Gjurmë të dyshimta të muxhahedinëve në grabitjen e armatosur në aeroportin e "Nënë Terezës" në Tiranë

Categoria: Lajme

Ditën e kaluar, mediat shqiptare kanë lajmëruar se tre persona të  armatosur kanë hyrë në pistën e aeroportit të Tiranës dhe kanë grabitur brenda një aeroplani plot 10 milion euro.

Sipas raportit të qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative Habilian, disa nga dëshmitarët okularë të cilët kanë qenë në aeroplan, u thanë mediave se tre persona të armatosur dhe të veshur me uniforma shtetërore u futën në aeroplan dhe nën  kërcënimin e armëve grabitën rreth 10 milion euro.

Deri më tani janë kapur dy nga grabitësit.

 Gazeta angleze " The Guardian"  shkruan se para kësaj ngjarjeje në Shqipëri kanë ndodhur dy grabitje të ngjashme me këtë të fundit.

Kjo grabitje është operacioni i treti i llojit  të tillë kriminal që ndodh në tre vitet e fundit pas ardhjes së grupit terrorist të muxhahedinëve në Shqipëri. Para këtyre ngjarjeve, muxhahedinët kanë patur eksperiencë në grabitjen e bankave iraniane. Në njërën nga grabitjet më të mëdha, në vitin 1982 muxhahedinët grabitën 2 milion rial  në njërën nga bankat e qytetit Hamedan. Në vitin 1980 gjithashtu muxhahedinët kryen grabitjen e tyre të parë të një aeroplani të linjës Dubai-Bagdad.

Gjithashtu nuk duhet lënë pa përmendur se vitin e kaluar , fondacioni amerikan "James Town" dha paralajmërimin për pasojat e prezencës së grupit të muxhahedinëve në Shqipëri dhe daljes së tyre nga kontrolli i autoriteteve shqiptare.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur