Në një raport tronditës, duke hetuar situatën e muxhahedinëve në Shqipëri dhe mbështetjen që disa politikanë të atij vendi u japin atyre, SPIEGEL ka zbuluar stërvitjet e anëtarëve të Organizatës Muxhahedinët Khalk kundër kundërshtarëve të tyre.
Sipas raportit të qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative Habilian( Familja e vitkimave të terrorit), në këtë raport revista gjermane SPIEGEL duke vënë theksin mbi ish-anëtarët e kësaj organizate, shkruan: "Shumë prej burrave dhe grave të çuditshëm të kësaj organizate stërviten tre herë në javë për prerje koke me thikë, thyerje krahu, nxjerrje sysh dhe shqyerje të gojës."
Në vazhdim të këtij raporti thuhet: "Sipas fjalëve të ish-anëtarëve të MEK, shumica e anëtarëve të këtij grupi në Shqipëri nuk kanë celular, orë dore apo kalendar, edhe pse organizata e përgënjeshtron këtë."
Është për t'u thënë që operacioni i parë vetëvrasës në Iran në fillim të viteve 1980 , është kryer nga Organizata terroriste Muxhahedinët Khalk kundër disave prej imamëve të namazit të ditës së premte dhe figurave fetare në vend.
Teksti i plotë i këtij raporti do të publikohet sëpeshjti nga Shoqata Habilian.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir