Takimi lajmëtar i 12 anëtarëve nga aktivistët amerikanë për paqen dhe i anëtarëve të lëvizjes CODE PINK të cilët udhëtuan në Iran.
Njëri nga aktivistët amerikanë për paqen ka treguar për përpjekjen e anëtarëve të lëvizjes së tyre për të njoftuar anëtarët e Kongresit Amerikan për rrezikun e MEK-ut.
Sipas raportit të qendrës investigative të lajmeve Habilian, në agjencinë e lajmeve Fars , është mbajtur një takim me 12 aktivistë amerikanë për paqen dhe anëtarë të lëvizjes CODE PINK të cilët kanë udhëtuar në Iran. Në këtë mbledhje ku është folur për armiqësinë e qeverisë amerikane me popullin iranian, aktivistët amerikanë për paqen kanë treguar për komplotin e grupit të muxhahedinëve kundër iranianëve në Bordin Amerikan të Guvernatorëve. Në një pjesë të fjalimit të saj, zonja Medea Benjamin tha: "Ne jemi të shqetësuar për lidhjen e disa kongresmenëve amerikanë me disa grupe terroriste si MEK dhe po përpiqemi ta përhapim këtë lajm në mesin e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan që t'i shkëpusin lidhjet me organizata të tilla."
Për përpjekjen e kësaj lëvizjeje për njoftimin e rrezikut nga kjo organizatë, ajo tha: "Për shembull Nancy Pelosi ka patur lidhje me Muxhahedinët Khalk dhe nuk ishte në dijeni për efektet negative të këtyre lidhjeve, por me anë të takimeve që kemi patur me të, kemi arritur ta bindim që t'i shkëpusë lidhjet me atë grup."
Gjithashtu Benjamin shtoi: "Lobi izraelit, saudit, i industrisë së armëve dhe ai i Organizatës Muxhahedinët Khalk janë lobe shumë aktive dhe të fuqishme në Kongres dhe ne kemi për qëllim të përballemi me planet e tyre."
Në këtë takim morën pjesë zonjat Barbara Brygelston, Nina Allen, Medea Benjamin, Amber Gillowksi, Marie Anright, Janice Old, Sophia Euller, Patricia Willede dhe zotërinjtë David Hertzog, Kenneth McDonad, William Collins, Eric Stoner , të cilët janë ekspertë, mësues , ish-zyrtarë, dhe aktivistë politiko-shoqëror amerikanë.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir