Zyrtarët shqiptarë e bëjnë veten subjekt ndjekjesh ligjore për shkak të mbështetjes së terroristëve

Categoria: Lajme

Dy politikanë shqiptarë kanë deklaruar se mund t'i  ndjekin ligjërisht nën akuzën e përkrahjes së një grupi terrorist.

Sipas raportit të qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative Habilian, Edmon Spaho nënkryetari i Partisë Demokratike dhe Pandeli Majko, ish-kryeministri i Shqipërisë,  kanë shprehur përkrahje për MEK në një mbledhje të organizuar nga  kjo e fundit në prezencë të kryetares Maryam Rajavi.

Në atë mbledhje nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i tha lideres së kësaj organizate se partia e tij e mbështet këtë grup. Në po atë mbledhje, ish-kryeministri i Shqipërisë gjithashtu i tha Rajavit se kampin e muxhahedinëve në Shqipëri e njeh si ambasadë të Iranit në atë vend.

Pas pranimit të këtij grupi, Shqipëria kishte vendosur që të mos i lejonte të kishin aktivitet në tokës e saj, por muxhahedinët përveç aktiviteteve të zgjeruara në Shqipëri që sipas raportit të policisë së atij vendi e kanë kaluar kufirin e ndërhyrjes në çështjet e brendshme , janë në kontakt me ambasadat e huaja që ndodhen në Shqipëri.

Sipas raporteve të ndryshme ndërkombëtare, për të fituar mbështetjen e politikanëve të huaj dhe thirrjen e tyre për të qenë prezentë në takimet e organizuara, Organizata Muxhahedinët Khalk i  paguan ata me shuma të majme parash. Para pak kohe , televizioni amerikan MSNBC zbuloi një listë emrash të personave të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjet e organizuara nga MEK duket folur në mbështetje të saj në këmbim të pagesave me shuma të majme parash.

Ka shumë mundësi që këta dy politikanë shqipëtarë të jenë magjepsur nga muxhahedinët  dhe kanë marrë pjesë në mbledhjet e tyre duke u shprehur pro kësaj organizate.

Deklarat përkrahëse të këtyre zyrtarëve , përveç shkeljes së parimit bazë të mosndërhyrjes në punët e brendshme të një vendi tjetër, janë përkrahje e hapur për një organizatë famëkeqe me të shkuar të zezë e cila ka qenë në listat e organizatave terroriste për shkak të vrasjes së mijëra personave në Iran gjatë viteve 80-90.   


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur