Gjendja aktuale e muxhahedinëve në Shqipëri

Categoria: Lajme

Në dokumentarin e tyre të pororsitur që u transmetua në njërin nga kanalet televizive shqiptare, muxhahedinët bënë një gafë të madhe duke publikuar rrobat e përdorura nga disa anëtarë të saj që ishin mjaft të vjetra dhe të dalë boje.

Sipas raportit të qendrës investigative Habilian, ka disa kohë që grupi i muxhahedinëve është vënë nën presionin e mediave ndërkombëtare në Shqipëri. Që nga koha e prezencës së anëtarëve të Organizatës Muxhahedinët Khalk në Shqipëri, National Geographic Channel, Channel 4 i Anglisë, kanali Al-Jazeera dhe disa kanale të tjera televizive vendase shqiptare kanë përgatitur disa raporte rreth tyre. Modeli i njëjtë i këtyre raporteve dhe dokumentarëve ka qenë natyra e tmerrshme dhe misterioze e këtij grupi terrorist që natyrisht nuk është e dëshirueshme për udhëheqësit e kësaj organizate. Për këtë arsye ata janë munduar të gjejnë një rrugëzgjidhje për këtë temë.

Duke punësuar një ekip të tërë nga një telelevizion shqiptar, u dhanë skenarin ekipit dhe gazetarit të atij televizioni në mënyrë që të xhirojnë dokumentarin brenda kampit të muxhahedinëve 20 kilometra larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.

Në këtë dokumentar, grupi vrasës kërkon t'i shfaqë antërët e tij të burgosur në atë kamp si persona të gjallë dhe me moral të lartë në përpjekje për të rrëzuar Republikën Islamike të Iranit. Nga ana tjetër, ky grup përpiqet që t'i mbulojë dhe fshehë të gjitha tradhëtitë dhe krimet që ka kryer  duke u hequr si një viktimë e shtypjes.

Por një sekuecë nga ky dokumentar pa takt, mbeti i fshehur nga sytë e plakur të muxhahedinëve. Kjo sekuencë tregon njërin nga anëtarët e organizatës në kamp që mban me vete një qese plastike të mbushur me bebilina për të rritur.

Të mos mbetet pa u përmendur që kjo temë në vetmi, nuk mund të jetë subjekti i një lajmi apo raporti sepse shumica e të moshuarve  e kalojnë një eksperiencë të atillë duke e bërë urinën pa vetëdije, por kjo temë tërheq vëmendjen kur këta të moshuar pretendojnë të përmbysin Republikën Islamike.

Kjo temë tregon që ky grup terrorist po vuan nga probleme të habitshme dhe pas çdo dite që kalon, anëtarët e moshuar do ta marrin me vete në varr dëshirën për të ndryshuar regjimin dhe anëtarët e tjerë që i janë bashkangjitur kësaj organizate nëpërmjet mashtrimeve, do të ndahen në mundësinë e parë që do t'u jepet. 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur