Një media gjermane, në një raport rreth situatës së mjeruar të grupit të muxhahedinëve në Shqipëri, duke treguar abuzimet që janë bërë mbi këta persona, shkroi se duke përdorur këtë organizatë, Amerika është në përpjekje për të çuar përpara politikën e saj kundër Iranit.
Sipas raportit të redaksisë së lajmeve nga bota të "Fars News" ,në një raport me titull "Të burgosurit e rebelimit" , media gjermane "SPIEGEL" është angazhuar në çështjen rreth gjendjes së anëtarëve të MEK dhe mbështetjes së qeverisë amerikane ndaj tyre dhe shkroi se Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndjek një politikë për rrëzimin e qeverisë iraniane dhe anëtarët e kësj organizate terroriste ndajnë të njëjtën pikëpamje politike gjithashtu. Më shumë se dy mijë anëtarë të kësaj organizate jetojnë në një kamp në Shqipëri. Personat e ndarë nga ky kult, flasin për tortura dhe abuzime ndaj tyre.
Në vazhdim, shpaloset përkthimi i plotë i këtij raporti:
Në fund të një rruge të gjatë në veri-perëndim të Shqipërisë, disa gra dhe burra të çuditshëm kanë përgatitur veten për pëmbysjen e qeverisë në Iran. Njëri nga personat që është ndarë nga kjo organizatë thotë se ata stërviten tre herë në javë për prerje koke me thikë, thyerje krahu, nxjerrje të syve me gishtërinjë dhe shqyerje të gojës.
Ky kamp ka një sipërfqe prej 50 fusha futbolli i cili është rrethuar me mure të larta. Ish-anëtarët thonë se më shumë se 2000 persona që ndodhen në kamp, nuk lejohen të mbajnë telefona celular. Madje disa prej tyre nuk lejohen të mbajnë as orë dore apo kalendar.
Mustafa Muhamedi , vajza e të cilit ka vite që ndodhet në këtë organizatë, tha se vajza e tij e quajtur Someyah, ka 38 vite që mbahet në të pa dëshirën e saj. Ai i tha SPIEGEL-it: "Unë nuk kam të bëj me politikën, dua vetëm të shoh vajzën time."
Por ajo çfarë është e qartë nga videot dhe dëshmitarët është kjo që Muhamedi ka qenë për disa vite përkrahës i kësaj organizate. Dy gazetarë shqiptarë gjithashtu kanë biseduar me Somayen. Ajo tha se babai i saj është spiun i qeverisë iraniane dhe se kërkon të qëndrojë në kamp.
Amerika e ka patur këtë grup në listat e veta të organizatave terroriste deri në vitin 2012, por gjatë viteve të fundit kjo organizatë fitoi përkrahjen e qeverisë së Trump-it sepse që të dyja palët kërkojnë rrëzimin e qeverisë iraniane. Ky grup mendon dhe shpreson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'ia dalin me sukses planit të tyre kundër Iranit.
Një temë e tillë vihet re qartë në konferencën e fundit në Varshavë. Benjamin Netanyaho, kryeministri i Izraelit, i cili është bashkëpunëtor i Trump-it, foli rreth luftës me Iranin dhe Rudi Giuliani, avokati i Trump-it, në një fjalim që mbajti në një mbledhje të Organizatës Muxhahedinët Khalk, mbështeti ndryshimin e regjimit në Iran. Anëtarët e kësaj organizate kanë qëndruar për 30 vjet në Irak. Në vitin 2013, një pjesë e madhe e tyre erdhi në Shqipëri dhe në fund të vitit 2017 një pjesë e madhe e tyre u vendosën në një kamp në Tiranë (kryeqytetin e Shqipërisë).
Pasi këta persona u shpërngulën nga Iraku në Shqipëri, disa prej anëtarëve u larguan. Këta persona flasin rreth torturave dhe mbledhjeve që kanë kryer ku dhe janë detyruar të tregojnë mendimet e tyre intime. Ata thanë se që nga viti 2003 askush nuk e ka parë liderin e organizatës Masud Rajavin dhe nuk e dinë nëse është i gjallë apo i vdekur.
MEK , me anë të krahut të saj ushtarak ,Frontit Kombëtare të Rezistencës , është aktive në SHBA dhe Evropë. Maryam Rajavi, gruaja e Masud Rajavi-t, gjatë këtyre viteve ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër kundër Iranit. Ajo laviz vazhdimisht mes Shqipërisë dhe Parisit dhe ka zyrë në Washington gjithashtu. Kjo organizatë është aktive edhe në Gjermani dhe ka një zyrë në Berlin. Maryam, me anë të lobimeve ka arritur të tërheqë pas vetes shumë mbështetës gjatë viteve të fundit. Elaine Chao, Sekretarja amerikane e Transportit, John Bolton , Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trump-it, Giuliani dhe qeveria e Trump-it e shohin këtë grup si një alternativë në vend të qeverisë aktuale në Iran.
Ku ndodhen aleatët e Trump-it?
Në hyrje të kampit janë vendosur dy statuja luani dhe kur dikush ndalon para hyrjes, rojet e largojnë atë.
Përpjekjet e gazetarëve të SPIEGEL për të kontaktuar me zyrat e kësaj organizate në Tiranë, Berlin dhe Paris nuk arritën në ndonjë konkluzion. Njëri nga avokatët e kësaj organizate gjithashtu nuk na dha asnjë informacion rreth Somaye Muhamadit dhe vetëm vë në dukje një email të MEK ku thuhet që nëse Organizata Muxhahedinët Khalk do të marrë pushtetin në Iran, gjithçka do të bëhet më mirë. Por personat që ndodhen në kamp nuk e pranojnë këtë pretendim. SPIEGEL ka folur me 15 persona që janë larguar nga ky grup.
Golam Reza Shakeri, 50 vjeç. Është njëri prej atyre që kanë jetuar 27 vite me këtë organizatë, dhe thotë: " Nga jasht kjo organizatë duket si liberale, por nga brenda bëhet e qartë se aktiviteti i saj bazohet në gënjeshtra, mashtrime dhe frikë."
Kur ishte 20 vjeç, ai u largua për në Irak dhe atje u njoh me këtë organizatë. Shakeri thotë se ata i folën rreth demokracisë dhe lirisë dhe e bindën se do t'i jepnin një vizë për në Evropë. Shakeri tha: "Ata na gënjyen që të na merrnin nën urdhërat e veta. Ne ishim nën vëzhgim dhe na detyruan vazhdimisht që t'i shkëpusim marrëdhëniet me familjen."
Kjo organizatë pretendon se marrëdhënia e një familjeje me anëtarë të një njësie ushtarake është e ndaluar. Ky ish-anëtar i Organizatës Muxhahedinët Khalk i ka pyetur vazhdimisht zyrtarët e kësaj organizate se kur mund të largohej. Në mesin e viteve 1990, personat të cilët donin të largoheshin nga MEK apo që bënin pyetje sfiduese, u torturuan. Shakeri tregon se e akuzuan për spiun. Ai tregoi një shenjë në dorën e tij dhe tha që muxhahedinët i kanë fikur një cigare në dorë dhe i kanë dhënë një goditje në kraharor derisa i doli gjaku curril. Ai gjithashtu tha se për një javë të tërë ka qenë në kushte të atilla që këmbët e tij ishin të nxira dhe se shenjat e dëmtimit mbi këmbë akoma janë të dukshme. Si përfundim ata të gjithë u vizituan nga Masud Rajavi dhe ky i fundit u tha se nëse flisnin ndonjë fjalë rreth asaj ngjarjeje , do t'i dorëzonin të gjithë te forcat irakiane të sigurisë. Kjo do të thonte torturim deri në vdekje. Megjithatë, organizata pretendon se jo vetëm gjatë viteve 90 por as para apo pas këtyre viteve, nuk kanë torturuar njeri në kampin e tyre.
Shakeri ka kaluar shumë vite me këtë organizatë derisa më në fund në shtator të vitit 2016 e lejojnë të largohet. Ai qëndron në Tiranë dhe ndihmohet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Kështu , për shkak se Shakeri nuk kishte dokumente identifikimi, nuk mund të lëvizte i lirë kudo të dëshironte. Ai tha se pasi u nda nga kjo organizatë, ata e paguajtën për 6 muaj me nga 350 euro me kusht që të qëndronte i heshtur. Shakeri tha: "Organizata na tha se jemi spiunë dhe për këtë arsye nuk na beson askush, por unë nuk punoj për njeri."
Ishte Sadam Husejni ai që u jepte më shumë para atyre, edhe tani është e qartë që po përkrahen financiarisht.
Organizata Muxhahedinët Khalk , i ka shkruar SPIEGEL-it rreth burimit financiar se shpenzimet e kampit i mbulojnë mbështetjet e brendshme dhe të jashtme. Megjithatë, ekspertët e çështjeve të sigurisë mendojnë se ky grup përkrahet financiarisht nga SHBA-ja, Izraeli dhe Arabia Saudite, por kjo organizatë thekson se nuk ka marrë as edhe një euro nga asnjë qeveri.
Gjatë viteve të kaluara janë ndjekur linja të ashpra në Amerikë si për shembull nga Donald Ramsfeld, ish-Sekretari i Mbrojtjes në Amerikë, dhe Dick Cheney, ish-zëvendës presidenti të cilët kërkuan që kjo organizatë të përdoret si një armë kundër Iranit. Në vitin 2002, nëpërmjet bashkëpunimit me Organizatën Muxhahedinët Khalk, Organizata e Shërbimit Inteligjent të Izraelit (MOSAD) mori njohuri mbi pasurimin e uraniumit në Iran.
Nga viti 2017, disa prej forcave të kësaj organizate janë stërvitur në qendrën e komandës në shkretëtirën e Nevadas në Amerikë. Kjo stërvitje u zhvilluan në një kohë kur ky grup ndodhej ende në listën amerikane të organizatave terroriste. Sot, Trump u kërkon atyre të mbajnë një pozitë mjaft të ashpër kundër Iranit. Kjo është diçka për të cilën drejtuesit e MEK pretendojnë madje festuan momentin kur Trump braktisi marrëveshjen bërthamore me Iranin. Lista e përkrahësve të Organizatës Muxhahedinët Khalk është shtuar aq shumë sa kurrë më parë. Në këtë listë ndodhen persona duke filluar nga senatorë dhe ushtarakë amerikanë, duke përfunduar te Turki Al-Faisal, ish-shefi i shërbimit informativ të Arabisë Saudite. Në Parlamentin Europian gjithashtu kësaj organizate i është vendosur emri organizata e paqes për lirinë e Iranit. Në Parlamentin Gjerman gjithashtu ndodhet një grup me emrin "Komiteti Gjerman i Solidaritetit për Iranin e Lirë" në lidhje me po këto punë. Rita Sussmuth, ish-kryetarja e parlamentit, ka shkuar të vizitojë kampin e muxhahedinëve në Shqipëri duke marrë me vete edhe disa përfaqësues të Partisë Kristian Demokrate.
Personat që janë liruar nga kjo organizatë, thonë se në çdo dhomë flinin 8 persona dhe se duhet të ngriheshin nga gjumi herët në mëngjes në orën 4 e gjysëm dhe krahas stërvitjeve në fushën e luftimit , punonin edhe për ndërtimin e kampit. Stigler Witr, një ekspert në fushën e kompjutrikës, thotë: "Thuhet se ata bëjnë propagandë për organizatën me profile të rreme në Facebook dhe Twitter. Anëtarët gjithashtu përdorin një program për mesazhe si Telegram , për të tërhequr më shumë iranianë dhe për t'i sjellë ata në Shqipëri."
Ambasada e Shqipërisë nuk ka dhënë asnjë përgjigje rreth pyetjes se përse qeveria shqiptare e pranoi këtë organizatë në territorin e saj. Përgjigjen e kësaj pyejte mund ta gjesh në dokumentet e qeverisë amerikane. Pas rënies së Sadamit, Iraku nuk ishte më një vend i sigurt për këtë organizatë dhe Hillary Clinton , Sekretarja Amerikane e Shtetit në atë kohë, sëbashku me Organizatën e Kombeve të Bashkuara u përpoqën të gjenin një vend për MEK-un dhe si përfundim Shqipëria pranoi ardhjen e këtyre personave. Në këmbim, SHBA dhe UNHCR pranuan t'i japin Shqipërisë një fond zhvillimi prej 20 milion dollarësh derisa Organizata Muxhahedinët Khalk me kalimin e kohës bleu më shumë toka dhe si përfundim ndërtoi një kamp.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir