Një zyrtar pakistanez: "Terroristë janë CIA dhe ushtria amerikane, jo Garda Revolucionare"

Categoria: Lajme

Këshilltari pakistanez i ministrit të punëve të jashtme tha: "Të gjitha grupet terroriste si Al Kaeda, talebanët dhe ISIS, janë stërvitur nga Amerika prandaj terroristë duhet të quhen CIA dhe ushtria amerikane, jo Garda Revolucionare e Iranit."

Nazer Abas, një diplomat dhe këshilltar i ministrit pakistanez të punëve të jashtme, në një bashkëbisedim me gazetarin e agjencisë së lajmeve "Fars" u shpreh: "Quajta e forcave ushtarake të një vendi tjetër terroriste, është një akt terrorist më vete, një gabim i madh i bërë nga Amerika."

Ai shtoi: "Është hera e parë në historinë e botës që forcat ushtarake të një vendi si Irani të quhen terroriste."

Këshilltari i ministrit të punëve të jashtme, tha: "Amerika e cila  vet është përkrahëse e shumë grupeve terroriste si ISIS, nuk ka të drejtë që me anë të përdorimit të mjeteve dhe ligjeve ndërkombëtare ta quajë Gardën Revolucionare të Iranit  një grup terrorist."

Ai shtoi: "Vazhdimi i mos sigurisë në Afganistan është si efekt i mbështetjes që Amerika u jep talebanëve terroristë."

Nazer Abas theksoi: "OKB-ja  nuk i përket vetëm Amerikës dhe vendeve të varura prej saj, prandaj Pakistani, Rusia dhe gjithashtu Kina, nuk janë të gatshëm të pranojnë që Garda e Iranit të përfshihet në listën e organizatave terroriste, dhe janë kundër këtij vendimi të Washingtonit."

Këshilltari i ministrit të jashtëm tha: " Amerika mbështet disa grupe militante dhe kur ato u dalin nga kontrolli, futen në veprim kundër vendeve të tjera duke i quajtur këto militantë si terroristë."

Ai shtoi: " Ndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër me justifikimin e luftës kundër terrorizmit është një metodë e vjetër luftarake e Amerikës, prandaj vendosja e Gardës Revolucionare në listën e organizatave terroriste ka për qëllim të ushtrojë presion mbi Iranin."

Nazer Abas rikujtoi se: "Amerika përdori Sadamin për të sulmuar Iranin dhe Kuvajtin dhe më pas e sulmoi Irakun me justifikimin se kishte armë të shkatërrimit  në masë."

Në vazhdim, këshilltari i ministrit të punëve të jashtme të Pakistanit, tha: "CIA ka përdorur Osama Binladenin në vende të ndryshme dhe më pas duke e quajtur atë terrorist, solli ushtrinë e saj në rajon. Amerika u përpoq të krijojë një lëvizje vehabiste për t'u përballur me Iranin, por nuk pati sukses."

Ai shtoi: "Të gjitha grupet terroriste nëpër botë si Al Kaeda, ISIS dhe talebanët, janë stërvitur nga ushtria amerikane prandaj është emri i ushtrisë amerikane dhe ai i CIA-s që duhet shtuar në listën e organizatave terroriste."

Këshilltari i ministrit të punëve të jashtme të Pakistanit, tha: "Garda Revolucionare mbron vetëm kufijtë e Republikës Islamike të Iranit."

Ai shtoi: "Trumpi e quajti Gardën e Iranit terroriste për të kënaqur Izraelin dhe për të avancuar komplotin në lartësitë e Golanit."

Nazer Abas theksoi: "Amerika nuk mund ta kontrollojë Iranin dhe për të ruajtur interesat e veta, ka bërë këtë mashtrim të pistë."

Këshilltari i ministrit të punëve të jashtme të Pakistanit, tha: " Asnjë shtet nuk e pranon prezantimin e Gardës Revolucionare si terroriste, prandaj është më mirë që Kombet e Bashkuara të mos e vazhdojnë heshtjen ndaj Washingtonit."

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur