Bloomberg: Përkrahja e Organizatës Muxhahedinët Khlak, është një skandal i qartë

Categoria: Lajme

Një eksperte e çështjeve të Iranit në institucionin "Brookings", duke vënë theksin mbi përkrahjen e hapur të Rudy Giulianit për grupin terrorist të muxhahedinëve, duke e lajmëruar për rrezikun që i kanoset  në veçanti në vazhdimin e kësaj përkrahjeje, tha për  "Bloomerg": "Personat që kanë lidhje me ata, në asnjë mënyrë nuk mund të thonë se nuk e dinin që ata kishin natyrë misterioze dhe sektare. Kjo është një gjendje e cila në çdo qeveri qoftë demokrate, qoftë republikane, është një skandal i qartë."

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të qendrës së lajmeve investigative Habilian (familja e viktimave të terrorit), sajti amerikan "Bloomberg", në ditën e kaluar publikoi një raport hulumtimi për burimet ekonomike të Rudy Giulianit, avokatit të Trumpit, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe lobuesve të grupit terrorist Muxhahedinët Khalk.

Në atë raport i cili është publikuar më 5 prill të vitit 2019, thuhet se Giuliani nuk është zyrtarisht pjesë e qeverisë së Trumpit,  por nuk lë cep të botës pa shkuar duke mbajtur fjalime dhe duke i bërë reklamë vetes. Shkrimtarja e këtij raporti, Stephanie Baker, shkruan se nga mesi i  muajit shkurt kishte kontaktuar me Giulianin dhe se në mesin e zhurmave i kishte thënë asaj se po merrte pjesë në konferencën anti-iraniane në Varshavë në Poloni, e cila organizohej me përkrahjen e qeverisë së Trumpit me qëllim për të bashkuar vendet europiane me Amerikën që të largohen nga marrëveshja e arritur me Iranin në fushën e energjisë bërthamore.  Sipas Baker, ajo e kishte telefonuar përsëri Giulianin kur ai ishte në Varshavë dhe në që të dy herët i kishte thënë asaj se kërkonte vetëm 5 minuta kohë për të përfunduar fjalimine  tij, por  çdo rradhë zgjaste 45 minuta.

Në vazhdim Bloomberg shkruan: "Në po të njëjtën kohë me mbajtjen e konferencës së Varshavës, Giuliani ka marrë pjesë  në një mbledhje të organizuar nga Këshilli Kombëtar i Rezistencë së Iranit, krahut politik të grupit terrorist të muxhahedinëve ku ka mbajtur një fjalim kundër Iranit.

Shkrimtarja e Bloomberg  specifikoi se Giuliani i kishte thënë se që nga viti 2008 është i angazhuar me bashkëpunim me MEK-un, në të njëjtën kohë  kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës zyrtarisht e cilësuan MEK-un një grup terrorist të huaj , duke e quajtur një njësi sektare që i detyron anëtarët e vet të divorcohen me forcë nga bashkëshortet e tyre dhe të  marrin pjesë në mbledhjet e përjavshme të "Pastrimit Ideologjik".  Sipas Baker, në kohën  kur Amerika e nxori MEK-un nga lista e  organizatave terrorister në vitin 2012, filluan shqetësimet serioze rreth këtij grupi dhe në veçanti filluan akuzat për sjellje të keqe me anëtarët e vet. Në artikullin e  vet, Bloomberg thekson se Rudy Giuliani nuk është i vetmi zyrtar amerikan që mban fjalime nëpër mbledhjet e organizatës Muxhahedinët Khalk. Sipas raportit të kësaj gazete,  një numër i madh i politikanëve amerikanë të të dyja partive, kanë mbajtur fjalime për grupin terrorist dhe ndër ta mund të përmendet John Bolton, këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare,  i cili ka marrë 20 mijë dollarë ose më shumë vetëm për të mbajtur një fjalim të shkurtër. 

Sipas raportit të Bloomberg përkrahja e Giulianit për muxhahedinët është plotësisht e qartë dhe nuk mbahet e fshehur. Njëri nga  aktivitetet e ish-guverantorit të New Yourk-ut në përkrahje të MEK, të cilat i përmend Bloomberg është letra që Giuliani sëbashku me dhjetëra ish-politikanë amerikanë ia kanë dërguar Donald Trumpit në vitin 2017, ku i kërkojnë presidentit të sapo zgjedhur të Amerikës të futet në bisedime me Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Bloomberg vendos theksin mbi pikën që Giulinai që nga momenti kur është zgjedhur avokati personal i Trumpit në prill të vitit 2018,  merr pjesë nëpër takimet e organizatës Muxhahedinët Khalk si një yll rroku dhe thirrja e tij anti-iraniane është rritur më shumë. Një temë e cila sipas kësaj gazete nuk ka reflektuar thjeshtë në qëndrimin radikal të Trumpit ndaj Teheranit, por shkon përtej kësaj  duke kërkuar me përpikmëri rrëzimin e regjimit në Iran. Si shembull, Bloomberg sjell fjalimet e Giulianit nëpër mbledhjet e përvitshme të MEK në paris dhe në takimin anti-iranian të mbajtur në hotel Manhatan në New York në vitin 2018, të cilat janë brohoritur dhe mirëpritur nga përkrahësit e organizatës Muxhahedinët Khalk.

Sipas raportit të Bloomberg, Susan Melonie, eksperte e çështjeve të Iranit në isntitutin "Brookings", duke vënë në dukje përkrahjen e hapur të Rudy Giulianit për grupin terrorist të muxhahedinëve, e paralajmëron atë për vazhdimin e kësaj përkrahjeje: "Personat që kanë lidhje me ata, në asnjë mënyrë nuk mund të thonë se nuk e dinin që ata kishin natyrë misterioze dhe sektare. Kjo është një gjendje e cila në çdo qeveri qoftë demokrate, qoftë republikane, është një skandal i qartë."

Në vazhdim, Bloomberg shkruan se Don Pickard, bashkëpunëtor dhe ekspert i kompanisë ligjore "Wiley Rein", nuk e ka përdorur hapur emrin e Giulianit, por vendos theksin mbi këtë pikë se në qoftë se një preson merr para nga një grup i huaj që të mbajë fjalime pro tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shpresën se do të arrijë rezultate politike, duhet të konsiderohet si një agjent i huaj.

Në vazhdim të shkrimit të vet, shkrimtarja thotë se Giuliani i kishte thënë se ai nuk kishte marrë para nga MEK por nga një organizatë amerikanë e përbërë nga kurndërshtarë të qeverisë iraniane. Në përgjigje të pyetjes së saj se a është kjo organizatë , Organizata e Shoqërisë Amerikano-iraniane", e varur nga Organizata Muxhahedinët Khalk apo jo,  pretendoi se nuk ia njihte mirë emrin. 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur