre është vullneti i fshehtë për të mbajtur sekret deklarata të tilla.

Në fund të artkullit të tij, Fontana shkruan se çfarëdo qoftë burimi i përhapjes së virusit Korona, prezenca e muxhahedinëve është një faktor në dyfishimin e rrezikimit të shëndetit publik në Shqipëri : “Terroristët Muxhahedinët Khalk nuk janë në gjendje të marrin pjesën në ndonjë konvergjencë sociale. Për momentin, aktivitetet e tyre terroriste kanë mundësi të shtojnë përhapjen e Korona virusit në një vend i cili nuk e  ka kapacitetin për t’u përballur me të.”

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur