Qasja e gabuar dhe e rrezikshme në përkrahjen e grupit terrorist Muxhahedinët Khalk

Categoria: Lajme

Një gazetë zviceriane, duke vënë në dukje urrejtjen e grupit terrorist Muxhahedinët Khalk në mesin e iranianëve dhe  duke u nisur nga pikëpamja e shumë kritikëve, e quajti qasjen e përkrahësve perëndimorë,  në veçanti atë të Amerikës për të ndryshuar regjimin në Iran,  si një një rrugë të gabuar dhe të rrezikshme.

Në një raport të Habilian ku citohet   një lajm ngaTasnim , në një artikull për përballjen me regjimin e Republikës Islamike të Iranit,  gazeta zviceriane "Neue Zürcher Zeitung"  shprehu kritikat e saj dhe shkroi: "  Politikanë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përkrahin Organizatën Muxhahedinët Khalk si një opsion demokratik në vend të Republikës Islamike të Iranit. Kritikët e vlerësojnë këtë rrugë  si të gabuar dhe të rrezikshme."

Në vazhdim , kjo gazetë zviceriane shkroi: "Historia e Organizatës Muxhahedinët Khalk të Iranit është e përgjakur, konfuze dhe tragjike. Metodat dhe qasjet e tyre janë kontraverse, ndërsa ideologjia  është plot me kontradikta. Asnjë grup opozitar iranian nuk ka pasur kaq shumë probleme shumë polare dhe asnjë grup nuk ka patur kritika deri në këtë pikë, dhe sigurisht që asnjë grup nuk ka kaq shumë përkrahës të rëndësishëm dhe të njohur."

Organizata Muxhahedinët Khalk, po bën shumë kohë që ka përkrahës të fuqishëm në Perëndim. Sigurisht që që nga koha kur kanë gjetur tre përkrahësit e rëndësishëm nga Shtëpia e Bardhë, domethënë John Bolotnin, këshilltarin e sigurimit kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, Mike Pompeon,  ministrin e punëve të jashtme të Amerikës, dhe Rudi Giulianin, avokatin e Trump,ka  lindur dhe pyetja se çfarë roli kanë patur këta në polikën e Washingtonin ndaj Iranit dhe a janë  muxhahedinët aleatë të vërtetë për Amerikën?

Giuliani, në mbledhjen e përvitshme të MEK  në muajin qershor në Paris, deklaroi: "Ajetollahët duhet të largohen nga drejtimi i Iranit dhe  në vend të tyre të vendoset një qeveri demokratike nga Muxhahedinët Khalk."

Në rreshtin e parë të mbledhjes ishte ulur Maryam Rajavi me shaminë e saj të gjelbërt , e cila ka disa dekada që drejton aktivitetet e Organizatës Muxhahedinët Khalk dhe e quan veten si presidente të zgjedhur të vendit të saj.

John Bolton gjithashtu një vit më parë në Paris u shpres se sjellja dhe qëllimet e regjimit të Republikës Islamike nuk do të ndryshojnë kështu që e vetmja rrugëzgjidhje është ndryshimi i regjimit në atë vend.

Në vazhdim të këtij artikulli shkruhet: " Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , me politikën e tij të sanksioneve , zyrtarisht kërkon t'i bëjë presion Iranit që të rregullojë programin bërthamor dhe atë raketor dhe ta detyrojë të tërhiqet nga Siria, Iraku dhe Jemeni. Por për persona si Bolton dhe Pompeo , dyshohet se në të vërtetë, plani i tyre nuk është politika e parashtruar, por ata kërkojnë të ndryshojnë regjimin në Iran dhe e shohin MEK-un si një faktor të rëndësishëm në asgjësimin e regjimit iranian".  

Omid Nuripur, përfaqësues i lartë i Partisë së Gjelbër në Gjermani, ka dhënë paralajmërimet e tij për përkrahjen e grupit terrorist Muxhahedinët Khalk sepse sipas tij ka shumë pyetje rreth ideologjisë, ndërtimit dhe adoptimit të tyre dhe për shkak të së shkuarës që kanë, është e pamundur të kenë më përkrahës  dhe mbështetje në Iran.

 

Ky politikam gjerman  beson se shumë njerëz në Iran, akoma i mbajnë mend sulmet terroriste  të këtij grupi dhe mbështetjen që i dha Sadam Husejnit në luftën me Irakun.

Adnan Tabatabai, një ekspert në çështjet e Iranit, gjithashtu beson se për shkak se MEK ka lujatur një rol në luftën mes Iranin dhe Irakut, sot është më i urryer në mesin e popullit se Al-Kaeda dhe ISIS.

Sigurisht që përkrahësit e këtij grupi në Perëndim kanë një pikëpamje tjetër. Bernard Kushner, ish-ministri i punëve të jashtme të Francës, në vitin 2014 në Paris, për shkak të ndërmarje së saj për ndarjen e politikës nga feja, e quajti MEK-un si shembull për të gjithë Lindjen e Mesme.

Newt Gingrich, ish-zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, gjithashtu në mbledhjen e përvitshme të kësaj organizate në qershorin e vitit të kaluar, e quajti këtë organizatë një lëvizje për liri, të drejta të barabarta dhe demokraci.

Julio Theresa, ish-ministri i punëve të jashtme të Italisë, gjithashtu e quajti organizatën si një alternativë demokratike të besueshme në Iran dhe aleate të Perëndimit.

E vërteta është kjo që gjatë dekadave të fundit, me anë të lobuesve, MEK ka arritur të  fitojë përkrahës të shumë në parlamentet perëndimore. Megjithatë, në mesin e iranianëve në mërgim , ky grup është i diskutueshëm.

Për shumë nga iranianët në mërgim, angazhimet e grupit terrorist të muxhahedinëve për demokraci dhe të drejtat e njeriut pas bashkëpunimit me Sadam Husejnin në Luftën Iran-Irak, nuk janë të besueshme.

Në vazhdim, shkruesi vuri në dukje qasjet e ashpra të grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk në ndarjen e çifteve dhe shkëputjen e lidhjeve të ngushta shoqërore dhe gjithashtu bëri të ditur se  Amnesty International, në një raport të vitit 2005 kishte shkruar se si vendoseshin nën presion anëtarët e ndarë të organizatës dhe mbaheshim të burgosur duke u torturuar për vite të tëra.

Në një përgjigje ndaj kërkesës së Partisë së Gjelbërt , qeveria gjermane, në muajin shtator  e   quajti MEK-un udhëheqëse të opozitës  e cila që nga koha e formimit të saj e ka përdorur dhunën si një mjet legjitim për të arritur qëllimet e veta.

Bizhan Dir Sarai, nga përfaqësuesit e Partisë Liberal Demokratike në Parlamentin Gjerman, gjtihashtu beson se është një rrugë e gabuar që politikanët perëndimorë të mbështesin një grup që nuk ka asnjë përkrahje në Iran.

Ai e quajti një budallallëk përkrahjen e grupit terrorist Muxhahedinët Khalk  dhe theksoi se i këshillonte të gjithë përkrahësit të hedhim një vështrim mbi të kaluarën e kësaj organizate.    

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur