Organizatat si ajo e Muxhahedinëve Khalk, nuk janë të denja për tipare demokratike

Categoria: Lajme

Ted Galen Carpenter, në ekspert i studimeve në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme në istitutin Cato, beson se grupet dhe lëvizjet e huaja  të mbështetura nga Amerika pas luftës së dytë botërore, si për shembull Organizata Muxhahedinët Khalk, nuk i gëzojnë  parimet themelore të lirisë dhe demokracisë.

Sipas raportit të qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative Habilian(familja e viktimave të terrorit), në një takim që u mbajt në institutin Cato me qëllim prezantimin e librit të tij më të ri, Carpenter foli për pikat më të rëndësishme të atij libri i cili titullohet " Superfuqia që luan; mbështetja amerikane ndaj lëvizjeve të huaja false demokratike".

Në një pjesë të bisedës së tij ai foli për politikën mbështetëse të Reganit ndaj grupeve anti-sovjetike dhe tha se amerikanët nuk i mbështesnin këto grupe vetëm për shkak se janë anti-sovjetike, por sipas Reganit ata ishin edhe grupe që luftonin për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e njeriut.

Sipas Carpenterit, qëllimisht libri i tij më i ri është përqëndruar në 10 subjekte të veçanta studimi të cilat më parë janë quajtur demokratike nga Amerika në një kohë kur asnjë prej këtyre grupeve nuk e meritonte atë epitet. Disa prej këtyre grupeve janë: Muxhahedinët e Afganistanit, skuadrat vdekjeprurëse të Nikaraguas dhe Salvadorit, Jones Savimbi në Angolë, Kongresi Kombëtar i Irakut të Ahmed Çalebiut, dhe grupi i munafikinëve ose po ajo Organizata Muxhahedinët Khalk.

Sipas Carpenterit, kjo mbështetje e Amerikës ndaj këtyre grupeve, është një gabim i vazhdueshëm  i politikës së jashtë të qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur