"U mbors mali e polli një mi"

Categoria: Lajme

Udhëheqësit e Organizatës Muxhahedinët Khalk, u menduan për muaj të tërë se si t'i përgjigjen zbulesave të faqes së Habilian ( Muxhahedinët dhe trafikimi i njerëzve) dhe tani "u mbors mali e polli një mi", dhe me një artikull  të cilin Didban në Iran e quan speca të mbushur me salcë domatesh,  kërkojnë që sipas shprehjes së tyre, ta bëjnë të pa vlefshëm këtë dokument.

Muxhahedinët nuk e dinë që personat fatkeqë të cilëve u kanë sjellë këtë bela mbi krye janë betuar se do të hakmerren ndaj Organizatës Muxhahedinët Khalk me çdo mënyrë të mundshme, dhe janë të gatshëm të publikojnë dokumente  me adresat dhe emrat e disa personave në gjykatë, që kështu të zbulojnë mafian e trafikimit njerëzor të muxhahedinëve.

Udhëheqësit gënjeshtarë të  MEK nuk mund t'u shpëtojnë krimeve që kanë kryer duke gatuar një tavë specash të mbushur me domate, dhe duhet të japin përgjigje për këtë.

E mbajmë mend shumë mirë kur djemtë e Baluçestanit të cilët ishin përdorur nga muxhahedinët, betoheshin se po të merrnin vesh që përkrahësit e kësaj organizate  do të kalonin qoftë edhe 100 kilometra nga kufiri i Iranit, do të shkonin pranë tyre dhe do t'u jepnin shpërblimin për veprën që kanë kryer.

 

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur