I ashtuquajturi Këshilli Kombëtar i Rezistencë, i lidhur me grupin e muxhahedinëve, ka kërcënuar me vdekje gazetën gjermane " Der SPIEGEL".
Sipas raportit të qendrës së lajmeve investigative Habilian, Në fillim të kësaj jave, media gjermane "SPIEGEL" , ka publikuar një raport për vendin ku jetojnë muxhahedinët në Shqipëri dhe vuri në dukje aktivitetet e përditshme të anëtarëve të kësaj organizate atje. Disa nga aktivitetet e përditshme që kjo gazetë vuri në dukje ishin stërvitja për prerjen e fytit me thikë, thyerja e krahut, nxjerrja e syve dhe shqyerja e gojës. Publikimi i atij raporti në mediat vendase dhe ndërkombëtare kishte përhapje të menjëhershme dhe shumë prej investigatorëve dhanë reagimet e tyre.
Disa ditë pas publikimit të këtij raporti , i ashtuquajturi Këshilli Kombëtar i Rezistencës i cili është i varur nga grupi terrorist i muxhahedinëve, reagoi ndaj këtij raporti dhe në bandën e tyre numër 7, lëshoi kërcënime ndaj kësaj gazete të famshme gjermane, duke treguar ndaj tyre sjellje si ato që kanë treguar ndaj kundërshtarëve të tyre në Iran në vitet 1980.
Duhet të themi që kjo organizatë terroriste, për shkak të natyrës sektare dhe totalitare që ka, nuk pranon dhe nuk duron asnjë kundërshtim. Ka arritur deri në atë pikë ku gjatë të kaluarës së vet të shkëlqyer nuk ka treguar mëshirë ndaj asnjë kundërshtimi të brendshëm dhe ka hequr qafe shumë prej anëtarëve të vet.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir